Panorama (Albania)

Zyrtare, pensionist­ët që marrin shpërblimi­n

Ministri i Financave konfirmon shpërblimi­n e pensionist­ëve për festat e fundvitit. Ja kategoritë që përfitojnë, tjetër shtesë pensioni në maj

- DORINA AZO

Pensionist­ët në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblim për festat e fundvitit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, konfirmoi dje në Komisionin e Ekonomisë vazhdimin e paketës së solidarite­tit për pensionist­ët, pasi, siç tha ai, kjo është vendosur edhe në programin e qeverisë. Po ashtu, nga muaji maj 2018 pensionist­ët do të përfitojnë edhe rritjen e pensionit. Ministri Ahmetaj shpjegoi se fondi do të jetë 1,8 miliardë dhe indeksimi i pensioneve do të jetë më i lartë se norma e inflacioni­t. Për rritjen e pagave, kreu i Financave konfirmoi rritjen 5 për qind për infermierë­t, mjekët dhe arsimtarët. PENSIONET E SHPËRBLIME­T Rreth 650 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblimi­n e fundvitit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë vazhdimin e paketës së solidarite­tit. “Për pensionist­ët, sigurisht që do të vazhdojmë politikën e bonusit që kemi vendosur në programin e qeverisë”, u shpreh ministri. Qeveria vjet me paketën e solidarite­tit shpërndau shpërblime për pensionist­ët në qytet, në fshat, për personat që marrin trajtim të veçantë nga puna në miniera, për ish- ushtarakët dhe pensionist­ët që marrin pension nga puna e kryer në miniera. Me buxhetin e 2018- s, fondi për rritjen e pensioneve do të jetë 1,8 miliardë lekë. Ministri Ahmetaj deklaroi se rritja do të nisë në muajin maj dhe do të jetë më e lartë se inflacioni. “Me fondin 1,8 miliardë lekë, besoj se do të kemi një indeksim më të lartë sesa inflacioni i shportës, duke nisur nga muaji maj”, shpjegoi Ahmetaj.

PAGAT Me buxhetin e 2018- s, qeveria do të shpenzojë 1 miliard lekë fonde për rritjen e pagave. Ministri Ahmetaj tha se rritja do të jetë 5 për qind dhe përfitues do të jenë mjekët, infermierë­t dhe mësuesit. “Në 2017 vetëm rritja e pagave shkoi 5,5 miliardë lekë në 10 muaj dhe efekti vjetor 7,2 miliardë i trashëgohe­t 2018. Kemi thënë që do të rrisim pagën e mjekëve, infermierë­ve dhe të arsimtarëv­e me 5 për qind. Këto kategori kemi marrë përsipër, këto do t’i rrisim deri në 40 për qind”, u shpreh ministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania