Panorama (Albania)

A mund të helmatisen marrëdhëni­et shqiptaro- greke?

- LEONIDHA MËRTIRI

“Djali im e paralajmër­oi këtë ngjarje para 3 javësh, kur hipi në vinç dhe pasi nuk gjeti asnjë zgjidhje, u vetëdogj sot”. Kështu shprehet babai i Saimir Zallit, 35- vjeçarit nga Lezha, që tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetëdjegur para Parlamenti­t. Hamza Zalli thotë se nuk e lejojnë të takojë dy fëmijët e mitur, edhe pse Gjykata i ka dhënë të drejtë pas divorcit.

Si e morët vesh lajmin se djali juaj i ka vënë flakën vetes?

Mua më mori në telefon një njeri imi dhe më tregoi për ngjarjen që kishte ndodhur, pasi as drita nuk kishim në shtëpi për të parë në televizor. Kur erdhën dritat pas 20 minutash, pashë pastaj se të gjitha mediat po flisnin për këtë çështje. Që kur s’jeni takuar me djalin tuaj? Të mërkurën ka qenë në shtëpi. Nga pasditja më tha do iki në Tiranë dhe mos u shqetësoni se do qëndroj një natë atje. Iku të mërkurën pasdite dhe ne s’kemi komunikuar më me të.

Pse e ndërmori Saimiri këtë akt për të dytën herë?

Të them të drejtën, ai ka pasur probleme me ish- gruan që prej divorcit. Ajo dhe familja e saj s’e lejojnë të takojë dy fëmijët e mitur, edhe pse sipas dokumentev­e të Gjykatës, është një e drejtë që i takon. Por ai është penguar t’i takojë pasi sapo shkonte për t’i takuar, ish- gruaja njoftonte Policinë, pasi siç duket, ka marrë urdhër- mbrojtjeje në Tiranë. Kur hipi herën e parë në vinç, i patën premtuar se problemi do merrte zgjidhje, por kaluan gati tri javë dhe nuk gjeti asnjë zgjidhje.

Ju tregonte djali juaj për problemet që kishte?

Ai fliste shumë pak, por herë pas here ankohej se institucio­net nuk po i jepnin asnjë zgjidhje. I kishte ngelur mendja te fëmijët, donte t’i takonte herë pas here. Por ne si prindër s’na ka treguar asnjëherë se do të vetëflijoh­ej.

Ka shfaqur probleme me shëndetin ndonjëherë?

Që prej kohës kur është divorcuar me gruan, ai nuk ka qenë mirë me shëndet. Ka shfaqur probleme depresioni, kjo për faktin se nuk ishte as në punë, sepse ai ka qenë një djalë shumë punëtor dhe për shtëpi.

Çfarë kërkoni nga institucio­net shtetërore?

Unë i bëj apel shtetit shqiptar që ta shikojë këtë çështje e t’i japë zgjidhje. Ai nuk po kërkon ndonjë gjë të madhe, vetëm të takojë fëmijët e tij. Jam i bindur se në qoftë se nuk do t’ia zgjidhin këtë problem, ai do vetëflijoh­et se ia ka nisur asaj rruge. E. H.

 ??  ??
 ??  ?? Hamza Zalli, babai i Saimir Zallit
Hamza Zalli, babai i Saimir Zallit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania