Panorama (Albania)

Hidhet nga Ura e Bushtricës, vdes tragjikish­t gjimnazist­i

Ishte mbyllur në vetvete, e ëma vuri në dijeni drejtoresh­ën

- LIBRAZHD/ MIRANDA SADIKU

Një ngjarje e rëndë ndodhur dje në Qukës të Librazhdit, ku 18vjeçari Fatjon Feçi, nxënës në vitin e tretë në gjimnazin e këtij fshati, u vetëhodh nga Ura e Bushtricës, një nga më të mëdhatë në vend, që ka një lartësi prej 50 metra.

Akoma edhe më tragjike bëhet ngjarja nga fakti se nëna e të riut para ngjarjes kishte takuar drejtoresh­ën e shkollës për t'i kërkuar asaj që të tregonin kujdes me djalin, pasi kohët e fundit ai ishte i mbyllur në vetvete. Por vetëm dy orë pasi nëna e tij, Anderije Feçi, ishte larguar nga shkolla e të birit, ajo mori lajmin se Fatjoni i kishte dhënë fund jetës. Mësohet se 18- vjeçari, pasi kishte kryer në orën e parë të mësimit një provim në letërsi, është larguar nga shkolla. Edhe pse lënia e orëve të mësimit nga ana e tij është mësuar nga stafi i mësuesve, duket se këta të fundit e kanë neglizhuar largimin e tij dhe nuk kanë lajmëruar prindërit apo Zyrën Arsimore Librazhd. Pas kësaj, Fatjoni është larguar vetëm 600 metra larg shkollës, ku ndodhet edhe ura, nga e cila u hodh dhe përfundoi në rrugën nacionale i vdekur në vend. Nëna e 18- vjeçarit, gjatë marrjes në pyetje në polici ka treguar se kohët e fundit djali i saj kishte nisur të shoqërohej me dy djem, të cilët për të ishin të panjohur. Prej kësaj kohe ka theksuar ajo, i biri kishte pësuar ndryshime në sjellje dhe ishte mbyllur. "Ditët e fundit, Fatjoni ishte bërë i heshtur, i mbyllur në vetvete. Më kishin thënë se kishte nisur të shoqërohej me dy djem jo të lagjes sonë, madje nuk e di se kush janë, dhe që nga ajo kohë, djali nisi të ndryshojë. Ai mbyllej në vetvete dhe kjo nisi të më shqetësont­e shumë, sepse ishte i qeshur dhe i dashur gjithnjë", ka deklaruar nëna e 18- vjeçarit në Polici. Gjithashtu, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë, ajo ka rrëfyer se sjellja e të birit kishte ndryshuar papritur. Nga ana tjetër, ka treguar edhe kërkesën drejtuar mësuesve të shkollës vetëm pak orë para ngjarjes. "Nuk e di se çfarë pati, nisi të ishte agresiv, nuk më lejonte t'i afrohesha. Shkova në shkollë për t'u thënë mësuesve që ta kishin në qendër të vëmendjes sepse nuk dukej normale sjellja e tij", është shprehur nëna e adoleshent­it. Në pyetje janë marrë edhe shokët e klasës në vitin e tretë, të cilët gjithashtu kanë vërejtur ndryshim në sjelljen e tij. Fqinjët e Fatjonit bëjnë me dije se ai prej disa kohësh kurohej nga sytë dhe ato hedhin dyshimet se ky mund të ketë qenë edhe shkaku i depresioni­t, me mendimin se mund të ketë pasur ndonjë sëmundje të keqe në sy. Policia gjatë këqyrjes së kufomës bën të ditur se nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune, ndërkohë që pritet të identifiko­hen dhe të merren në pyetje dy të rinjtë që shoqërohes­hin kohët e fundit me të. 18- vjeçari ishte vëllai i madh i familjes Feçi, ndërsa kishte edhe një vëlla më të vogël se veten, 13 vjeç.

 ??  ?? Ura ku u vetëhodh gjimnazist­i
Ura ku u vetëhodh gjimnazist­i
 ??  ?? Viktima Fatjon Feçi
Viktima Fatjon Feçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania