Panorama (Albania)

REPLIKAT TE KOMISIONI I LIGJEVE

-

Habilajt të ndëshkohen. Kur kapen nga oficerët e Antidrogës, ata shkojnë në burg, dhe Habilajt shkojnë në shtëpi dhe vazhdojnë e kthejnë Adriatikun në autostradë droge. Që tenderët për ndërtimin e komisariat­eve të mos i marrin shokët e ministrave, por me procedura të hapura.

Eduard Halimi: Institucio­net e drejtësisë janë aty që të luftojnë 20 familjet kriminale dhe 4 klanet kriminale. Institucio­net e pavarura janë aty në një republikë dhe shtet të së drejtës, që paratë e drogës të mos jenë dhe të mos kthehen në një institut për blerjen e votës. Që baronët e drogës të ndalohen, të mos kenë mundësi që kur ndalohen nga policia, policët të venë në burg, kurse baronët të vazhdojnë të qetë veprimtari­në e tyre kriminale.

Ulsi Manja: Po pra mor, të mos humbin kohë dhe t’i japim lekët që i duhen për të bërë detyrën...

Eduard Halimi: Këtë po them, që Habilajt të ndëshkohen. Kur kapen nga oficerët e Antidrogës, ata shkojnë në burg, dhe Habilajt shkojnë në shtëpi dhe vazhdojnë e kthejnë Adriatikun në autostradë droge. Që tenderët për ndërtimin e komisariat­eve të mos i marrin shokët e ministrave, por me procedura të hapura.

Ulsi Manja: Zoti Halimi, po na humbet kohën se i kemi të ftuarit. Nuk më duket serioze kjo..

Eduard Halimi: E gjitha kjo është për t’u dhënë institucio­neve të drejtësisë gjithçka që ato kërkojnë. Që institucio­net e pavarura të mos kenë alibi që nuk e luftuam dot krimin, nuk e luftuam dot korrupsion­in, nuk i futëm dot në burg baronët e drogës se nuk kishim fonde. Ndaj qasja që duhet të ketë Komisioni i Ligjeve është ajo e mbësh- tetjes së institucio­neve të pavarura. Ju, zoti kryetar, keni bërë një gabim që keni sulmuar në një konferencë shtypi Prokurorin­ë për një çështje..

Ulsi Manja: Dil edhe ti, bëj deklaratën atje poshtë, jo në Komision të Ligjeve.

Eduard Halimi: Të them unë pse nuk e bëj dhe pse ti nuk duhet ta bëje.

Ulsi Manja: Po ty s’të marr leje unë se çfarë bëj.

Eduard Halimi: E para njëherë, se je kryetari i Komisionit të Ligjeve...

Ulsi Manja: Kryetar i Komisionit të Ligjeve jam këtu në sallë, atje jam deputet i thjeshtë.

Eduard Halimi: Si kryetari i Komisionit të Ligjeve të ndalohet që të sulmosh Prokuror-

inë për një çështje të caktuar. Mund ta bëjë secili nga deputetët, por kryetari i Komisionit të Ligjeve nuk mund ta bëjë... Ulsi Manja: S’kam nevojë për leksione.

Eduard Halimi: Unë e di që s’ke nevojë. Ke ndërmend të bësh kamikazin për Kryeminist­rin, bëje, por më lër të mbaroj. O Ulësi, para se të jesh politikan, unë dhe ti jemi profesioni­stë të ligjit dhe si profesioni­stë, ke qenë dhe prokuror... unë avokat. S’duhet ta bësh më!

Ulsi Manja: Ti ke qenë në anën e krimit, kurse unë në anën e shtetit. Eduard Halimi: Unë s’kam qenë kurrë në anën e krimit.

Në anën e krimit janë ata që zgjedhin deputetët me rekorde kriminale. Ata që dalin mbi Kushtetutë­n.. Ulësi, mos e bëj më. Boll e neveritshm­e është bërë politika, por mos e neverit më.

Genti Kosumi( sekretar i përgjithsh­ëm i Prokuroris­ë): Kërkojmë një shtesë prej 58 punonjësis­h. Struktura e dekriminal­izimit ka nevojë për një shtesë, 2 oficerë Policie Gjyqësore, 3 nëpunës civilë specialist­ë juristë dhe 1 sekretar. Kërkojmë 18 ekspertë. 7 ekspertë kontabël, autoteknik­ë, 2 ekspertë vlerësues të pasurive të paluajtshm­e dhe një ekspert të krimit kibernetik. Këta punonjës do të shpërndahe­n nëpër prokurori.

Bashkim Fino: Është luksi i madh ai që kërkoni. Genti Kosumi: Kërkesa jonë është 21 psikologë ose sociologë.

Eduard Halimi: Lerë ore të flasë, keni katër javë që sulmoni Prokurorin­ë.

Bashkim Fino: Kjo është çështje financash, jo çështje Prokurorie.

Eduard Halimi: Ajo strukturë nuk do të ishte fare po të ishte për ju.

Bashkim Fino: Do të flas sa herë të dua, jam relator... Do t’ju pyes juve sa herë do flas? Po bëni ju avokatin e Prokuroris­ë... Po dilni shumë keq...

Gent Strazimiri: Këta duhen vrarë, o Bashkim, se janë sjell keq me ju... U bënë ata të kërkojnë t’ju arrestojnë Saimirin( Tahirin)... Të arrestojnë Saimirin, je në terezi ti...?!

Bashkim Fino: Po, po, bëni zhurmuesin kot... Meqë prokuroris­ë i duhen gjashtë persona për dekriminal­izimin, ne t’i vëmë 10 në dispozicio­n. T’u japim afat 6 muaj, të fillojnë punën prokurorët, të bëjnë qilizmë të plotë, jo vetëm të politikës. Nuk është vetëm politika, se ne hedhim baltë për veten tonë. Ta bëjmë qilizmën të plotë...

Ulsi Manja: Besoj deri në rakordimin e plotë të buxhetit, Ministria e Financave dhe Prokuroria të rakordojnë për këto çështje. Pse jo, me ato mundësi që kemi të garantojmë funksionim­in normal të punës së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Do rakordojmë prapë.

Eduard Halimi: Bashkim Fino po bëhet gati për qeverinë antimafia...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania