Panorama (Albania)

Do trafikonte armë në Greqi, pranga 45- vjeçarit në Tiranë

Policia sekuestron pushkë, automatikë, thika e fishekë

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës parandaloi mbrëmjen e së martës një rast të trafikut të armëve drejt Greqisë, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit.

Gjatë operacioni­t të koduar “Tagan”, që u zhvillua nga oficerët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në fshatin Tagan të Petrelës, u ndalua 45- vjeçari Edmond Memaga. I dyshuari kishte futur brenda një arke druri dy armë zjarri, një automatik e një pushkë, tri thika dhe një sasi të konsiderue­shme fishekësh të kalibrave të ndryshëm. Burime nga grupi hetimor thanë dje se arrestimi i të dyshuarit u arrit pas një hetimi të nisur para pak ditësh, kur u siguruan informacio­ne në rrugë operative për një rast trafiku të mundshëm drejt Greqisë. Vetë i dyshuari nuk ka pranuar të tregojë destinacio­nin e armëve, personin që e kishte porositur apo rrethana të tjerë të ngjarjes. Paraprakis­ht, arrestimi i tij është bërë për veprat penale, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Megjithatë, burimet thanë se ekzistojnë disa prova e do sigurohen edhe të tjera fakte, që i dyshuari po tentonte edhe trafikimin e tyre.

OPERACIONI Policia e Tiranës njoftoi dje se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Tagan”, gjatë të cilit është arrestuar në flagrancë një shtetas nga oficerët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme. Gjatë operacioni­t janë sekuestrua­r dy armë luftarake dhe municion, konkretish­t: një automatik model 56, një pushkë model 56, 3 armë të ftohta ( thika), 755 copë fishekë si dhe dy krehra. Policia tha dje se i arrestuari është Edmond Memaga, 45 vjeç, banues në fshatin Tagan, Petrelë. “Mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transporto­nte armë e municione në një rrugë të fshatit Petrelë, menjëherë kanë ndërhyrë shër- bimet e Policisë ku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestrua­n një pushkë model 56, një automatik model 56, 2 krehra fishekësh dhe 150 copë fishekë model 56, për të cilat kishte qëllim kalimin në shtetin grek”, tha Policia e Tiranës. Gjithashtu, nga kontrolli i banesës, iu gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 480 copë fishekë model 56, 125 copë fishekë të tjerë dhe 3 thika. “Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’”, tha dje Policia.

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra
Armët e sekuestrua­ra
 ??  ?? Edmond Memaga gjatë arrestimit
Edmond Memaga gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania