Panorama (Albania)

Banka e ka humbur monopolin e tregut financiar

Bashkëshor­ti u pushua nga puna pas ngacmimit të një kolegeje

-

Konfliktet për shkak të xhelozisë dyshohen si shkaku i tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë me një çift shqiptar në Itali.

Mediat vendase, të cilat u referohen burimeve nga grupi hetimor, raportojnë se çifti Migena Këllezi dhe Dritan Sulollari ishin në proces ndarjeke. Ndonëse ata jetonin ende në të njëjtën çati, marrëdhëni­e e tyre nuk funksionon­te më si çift. Dhe ndarja në banesa të ndryshme për momentin ishte e pamundur, së paku nga ana e 37- vjeçarit, i cili prej pesë muajsh ishte pushuar nga puna dhe ende nuk kishte arritur të gjente një tjetër. Për këtë shkak, marrëdhëni­et vetëm sa ishin acaruar deri në ditën kur gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike për jetën e 30- vjeçares me origjinë nga Elbasani. Ajo u masakrua me thikë në fyt nga i shoqi, ndërsa sipas të dhënave të Policisë italiane, ngjarja ka ndodhur ndërkohë që në banesë ka qenë edhe djali i tyre 8- vjeçar.

"37- vjeçari Dritan Sulollari ishte pushuar nga puna pesë muaj më parë në restoranti­n ku punonte, pasi ai ishte akuzuar për ngacmim seksual. Pronari e kishte pushuar, pasi Dritani ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualish­t një kolege. Ai kishte molestuar një kolege dhe rasti u bë i njohur, pasi vetë kolegia kishte bërë denoncimin", shkruajnë mediat italiane.

"Il picolo" shkruan se nga hetimet e Policisë rezulton se martesa e tyre ishte në krizë, ndërsa Dritan Sulollari po ndahej nga Migena Këllezi. "Ndonëse ata jetonin ende në një shtëpi, praktikish­t ata po ndaheshin. Po ashtu, në profilin e saj në ' Facebook' gruaja nuk postonte më foto me bashkëshor­tin e saj, ndërsa aty kishte foto me kolegë, por edhe të djalit të saj", bën të ditur Policia. Pas vrasjes makabre, djali 8 vjeç i çiftit është strehuar te një mik i familjes. Ndërsa gjyshërit që jetojnë në Shqipëri, mësohet se janë nisur drejt Italisë, sapo morën lajmin e rëndë të vrasjes së vajzës së tyre.

Par shkak të ngjarjes mjaft sensitive që ka tronditur jo pak banorët e Udines, ku ndodhi edhe krimi i rëndë, mediat kanë investigua­r edhe se si dy shqiptarët kanë mbërritur në Itali dhe janë integruar në jetën e këtij vendi. Sipas të dhënave, rezulton se rreth 20 vite më parë, Dritan Sulollari kishte mbërritur në Itali. "Detin natë, e ke parë ndonjëherë? Ai po që është i frikshëm". Ai zbriti në Puglia kur ishte 17 vjeç, në vitin 1998.

Pas udhëtimit me një gomone me katër motorë me 100 kuaj fuqi secili, ai nuk mundi të ulej për dhjetë ditë. Aventura e tij me skafistët kishte qenë dramatike. "Pjesa e përparme e gomones hidhej mbi errësirën e dallgëve dhe kur zbriste poshtë, përplasej në ujë dhe lëshonte xixa. Duket absurde, por kështu ishte. Dhe të qëndroje aty ishte gjëja më e tmerrshme", ka treguar ai për miqtë e tij vite më pas. Ai kishte shkuar vetëm në Itali dhe pas një periudhe në ilegalitet, kishte arritur të merrte dokumentet dhe kishte gjetur një punë. Punonte si kamerier në piceri.

Pas një pelegrinaz­hi të gjatë, kishte ndaluar në Gradisca d'Izonzo. Dhe pikërisht aty ishte njohur me bashkëshor­ten me të cilën ishte martuar 10 vite më parë. Më pas çifti ishte bërë me një djalë.

"37- vjeçari Dritan Sulollari ishte pushuar nga puna pesë muaj më parë në restoranti­n ku punonte, pasi ai ishte akuzuar për ngacmim seksual. Pronari e kishte pushuar, pasi Dritani ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualish­t një kolege

 ??  ?? Çifti Migena Këllezi dhe Dritan Sulollari
Çifti Migena Këllezi dhe Dritan Sulollari
 ??  ?? Policia duke transportu­ar trupin e viktimës
Policia duke transportu­ar trupin e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania