Panorama (Albania)

PS- PD bashkojnë votat për pronat me ligjin 7501, Peleshi: Pse e shtyjmë afatin e tapive

VOTIMI SI NE ‘ 91 NE KUVEND, AFATI SHTYHET DERI ME 31 GUSHT 2018

-

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka sqaruar dje në Parlament projektlig­jin e ri të qeverisë “Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Sipas Peleshit, bëhet fjalë për një nismë ligjore, e cila zgjat afatin me 6 muaj për plotësimin e fermerëve me tituj pronësie. Ministri i Bujqësisë tha se procesi ka mbetur përgjysmë për 1600 kërkesa që janë bërë në bashkitë e vendit, nga 3200 që janë në total. Ministri tha se ka shumë fermerë, të cilët kanë marrë tokën bujqësore me ligjin 7501, por atë nuk e kanë të regjistrua­r në Hipotekë, por kanë në zotërim vetëm aktin e marrjes së tokës në pronësi. Ministri tha se procesi ka hasur shumë vështirësi për shkak se institucio­net nuk kanë qenë kompakte. Sipas tij, Hipoteka ka harta jo të plota, kurse ALUIZNI ka hartë të saktë, por ajo nuk ka vlerë ligjore. Kjo, sipas Peleshit, do të zgjidhet nga Agjencia e re e Pronave. Ministri bëri të ditur se do të vazhdojë dhe verifikimi i pronave që janë ndarë me ligjin 7501, të cilat do të zhbëhen nga verifikimi që po vijon.

NIKO PELESHI

Nuk bëhet fjalë për një rishikim në themel të së drejtës së pronës, ligje që kanë lidhje me pronën, siç është ligji 7501, janë miratuar dhe janë në zbatim që nga viti 1991. Nuk po flasim për regjistrim­in e titujve të pronësisë, AMTP, Aktet e Marrjes së Tokës së Pronës. Ky është një proces tjetër, pra regjistron AMTP- në, që në gjuhën popullore quhet tapi. Pra, certifikat­ën, ky është një proces shumë i rëndësishë­m, që ndër vite ka ecur jo mirë, pasi pjesa më e madhe e fermerëve e kanë tokën, janë përdorues faktikë, kanë dhe titullin e pronësisë e janë të bindur se askush nuk do t’ua marrë tokën e nuk janë të motivuar të paguajnë asnjë lek dhe shpeshherë për ta regjistrua­r në Hipotekë. Por gjithsesi nuk po flasim për këtë proces, ky është një proces që meriton të marrë shpejtësi. Ajo që bëmë në 4 vitet e kaluara është që ua dhamë të drejtën bashkive të ndjekin procesin burokratik të regjistrim­it të AMTP- ve, pra nxjerrjen e tapive, jo vetëm të drejtën, por dhe që shërbimin topografik, që është shërbimi më i kushtueshë­m, ta realizojë bashkia falas për fermerët.

** * Një pjesë e mirë e bashkive ka performuar mirë, janë regjistrua­r një numër i kufizuar AMTP- sh, ndaj na duhet t’i japim një shpejtësi tjetër, që ta fillojmë e ta mbarojmë mundësisht brenda këtij mandati, siç jemi angazhuar në regjistrim­in e AMTP- ve. Për këtë arsye, do të ngremë një Agjenci të Pronës që do të bashkojë edhe Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Patundshme, edhe ALUIZNI- n, edhe procesin e Regjistrim­it të Titujve të Pronësisë së Tokës Bujqësore apo Agjencinë e Trajtimit të Pronës dhe të tjera. Problemi më i madh pse këto procese nuk kanë ecur, pasi pjesa më e madhe e proceseve janë të përkohshme, duhet të kishin përfunduar brenda 4- 5 viteve, janë kthyer praktikish­t në procese të përhershme. Arsyeja kryesore ka qenë fakti se titujt e pronësisë kanë qenë të ndarë dhe të fragmentua­r, janë dhe akoma në disa institucio­ne që flasin gjuhë të ndryshme dhe punojnë me harta të ndryshme.

*** Dua të them se nuk është sekret, s’kemi pse mos e themi, ZRPP edhe vetë e pranon që hartën e ka jo 100% të saktë, e ka të pasaktë, por ndërkohë e ka ligjore. Ndërkohë ALUIZNI e ka hartën e saktë, sepse është harta e gjeneruar nga ortofotot, pra fotografim­i ajror, por e ka joligjore hartën. Një skicë e lëshuar nga ALUIZNI duhet të shkojë të regjistroh­et në Hipotekë, pra në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Patundshme dhe kur shkon atje, fillon mospërputh­ja dhe fillon kalvari i mijëra e mijëra lejeve të legalizimi­t që nuk po regjistroh­en dot në kohë në Hipotekë. Janë rreth 40 mijë të tilla në Hipotekë. Bashkimi në një ombrellë do t’i japë shpejtësi regjistrim­it të titujve të pronësisë, pra nxjerrjes së tapive, që është një shqetësim i të gjithëve, është një proces që duhet të mbarojë shpejt, për t’i dhënë hov tregut të shitblerje­s apo të dhënies, apo marrjes me qira të tokës bujqësore, që është shumë i rëndësishë­m për ekonominë. Sot po flasim për një gjë tjetër, ky ligj ka lidhje me dy procese, ka lidhje me një pjesë të vogël të fermerëve, të cilët megjithëse e fituan tokën në vitin në vitin 1991, bëhet fjalë për tokën e ish- kooperativ­ave. Pas disa javësh do të kemi një ligj të ngjashëm, por që bën fjalë për tokën e ishndërmar­rjeve bujqësore. Sot po flasim për tokën e ish- kooperativ­ave.

*** Në vitin 1991, ligji 7501 u dha të drejtën e pronësisë, pra ndau tokën përmes komisionev­e të tokës dhe i pajisi me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi fermerët. Janë ndarë në këto vite 450 mijë ATMP, një pjesë e vogël e fermerëve, për arsye neglizhenc­e, për arsye fizike, kanë marrë tokën, por nuk kanë marrë titullin e pronësisë. Aktualisht, janë 3200 aplikime për t’u plotësuar me tituj pronësie. Pra kanë tokë, nuk po ndajmë tokë. E kanë tokën prej 25 vitesh në përdorim, por s’kanë marrë letrat, s’kanë marrë tapinë. 3200 aplikime, 50% e tyre janë pajisur. Kanë ngelur edhe 50% e tyre, pra 1600, pa u pajisur. Meqenëse afati mbaron në fund të vitit, ne po kërkojmë shtyrjen me gjashtë muaj. Natyrisht që duhen më pak se 6 muaj për të pajisur 1600 fermerë me ATMP, por duke ditur se edhe për arsye të mentalitet­it apo të traditës ne shqiptarët i lëmë gjërat për momentin e fundit, po i japim pak më shumë hapësirë vetes për ta përmbyllur këtë proces.

Duhet ta pranojmë që është e shëmtuar që, herë pas here shtyjmë afatin, ndaj meqenëse e di që janë të vëmendshëm të gjithë të interesuar­it, se po e bëjmë si paralajmër­imet kineze, kjo është hera e fundit. Por, natyrisht, do të jetë hera e fundit. Do punojmë për ta bërë shumë qartësisht të njohur se mbas 6 muajsh, në qoftë se ju do ta miratoni këtë ligj, nuk do të ketë më shtyrje, por do të duhet të ezaurohet e drejta e rrugës administra­tive dhe gjithkush do të ketë mundësi ta kërkojë të drejtën e vet vetëm në rrugë gjyqësore. Askush nuk do t’i futet kalvarit të rrugës gjyqësore, e cila, për shkak edhe të gjendjes së sistemit tonë gjyqësor, dihet që është më e mundshme se rruga administra­tive, ndaj dhe do t’i ftoja të gjithë të interesuar­it, por edhe kryetarët e njësive vendore, të nxitojnë për t’i pajisur me Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi. Pse flas për kryetarët e bashkive? Sepse ky ligj që është i 15 gushtit të vitit 2008, ua jep të drejtën pra që punën që bënin komisionet e tokës, ua jep tani bashkive. Bashkia verifikon përdoruesi­t faktikë, plotëson AMTP- në, e miraton në Këshillin Bashkiak dhe njofton prefektin.

*** Procesi i dytë për të cilin flasim, është verifikimi i vlefshmëri­së së titujve të pronësisë, sepse nga viti 1991, kur fermerit i lindit e drejta ta marrë tokën në pronësi, janë lëshuar mbi 450 mijë AMTP, por jo të gjitha kanë qenë të rregullta. Jo të gjitha janë dhënë me kriteret që vendoste ligji 7501, prandaj është një proces i hapur i verifikimi­t të titujve të pronësisë. Janë ngritur komisionet vendore pranë prefektit në çdo prefekturë. Në vite janë marrë 4200 vendime, nga të cilat 50%, pra 2100, kanë qenë për shfuqizim të titujve të pronësisë, nga të cilat shteti ka përfituar 1636 hektarë. Me qenë se këtu bëhet fjalë për një interes edhe të shtetit për tokën që rikuperohe­t dhe i kthehet shtetit, pasi është ndarë në mënyrë të padrejtë dhe kështu vlerësohet nga komisionet vendore. Ky është një proces i rëndësishë­m që nuk duhet ta hedhim poshtë apo duke mbyllur sytë. Ne themi thjesht mbaroi afati dhe mirupafshi­m, por bëhet fjalë për një tokë që mund të rifitohet nga shteti, sepse në atë proces ka pasur gabime dhe abuzime. Për këtë proces kërkojmë 6 muaj kohë që të përshpejto­jmë verifikimi­n, t’u japim mundësi komisionev­e vendore që të shpejtojnë me verifikimi­n e ankesave apo të dyshimeve për dhënie të titujve të pronësisë në kundërshti­m me ligjin 7501.

Për këtë proces kërkojmë 6 muaj kohë që të përshpejto­jmë verifikimi­n, t’u japim mundësi komisionev­e vendore që të shpejtojnë me verifikimi­n e ankesave apo të dyshimeve për dhënie të titujve të pronësisë në kundërshti­m me ligjin 7501

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dje në Kuvend
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dje në Kuvend
 ??  ?? NE FOTO GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE
NE FOTO GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania