Panorama (Albania)

Tragjedi nga xhelozia, burri masakron me thikë në fyt gruan në sy të fëmijës 8- vjeçar

Tragjedia në Udine të Italisë. Pas vrasjes së gruas 30- vjeçare, autori telefonoi Policinë, “Hajdeni se kam vrarë gruan time”

-

Tragjedi në një familje shqiptare, që jetonin prej shumë vitesh në Itali.

Burri masakroi me thikë në fyt bashkëshor­ten e tij, dhe më pas njoftoi Policinë për çka kishte ndodhur. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda në banesën e çiftit në Udine, madje në sy të fëmijës së tyre 8 vjeç. I mituri ka përjetuar momente paniku nga skena e përgjakshm­e, ku viktimë mbeti nëna e tij. Sipas të dhënave nga mediat italiane, të cilat u referohen burimeve të Policisë vendase, krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur dje rreth orës 09: 00, ku viktimë mbeti 30- vjeçarja nga Elbasani Migena Këllezi. Ndërsa autor i krimit të rëndë, është shtetasi Dritan Sulollari, i cili është arrestuar menjëherë pas tragjedisë së ndodhur. “Hajdeni se kam vrarë gruan time”, kanë qenë fjalët e tij në telefon për Policinë italiane. Nga dyshimet e para, thuhet se debatet e shpeshta kishin nisur që kur autori kishte mbetur pa pune. Migena ishte ajo që punonte dhe mbante familjen e prej disa kohësh debatet ishin bërë më të shpeshta deri dje, kur gjithçka përfundoi në tragjedi. Fqinjë të familjes u pohuan karabinier­ëve italianë se prej disa kohësh kishin dëgjuar zënka në familjen shqiptare. Ata kanë aluduar se veç shkakut të papunësisë së burrit, marrëdhëni­a e tyre kishte pësuar krisje edhe për shkak të xhelozisë së burrit ndaj gruas. Sulollari mësohet se kishte punuar në sektorin e hotelerisë, por nuk ka të dhëna nëse ai e kishte lënë të punën apo nëse punëdhënës­i e ka larguar atë. “Në shtëpi, në kohën e krimit, rreth orës 09: 00, ishte edhe djali i tyre 8- vjeçar. Pasi telefonoi për krimin, burri 37- vjeçar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinier­ët. Kur mbërriti Policia, burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30- vjeçe dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fund- mi”, bën të ditur Policia italiane. Sipas Policisë, viktima ishte me nënshtetës­i italiane. Ajo jetonte prej disa kohësh në provincën e Gorizias në Udine bashkë me bashkëshor­tin, Dritan Sulollari, i cili në debat e sipër mori thikën e bukës dhe e masakroi të shoqen, teksa në shtëpi gjendej djali 8- vjeçar i tyre. 37- vjeçari, para se të dërgohej në burg, u shoqërua në spitalin e Gorizia, ku u trajtua për disa lëndime të marra gjatë momentit të krimit. Kjo lë dyshime se ka pasur një përleshje mes çiftit dhe se viktima ka tentuar të vetëmbrohe­t dhe t’ia largojë thikën nga dora.

 ??  ?? VIKTIMA MIGENA KELLEZI ME BASHKESHOR­TIN DRITAN SULOLLARI
VIKTIMA MIGENA KELLEZI ME BASHKESHOR­TIN DRITAN SULOLLARI
 ??  ?? Policia italiane në banesën e çifit shqiptar
Policia italiane në banesën e çifit shqiptar
 ??  ?? Trupi i pajetë i Migena Këllezit
Trupi i pajetë i Migena Këllezit
 ??  ?? Viktima Migena Këllezi me bashkëshor­tin Dritan Sulollari
Viktima Migena Këllezi me bashkëshor­tin Dritan Sulollari
 ??  ?? Viktima Migena Këllezi
Viktima Migena Këllezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania