Panorama (Albania)

Hahn dy orë në zyrën e Bashës: Ja kur do hapen negociatat

Rama: Shqipëria meriton të hapë negociatat, ne do vazhdojmë të konsolidoj­më pozicionin për këtë aspiratë të shqiptarëv­e

- ARISTIR LUMEZI

Komisioner­i europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, tha dje në Tiranë se hapja e negociatav­e do të bëhet mbi bazën e meritave dhe fakteve e jo thashethem­eve dhe aludimeve.

Në një konferencë të përbashkët nga “Korridori i Pasqyrave” në Kryeminist­ri, ai tha: “Kur flasim për të gjithë procesin e negociatav­e, çdo gjë që bazohet tek ajo, është në fakt e bazuar te merita, që do të thotë se duke qenë e bazuar te merita, ne bazohemi te faktet dhe vetëm te këto mbështetem­i, jo në thashethem­e apo në aludime. Pra, vlerësimi ynë varet nga evidencat, nga provat, nga vlerësimet dhe vetëm këto kanë rëndësi. Po kjo është një gjë, e cila duhet komunikuar”. Duke shpjeguar mungesën e progres- raportit të Komisionit Europian për vitin 2017, raport që do të publikohet pranverën e vitit të ardhshëm, Hahn tha se do të paraqesë raportin për Shqipërinë para vendeve anëtare në momentin e duhur për ta miratuar atë. “Sapo të kemi tregues, pra, sesi një raport pozitiv i tillë nga ana jonë do të merret në konsiderat­ë nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, atëherë unë jam më se i gatshëm që ta lançoj një raport të tillë. Megjithatë mendoj që isha tejet i qartë nga ana ime, kur thashë që ka ecuri apo progres sinjifikat­iv. Por gjithnjë në jetë, puna vjen te momenti i duhur”, u shpreh Hahn. Ai vlerësoi ecuritë pozitive të Shqipërisë në luftën kundër kanabisit dhe ndalimit të emigracion­it të paligjshëm. “Të gjithë ne së bashku mund të bëjmë shumë më shumë për këtë, sepse në veçanti kemi në fakt, diçka për të treguar, kemi një histori të re për të treguar në lidhje me ecurinë, progresin, p. sh., sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, apo për uljen në mënyrë të konsiderue­shëm të numrit të azilkërkue­sve në BE. E kjo është një arritje tjetër e madhe. Është e rëndësishm­e që edhe të ndryshohen disa deficite në reputacion. Ato ekzistojnë dhe nuk ka kuptim që ne t’i shpërfilli­m”, tha komisioner­i për Zgjerim. Sipas tij, ajo që pritet për hapjen e negociatav­e janë rezultatet e para nga procesi i vetingut. “Një nga rezultatet e para që duhet të kemi për të marrë rekomandim­in pozitiv është ai që njihet si procesi i vetingut, i famshmi pra, procesi i vetingut, i cili sapo ka filluar dhe unë pres rezultatet e para t’i shikojmë në fillim të vitit”, tha Hahn, ndërsa kërkoi nga partitë politike që çështjen e integrimit të vendit në BE ta shohin si objektiv kombëtar.

“Do të thosha që është një gjë, të cilën unë do të dëshiroja ta theksoj, që në vlerësimin tonë, Shqipëria është në rrugëtimin e duhur. Madje, edhe një herë këtu pub- likisht do të thosha që aspiratat europiane duhet të jenë një objektiv kombëtar. “Unë kam kaq vite në politikë dhe e di që në fakt, diskutimet mes partive politike janë normale, sepse kjo është demokracia në fund të fundit. Por ama, sa i përket synimit, apo objektivit kryesor kombëtar, i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar”, u shpreh Hahn.

KRYEMINIST­RI Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha dje se Shqipëria me progresin e reformave që ka bërë, e meriton të hapë negociatat me Bashkimin Europian. “Pa dyshim që sot jemi në kushtet kur nga njëra anë, mund ta themi me plot gojën që Shqipëria meriton të hapë negociatat, për sa na takon dhe nga ana tjetër, pavarësish­t se si dhe qysh procesi do të zhvillohet, ne do vazhdojmë të konsolidoj­më pozicionin tonë lidhur me këtë aspiratë të të gjithë shqiptarëv­e”, tha Rama. Optimist për një qëndrim pozitiv nga Brukseli për Shqipërinë, kryeminist­ri tha se do të takojë në dhjetor presidenti­n e Komisionit Europian. “Jemi të inkurajuar edhe nga zhvillimet e fundit, që në njëfarë mënyre po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë europian, duke sjellë edhe mesazhet inkurajues­e për vendet tona nga Presidenti Juncker, të cilin me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit, pas ftesës së marrë ditën e djeshme”, tha Kryeminist­ri Rama gjatë konferencë­s së përbashkët me komisioner­in për Zgjerim, Johannes Hahn.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe Komisioner­i europian për Zgjerimin, Hahn, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Kryeminist­ri Rama dhe Komisioner­i europian për Zgjerimin, Hahn, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania