Panorama (Albania)

Goditja e krimit, Çako takim me përfaqësue­sit e FBI- së

Këtë vit, disa bashkëpuni­me kundër terrorizmi­t e kanabisit

-

Një ditë pas prezantimi­t të Task- Forcës Speciale që do të drejtojë operacioni “Forca e Ligjit”, përfaqësue­sit e FBI- së, që do të asistojnë në këtë plan operaciona­l, u pritën nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan si një histori suksesi disa bashkëpuni­me të Policisë shqiptare me agjentët e FBI, për goditjen e terrorizmi­t dhe kultivimit të kanabisit. Burime nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë thanë se bëhet fjalë për operacione që janë kryer gjatë këtij viti, për të cilat është rënë dakord që të mos bëhen publike, duke qenë se çështjet janë ende në hetim. Drejtori i Përgjithsh­ëm, Haki Çako, falënderoi zyrtarët e FBI- së dhe u shpreh se eksperienc­a e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjës­isë grupet e strukturua­ra kriminale.

TAKIMI Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, priti përfaqësue­sit e FBI- së që do të asistojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, trafiqeve dhe terrorizmi­t. Gjatë takimit me dy përfaqësue­sit e FBI- së, Atasheun e FBI/ LEGAT Jack Liao dhe Mark Newhouse, agjent Special i FBI- së, i specializu­ar për hetimin e krimit të organi- zuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpuni­mi mes FBI- së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmi­t. Gjithashtu, edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi. Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transferta­ve të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale. KRIMI I ORGANIZUAR

Pas takimit me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, 2 zyrtarët e FBI- së janë takuar me drejtorin e Departamen­tit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj. Ditën e prezantimi­t të planit operaciona­l, Faskaj tha se një njësi tjetër e rëndësishm­e e këtij projekti, është ajo e bashkëpuni­mit ndërkombët­ar, pasi 40% e grupeve kriminale janë të shtrirë dhe jashtë vendit. Policia e Shtetit, në betejën kundër krimit të organizuar, do të ketë në krah edhe disa prej ekspertëve të huaj më të mirë në këtë fushë. Një mbështetje e vazhdueshm­e e specializu­ar do të ofrohet nga agjenti Special i FBI- së, Mark Newhouse, i cili ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. I pranishëm përkohësis­ht do të jetë edhe drejtuesi i FBI për Europën Juglindore, Jack Liao. Takimet e delegacion­it amerikan do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. cilët nuk duhet të marrin iniciativa kërkim azili, pasi do të rezultojnë të pasuksessh­me”, deklaroi zv. ministrja Kuko.

 ??  ?? Drejtori i Krimit të Organizuar, Idajet Faskaj, me dy përfaqësue­sit e FBI
Drejtori i Krimit të Organizuar, Idajet Faskaj, me dy përfaqësue­sit e FBI
 ??  ?? Haki Çako me Jack Liao dhe Mark Newhouse dje pas takimit
Haki Çako me Jack Liao dhe Mark Newhouse dje pas takimit
 ??  ?? Zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe drejtoresh­a e Kufirit, Aida Hajnaj, dje në Rinas
Zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe drejtoresh­a e Kufirit, Aida Hajnaj, dje në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania