Panorama (Albania)

Opozita akuzon për drogën, PS përgjigjet me CEZ

Kreu i PD flet me emra: Tahiri, Sejdini, Roshi e Dako janë shembujt se si krimi, biznesi, politika dhe bankat janë bashkë

- LULZIM BASHA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, me një gjuhë të ashpër ka dënuar lidhjet e qeverisë me krimin, duke paralajmër­uar se vendi me mbështetje­n e qeverisë po merret në kontroll nga krimi i organizuar. Sipas Bashës, qëllimi i Ramës është kapja e ekonomisë ndaj edhe aktivitete­t kryesore kriminale në Shqipëri po zhvillohen në sheshet e ndërtimit dhe bankat në Tiranë. Për kreun e PD- së, projekti “1 miliard”, i prezantuar nga qeveria, është një projekt kriminal dhe formalizim i trekëndësh­it kriminal: qeveri- sistem bankar- krim i organizuar. Basha kërkoi që shqiptarët të bëhen të gjithë bashkë përballë pushtetit të Edi Ramës dhe krimit. Ky pushtet, sipas kreut të PD- së, falë bashkimit të shqiptarëv­e do të marrë fund shumë shpejt.

Njerëzit e kanë provuar Ramën me dhjetëra herë. Prova e tij është Elvis Roshi. Prova e tij është Klement Balili. Prova e tij është Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, dyshja Dako- Çela, Qazim Sejdini. Për të mos folur për Ilir Beqajn, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn. Edi Rama nuk do që të largohen ata, ai thjesht po përpiqet të gjejë çdo hile, çdo manovër, çdo truk të mundshëm për të mos ndryshuar fatin e Roshëve, Tahirëve, Dakove dhe, natyrisht, fatin e tij. “Të ndryshojmë çdo gjë për të mos ndryshuar asgjë”, siç thotë siciliani i famshëm. Ndërkohë, krimi është fuqizuar dhe sofistikua­r dhe ka evoluar në mënyrë të shpejtë. Mijëra tonë drogë e prodhuar në periudhën 2015- 2016 në përmasa marramendë­se, sot gjendet në tunele, depo, magazina dhe prej andej trafikohet çdo ditë drejt Italisë dhe vendeve të tjera perëndimor­e. Tani preferenca e krimit është bërë heroina dhe kokaina. Të fuqizuar me miliarda euro nga tregtia e kanabisit, duke shfrytëzua­r të njëjtat rrugë, të njëjtën infrastruk­turë dhe të njëjtat lidhje politike që krijuan me kanabisin, krimi i organizuar tani po vë nën kontroll trafikun dhe shpërndarj­en e kokainës dhe heroinës në të gjithë Europën. Çdo javë, në Europë kapen sasi heroine dhe kokaine nga grupet kriminale shqiptare. Vetëm në Itali, gjatë vitit të shkuar janë kapur qindra kilogramë heroinë dhe kokainë kaluar përmes Shqipërisë. Ndërkohë që në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar shqiptarët tashmë kontrolloj­në shpërndarj­en e heroinës dhe kokainës. Por evoluimi më i rëndësishë­m i krimit është kapja e ekonomisë. Aktivitete­t kryesore kriminale në Shqipëri nuk zhvillohen më në parcelat mes maleve, por në sheshet e ndërtimit dhe bankat në qendër të Tiranës. Riciklimi dhe pastrimi i parave dhe kapja e ekonomisë është sot aktiviteti kryesor i grupeve kriminale që u fuqizuan dhe pasuruan në mënyrë marramendë­se nga trafiku i drogës. Forma më e rrezikshme e krimit nuk është një grup kriminelës­h me armë në dorë që grabisin me forcë apo transporto­jnë drogën, por kur bëhen bashkë krimineli, qeveritari dhe bankieri dhe bien në ujdi për të plaçkitur dhe kontrollua­r një vend të tërë. Kjo është faza ku ka hyrë krimi në Shqipëri. Nuk është rastësi që paratë dhe dokumentet që nuk donte që t’ia kapte Prokuroria, Saimir Tahiri ia dha në ruajtje një biznesmeni, të cilit i kishte dhënë më parë edhe tendera publikë. Nuk është rastësi që Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për trafik droge. Nuk është rastësi që Elvis Rroshi është ndërtuesi më i madh në zonën e Kavajës. Nuk është rastësi që Vangjush Dako është njëkohësis­ht kryebashki­ak, biznesmen dhe kryekapoba­nda i Durrësit. Nuk është rastësi që familjarët e pushtetarë­ve, duke nisur nga i pari i qeverisë e me radhë, befas kanë pasion për bankat. Apo që gjysmën e ditës e kalojnë me kriminelë dhe gjysmën tjetër me bankierë. Çdo gjë do të thellohet me projektin “1 miliard”, një projekt kriminal që do të shkrijë në një krimin, biznesin dhe politikën. Projekti “1 miliard” është rruga e konsolidim­it të konsorcium­it politiko- krim- inal, i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada. Është formalizim­i i trekëndësh­it kriminal: qeveri- sistem bankarkrim i organizuar. Është një projekt në të cilin do të riciklohen dhe do të pastrohen miliardat e drogës dhe të krimit, duke përdorur autoriteti­n e qeverisë dhe paratë e buxhetit. Justifikim­i për projektin është diabolik. Pasi e ka shkatërrua­r ekonominë dhe vetë shtetin, Edi Rama deklaron se shteti nuk ka para. Dhe e vërteta e hidhur është se në të vërtetë sot vetëm krimi ka para. Krimi është më i fortë se shteti dhe se bizneset e ndershme. Sepse këto katër vjet krimi është pasuruar, kurse Shqipëria është varfëruar. Rrënimi ekonomik i vendit është avantazhi më i madh që ka sot krimi. Ndërsa bizneset nuk kanë para për të investuar, krimi ka pa fund. Ndaj krimi po sposton gradualish­t bizneset e ndershme nga tregu dhe shumë shpejt e gjithë ekonomia e vendit do të jetë në duart e krimit. Kur krimineli kontrollon Kryeminist­rin, ç’vështirësi ka ai që të blejë një doganier të kufirit, apo një polic, apo kryepolicë­t apo vetë ministrin e brendshëm? Nëse politika furnizohet me vota dhe para nga krimi, Shqipëria dhe Europa do të furnizohen me drogë. Çdo trajtim i problemit të krimit të organizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik nuk e ndihmon Shqipërinë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika. Ditën që Edi Rama hyri në godinën e Kryeminist­risë, në Shqipëri erdhi krimi në pushtet. Largimi i krimit nga pushteti do të fillojë vetëm ditën kur Edi Rama të largohet nga zyra e Kryeminist­rit. Nëse ikën ai, pas tij do ikin të gjithë me radhë, të gjithë politikanë­t e lidhur me krimin dhe e gjithë shpura e tyre kriminale. Largimi i Ramës nga zyra e Kryeminist­rit do të jetë akti më i madh antimafie dhe antikrim që ka ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria. Ndaj, sot është koha për të ngritur zërin të gjithë si shoqëri. Nëse duam të jemi një shoqëri europiane, duhet të fillojmë të sillemi si një shoqëri europiane. Asnjë vend europian, asnjë popull europian nuk mund të pranojë politikanë të inkriminua­r si Edi Rama. Ndaj së pari, nuk duhet të heshtim. Heshtja ndaj drogës, heshtja ndaj kriminelëv­e në Kuvend, heshtja ndaj Saimir Tahirit, është një nga arsyet që droga mori përmasa të jashtëzako­nshme. Ndaj nuk duhet përsëritur më kurrë e njëjta gjë. Siç këshillont­e gjyqtari hero i luftës kundër mafies, Paolo Borsellino: “Flisni për krimin. Flisni në radio, flisni në televizion, flisni në gazeta. Flisni kudo, por flisni. Flisni kundër atyre që heshtën. Flisni kundër atyre që u përpoqën të mbyllin gojët e ndershme. Flisni kundër atyre që u bënë vegla për mbrojtjen e drogës”. Së dyti, nuk duhet të ndiheni të vetmuar, të shkëputur e të ndarë nga njëri- tjetri. Në shoqëri, në politikë qëllimi i të gjithë shqiptarëv­e që nuk janë përfshirë me krimin është një: një Shqipëri të çliruar nga krimi, ku sundon ligji, një Shqipëri ku ka drejtësi, ku ka liri dhe konkurrenc­ë të ndershme. E vërteta tjetër e madhe është se e vetmja arsye pse Saimir Tahiri është i lirë dhe Edi Rama është ende në pushtet është se ne nuk kemi reaguar. Kur ne të bëhemi të gjithë bashkë, mijëra shqiptarë të bashkuar përballë Edi Ramës, përtej ngjyrimeve politike, përtej paragjykim­eve, atë çast pushteti i Edi Ramës merr fund. Dhe bashkë me të, edhe pushteti i krimit. Kjo ditë do të vijë. Shpejt.

Siç këshillont­e gjyqtari hero i luftës kundër mafies, Paolo Borsellino: “Flisni për krimin. Flisni në radio, flisni në televizion, flisni në gazeta. Flisni kudo, por flisni. Flisni kundër atyre që heshtën. Flisni kundër atyre që u përpoqën të mbyllin gojët e ndershme. Flisni kundër atyre që u bënë vegla për mbrojtjen e drogës”

 ??  ?? BASHA DJE GJATE FJALES NE KUVEND
BASHA DJE GJATE FJALES NE KUVEND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania