Panorama (Albania)

Yee: Turp se si disa liderë të Ballkanit mirëpriten në BE

Serwer: Michael Pence të ngarkohet me portofolin ballkanik

-

Rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan që kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara, për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konfliktev­e të përgjakshm­e të viteve ‘ 90.

Me paralajmër­ime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambiciet gjeostrate­gjike ruse dhe penetrimi i islamizmit radikal, njohës të zhvillimev­e ballkanike, ndër ta edhe zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Shtetit, Hoyt Yee, ofruan alternativ­a për angazhimin amerikan në të ardhmen, në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëni­e me Jashtë.

“Është koha që Ballkani të trajtohet si një përparësi për politikën e jashtme amerikane”, shprehet analisti Daniel Serwer, profesor në Universite­tin “Johns Hopkins”. “Një Europë e preokupuar me presione të brendshme në Bashkimin Europian, e rënduar nga një krizë e gjatë ekonomike dhe nën presionin e rrymave të ekstremit të djathtë, nuk ka arritur të bëjë sa duhet për të ndihmuar Ballkanin në rrugën e reformave”, shprehet zoti Serwer. Ai ka propozuar një angazhim të profilit të lartë në administra­tën amerikane. “Propozoj që të ngarkohet zyrtarisht zv. presidenti amerikan ( Michael Pence) me detyrën e portofolit ballkanik”, thotë Daniel Serwer. Zv. ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, i angazhuar nga afër së fundmi me Ballkanin Perëndimor, thotë se Perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësv­e të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre:

“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësish­t nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete europiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësi­t e tyre në takime të nivelit të lartë në Europë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime. Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”.

Lidhur me reformën në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, diplomati i lartë thotë se ka rëndësi rezultati: “Ne nuk do të kënaqemi si partner i Shqipërisë me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria, partitë politike, anëtarët e Parlamenti­t, që të mbajnë zo- timet për të zbatuar amendament­et. Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Europian, por është vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për Gjyqësorin”.

Pas vizitës së fundit në Ballkan, komentet e zyrtarit të lartë që Serbia nuk mund të ulet në “dy karrige”, duke nënkuptuar Perëndimin dhe Rusinë, ngjallën reagime të shumta. Zoti Yee i sqaron edhe një herë komentet e tij. “Me rëndësi për Serbinë është që, nëse vërtet synimi i saj strategjik është futja në Bashkimin Europian, atëherë duhet ta ndjekë këtë synim në një formë që nuk lë asnjë dyshim mbi aspiratat e saj të vërteta. Ajo nuk duhet të lërë përshtypje­n se tërhiqet nga dy forca njëkohësis­ht: njëra në Lindje, tjetra në Perëndim. Ka rëndë- si të pranojmë se Rusia ka një vizion krejt tjetër për Ballkanin, përfshirë Serbinë, sesa Perëndimi. Këto vizione nuk përputhen”.

Zyrtari i lartë amerikan shprehet se Kosova dhe Serbia mund të dërgojnë një mesazh të qartë se kanë vullnetin politik për të marrë vendimet e vështira politike që nevojiten për të dyja vendet, në takimet e ardhshme mes palëve në kuadër të dialogut dypalësh. Zoti Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë procesin e dialogut, por shton se përgjegjës­ia e parë është mes dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë. “Në Kosovë, ashtu si kudo tjetër në Ballkan, e ardhmja është në duart e shoqërive ballkanike”, shprehet Yee. Ai tha se politikat amerikane në të ardhmen duhet t’i shërbejnë rritjes së kërkesës së llogarisë ndaj udhëheqësv­e në Ballkan për të përmbushur rolin që kanë marrë përsipër para qytetarëve të tyre. Analisti Serwer paralajmër­oi se Amerika nuk mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, pasi Rusia e ka bërë të qartë se ka ambicie për influencë në Ballkan dhe po mbështet rryma dhe individë që kërcënojnë paqen në rajon.

“Duhet të pengojmë tendencat keqbërëse të Rusisë duke ulur vartësinë e Ballkanit te gazi rus dhe duke ndëshkuar ata që financojnë udhëheqës ballkanikë, të cilët kërcënojnë paqen”, tha zoti Serwer. Ai foli me shqetësim edhe për mundësinë e ndërhyrjev­e ruse në proceset zgjedhore në Ballkan. Sipas Serwer, Amerika duhet të ofrojë konsulencë për këto vende që të mbrojnë integritet­in e zgjedhjeve. “Prej vitesh është folur për të mbyllur shërbimet e gjuhëve ballkanike të ‘ Zërit të Amerikës’, por është koha të kuptojmë se kemi një problem serioz në sferën mediatike, si rezultat i aktiviteti­t rus dhe duhet të kemi aftësinë të përgjigjem­i”. Zoti Serwer diskuton një numër nismash diplomatik­e, me kosto relativish­t të ulët, por që kanë dëshmuar sukses deri tani, ndër to lidhje direkte me institucio­ne e struktura amerikane, si forcimin e lidhjeve mes gardës kombëtare të Ajouas dhe Kosovës. Ai flet gjithashtu për rëndësinë që do të kishte një traktat tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe rajonit, për t’u dëshmuar popullsive të Ballkanit se ky rajon mbetet me rëndësi për Amerikën. ( Marrë nga “Zëri i Amerikës”)

 ??  ?? Daniel Serwer dhe Brian Hoyt Yee
Daniel Serwer dhe Brian Hoyt Yee

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania