Panorama (Albania)

Qëndrim dinjitoz në takimin e Kretës

Saimir Zalli, para 3 javësh kërcënoi se do të hidhej nga vinçi

- SHPËTIM IDRIZI

Një 35- vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur, i vuri flakën vetes mëngjesin e djeshëm në Tiranë, duke u djegur në 20 për qind të trupit.

Ngjarja ndodhi para Parlamenti­t dhe fatmirësis­ht dëshmitarë­t e pranishëm aty arritën të ndërhyjnë duke e shpëtuar. I plagosuri është Saimir Zalli, nga Lezha, i cili edhe tri javë më parë kërcënoi se do të hidhej nga një vinç ku kishte hipur, pranë Pallatit të Kulturës. Të dyja këto veprime Zalli i ka kryer për shkak se ish- vjehrra nuk e lejon të takojë fëmijët, edhe pse Gjykata ka vendosur në favorin e tij. Mëngjesin e djeshëm, ai ka tentuar të vetëvritet në shenjë proteste për shkak të moszbatimi­t të ligjit, duke spërkatur veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Pasi është shpëtuar nga dëshmitarë­t, shërbimet e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe një autoambula­ncë e transporto­i në Spitalin “Nënë Tereza”, ku aktualisht vijon të marrë mjekim.

HISTORIA Saimir Zalli, babai i dy fëmijëve, ka kërcënuar me vetëvrasje rreth 3 javë më parë, pasi kishte hipur në një lartësi të konsiderue­shme, në një vinç pas Pallatit të Kulturës në kryeqytet. Shkak për këtë veprim ekstrem të tij është bërë pengesa që i bëhet atij nga familjarët e ish- gruas, të cilët nuk e lejojnë që të takojë dy fëmijët e tij. I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, disa ditë më parë, 35- vjeçari nga Lezha tregoi historinë e trishtë të jetës së tij. Ai rrëfeu se si është njohur me ish- bashkëshor­ten e tij 10 vite më parë. Duke qenë se në atë kohë vajza nuk i kishte bërë as 17 vjeçe, ata u detyruan të martohen pa lejen e prindërve. Por kjo gjë nuk u pranua asnjëherë nga prindërit e vajzës. Zalli shpre- hej se fillimisht martesa e tyre ishte e lumtur, por më pas kanë ndërhyrë nëna dhe motra e ish- gruas, duke bërë që të nisnin edhe konfliktet që i çuan drejt divorcit. Saimir Zalli ka treguar shkaqet që e detyruan të hipë në vinçin në mes të Tiranës. “Sa u ktheva nga zyra e përmbarimi­t, pashë vinçin dhe shkova. Nuk pashë rrugëzgjid­hje tjetër. Ç’kuptim ka jeta ime pa fëmijët. Përmbarues­ja dhe psikologja hynë brenda për të folur me vajzat, ndërsa mua më lanë jashtë me dy in- spektorë të zonës. Vajza e madhe më është larguar. E kanë ‘ fryrë’ kundër meje”, shprehej në emision Saimir Zalli. Ai ka treguar se dy vite pas divorcit, ish- gruaja e tij pësoi një aksident rrugor. Por në një tjetër aksident të dytë, dëmtimet që ajo pësoi ishin të mëdha, dhe sot është e paralizuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania