Panorama (Albania)

Ndryshon skema e pensionit në fshat, dy variantet e qeverisë

-

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë se qeveria do të ndryshojë skemën e kontribute­ve për pensionist­ët në fshat. Kreu i Financave tha se ndryshimet ligjore do të kryhen për shkak të deficitit që ka krijuar skema e pensioneve në fshat. Shqetësimi­n për dështimin e skemës së sigurimeve në fshat e ngriti kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili iu referua të dhënave të raportit të KLSH- së për 2016- n. “Në raportin e 2016 për pensionet thuhet shumë qartë se nëse ka përmirësim të dukshëm në qytet, në fshat ka një rënie dhe një deficit dramatik, që do të thotë që pjesa e reformës që po i adresohet fshatit nuk po funksionon dhe kjo po akumulon deficit”, u shpreh Braçe. Ministri Ahmetaj iu përgjigj se për të adresuar problemin me kontribute­t në fshat, për dy muaj do të jenë gati ndryshimet e ligjit. “Kontributi­t në fshat është shumë më i vogël në krahasim me detyrimin e kontributi­t në qytet. Meqenëse subvencion­i nga buxheti i shtetit është shumë më i madh për fshatin sesa është në qytet, nuk ka arritur të tërheqë në skemë aq sa do të donim të tërhiqnim. Deficiti në skemë nga pjesa e fermerit është shumë i madh. Besoj se në 2 muajt që vijnë do të sjellim ndryshime ligjore për mbylljen e problemati­kës serioze në fshat”, u shpreh Ahmetaj. Me ndryshimet e ligjit, qeveria parashikon dy variante. Ministri i Financave tha se po shikohet mundësia e uljes së pagës minimale, mbi të cilën paguhet kontributi, si dhe ndërgjegjë­simin për fermerët që nuk paguajnë kontribute. “Ka disa mënyra. Një nga mënyrat është që pagën minimale, që është bazë e kontributi­t, përderisa në fshat nuk ka atë dëshirë për t’u paguar, ta ulim dhe ta bëjmë pak më shumë se gjysma e pagës minimale, që baza në fshat të jetë më e ulët. Alternativ­a tjetër është lajmërimi i çdo pensionist­i në fshat ku t’i thuhet se sa do jetë masa e pensionit, nëse është debitor ose nuk kontribon”, u shpreh ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania