Panorama (Albania)

FONDI 1.8 MILIARDE Paketa e solidarite­tit, sa do përfitojnë pensionist­ët

Zbardhet relacioni zyrtar i Financave: Për shpërblime­t e fundvitit të pensionist­ëve do ndahen 1.8 miliar dë lekë. Sa përfiton secili

- TIRANE

Në total qeveria do të japë 1.8 miliardë lekë për shpërblimi­n e pensionist­ëve me rastin e festave të fundvitit.

Vendimi, që pritet të zyrtarizoh­et gjatë dhjetorit, është paraprirë tashmë në buxhetin e shtetit. Në relacionin e aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2017, qeveria ka saktësuar edhe fondin, edhe mënyrën e shpenzimit të tij. Mesatarish­t pensionist­ëve u takojnë rreth 2700 lekë shpërblim, por ato do të ndahen në dy kategeri.

BUXHETI Qeveria ka ndryshuar me akt normativ, për herë të dytë brenda pak muajsh, buxhetin e shtetit. Në ndryshime përfshihen kryesisht shlyerje borxhesh për punë publike dhe shtresa në nevojë, por është i saktësuar edhe fondi për shpërblimi­n e pensioneve. “Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re, si rrjedhojë e performanc­ës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar- shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionist­ëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”, thuhet në relacionin e buxhetit të ndryshuar.

SA MARRIN PENSIONIST­ËT Me një llogari të thjeshtë, pjesëtimi i shumës së akorduar me numrin e pensionist­ëve sjell një shpërblim prej mesatarish­t 2700 lekë për çdo pen- sionist, por skema pritet të jetë e ndryshme. “Fatkeqësia” e pensionist­ëve është se këtë vit nuk është viti që u paraprin zgjedhjeve. Vjet qeveria i shpërbleu të gjithë pensionist­ët me 6 mijë lekë për festat e fundvitit me një fond prej 3.7 miliardë lekësh. Por dh- jetori 2016 u paraprinte zgjedhjeve të vitit 2017. Ndërsa dhjetori 2017 nuk u paraprin zgjedhjeve, ndaj dhe fondi është përgjysmua­r në 1.8 miliardë lekë dhe si rrjedhojë edhe shpërblimi për festat. Sipas të dhënave, pritet që pensionist­ët të nda- hen në dy kategori. Pensionist­ët kryefamilj­arë, që janë rreth 83 mijë, pritet të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh për festa, ndërsa pensionist­ët e tjerë, që janë rreth 570 mijë, pritet të marrin 2500 lekë shpërblim për festat. Kjo sipas të dhënave në buxhetin e shtetit ku flitet për ndarjen e 1.8 miliardë lekëve, ose rreth 18 milionë USD për 650 mijë pensionist­ë. Nga ana tjetër, mbetet në dorë të qeverisë rritja e mëtejshme e këtij fondi për të shtuar kështu edhe masën e shpërblimi­t për festa.

 ??  ?? Dokumenti i Qeverisë
Dokumenti i Qeverisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania