Panorama (Albania)

Dogana Greke në grevë, bllokohet kufiri për 24 orë

-

TIRANE – Kalimi i kufirit me Greqinë do të jetë i pamundur për automjetet gjatë këtyre 24 orëve, duke lejuar kalimin vetëm për këmbësorët. Bllokimi i kufirit vjen për shkak të një greve të përgjithsh­me të Doganës Greke. Policia e Shtetit lajmëroi dje qytetarët se bllokimi i kalimit të kufirit për automjetet do të nisë nga ora 07: 00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 07: 00 të mëngjesit të ditës së enjte. “Nga kontaktet e vazhdueshm­e të mbajtura me palën greke, jemi informuar se për shkak të një greve të përgjithsh­me që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07: 00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07: 00 të datës 10.11.2017, nuk do të lejohet qarkullimi i automjetev­e në të gjitha pikat e kalimit kufitar që lidhen me shtetin grek dhe anasjellta­s. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëv­e”, tha dje Policia e Shtetit. Nga ana tjetër, duke iu drejtuar qytetarëve, Policia Kufitare kërkon mirëkuptim­in e drejtuesve të automjetev­e që kanë planifikua­r të qarkullojn­ë me makinat e tyre në drejtim të Greqisë, të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbulloh­en nëpër Pikat e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion. Problemet me kalimin e kufirit dhe radhët e gjata në pikat kufitare me Gre- qinë, ditët e fundit janë bërë të shpeshta. Vetëm tri ditë më parë, u bllokuan në kufi për rreth 18 orë, qindra shtetas shqiptarë. Bllokimi i shqiptarëv­e në kufi me Greqinë u justifikua se ka problem sistemi elektronik TIMS. Konsulli shqiptar në Janinë, Per- vin Gjukuria, u shpreh se kishte rënë i gjithë sistemi TIMS në gjithë Greqinë. Pala shqiptare vijon të jetë në detyrë edhe gjatë ditës së nesërme kur parashikoh­et greva, megjithatë, në këtë mënyrë është e pamundur përpunimi i automjetev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania