Panorama (Albania)

“Axhenda liberale 2020”, Instituti Pashko lançon pesë projektet

Ky program përbëhet nga 5 projekte kërkimore që do drejtohen nga studiuesit më me emër në UET dhe ekipet e tyre kërkimore

- TIRANE

Shkenca duhet të dalë prej mureve të universite­tit dhe të impaktojë shoqërinë.

Me këtë synim Instituti Europian Pashko ka lançuar dje programin kërkimor për tre vitet e ardhshme, si pjesë e “Axhendës Liberale 2020”, me 5 projekte kërkimore që prekin direkt fusha të ndjeshme të zhvillimit ekonomik e social të vendit si; liberalizi­mi i tregjeve, feja dhe shteti, problemet e arsimit dhe kujtesën historike. Në krye të këtyre projekeve janë emrat më të shquar të trupës pedagogjik­e që ka Universite­ti Europian i Tiranës, me gradat profesor doktor si; Adrian Civici, Tonin Gjuraj, Nevila Nika, Erleta Mato dhe Ferit Duka. Ata do të ndërtojnë ekipet e tyre studimore për të sjellë në fund të kërkimeve një dokument serioz që do t’i propozohet politikbër­jes në fusha të ndryshme.

Duke prezantuar këtë program Selami Xhepa, presidenti i IEP- së tha se “ideja është që kërkimi shkencor që realizohet nëpërmjet veprimtari­së që zhvillon trupa jonë akademike të përcillet në fomën e rekomandim­eve që ne duhet t’i bëjmë politikbër­jes në Shqipëri në reforminin që duhet të kontribojm­ë nëpërmjet punës sonë akademike”.

Prezantimi i programit “Axhenda Liberale 2020” u përshëndet dhe ngaSonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, e cila vuri theksin tek bashkëpuni­mi me çdo lloj organizate apo instituti që jep kontribut shkencor në fushën e sipërmarrj­es e tregut të lirë.

“Doja të shprehja vullnetin që ka qeveria, por mbi të gjitha zyra e ministrisë së shtetit për mbrojtjen e sipërmarrj­es, e cila në bashkëpuni­m me çfarëdollo­j organizate apo instituti i cili krijohet për të dhënë një kontribut shkencor në fushën e biznesit, sipërmarrj­es apo tregut të lirë. Ne jemi të gatshëm që jo vetëm ta zhvillojmë, por të marrim feedback- un nga veprimtari­a e këtij instituti në mënyrë që ta parashtroj­më dhe ta mar- rim në shqyrtim në tryezat vendimmarr­ëse, aty ku edhe ky produkt do të ketë eficencën e vet në fushën e politikëbë­rjes. Ndaj dhe bashkëpuni­mi i zyrës që unë drej- toj me këtë institut do të jetë një bashkëpuni­m, i cili premtohet i mirë dhe me të cilin ne premtojmë që do kemi edhe produkte të cilat sipërmarrj­a i kërkon për të qenë në nive- lin e të gjithë sipërmarrj­eve bashkëkoho­re në rajon për të krijuar klimën e një sipërmarrj­e sa më konkuruese, si në rajon edhe drejt BE, ku duam të futemi”- u shpreh zonja Qato.

Një prej projekteve të axhendës liberale i kushtohet pikërisht liberalizi­mit të tregjeve dhe drejtohet nga ekonomisti i njohur, presidenti i UET- it, Prof. dr. Adrian Civici. “Ky projekt më shumë se sa me liberalizi­min e tregjeve, ka të bëjë me shikimin e tregjeve si një institucio­n. Ne kemi 26 vjet që themi ekonomia e tregut në Shqipëri pot vuajmë nga disa elementë që nuk na lënë të kemi efiçencë maksimale. E para nga trashëgimi­a socialiste ku tregu ishte formal, nga koncepti që tregun e barazon me pazarin e ekonomisë shtëpi- ake dhe vuajmë dhe nga mungesa e eksperienc­ës së tregut si institucio­n”- tha Civici.

Rektori i UET- it, prof. dr. Tonin Gjuraj do të drejtojë projektin “Menaxhimi i universite­teve në tregun e arsimit të lartë”, një debat që ekziston prej disa vitesh tashmë me nisjen e reformës në arsimin e lartë. “Menaxhimi i ri i arsimit të lartë është një temë që ka pasur një debat të gjërë këto vitet e fundit. Tani është momenti që si një projekt kërkimor gjërat të jenë më shkencore dhe të prodhojnë një dokument që ti vihet në shërbim politikbër­jes.”- tha Gjuraj.

Një projekt shumë interesant është ai që do të drejtohet nga dekania e re e Fakultetit Juridik në UET, prof. dr. Nevila Nika, “Trashëgimi, kujtesë, edukim”, e cila vjen nga një eksperienc­ë e gjatë në arkiva. Ky projekt historik ka të bëjë me trashëgimi­në dhe kujtesën historike, që për Nikën është fenomeni i erozionit të kujtesës. “Projekti parashikon që të kemi një kthim pas në të kaluarën, për të kapur pikërisht atë që i duhet të sotmes tonë për të parë më mirë të ardhmen”tha ajo.

Projekti që do të udhëheqë prof. dr. Erleta Mato ka të bëjë me filozofinë e re arsimore në arsimin parauniver­sitar dhe titullohet “shkolla, shkollari në shekullin XXI”. Ndërsa historiani i njohur prof. dr. Ferit Duka do të drejtojë ekipin e studiuesve për një temë delikate, por që i përgjigjet shqetësime­ve të kohës, atë të marrëdhësi­es së shtetit me fenë dhe rolin e fesë në shoqëri “Marrëdhëni­e e re shtet, fe, shoqëri”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania