Panorama (Albania)

Boçi: Akademia e kanabisit ka mundur Akademinë e Shkencave

-

Deputeti i PD- së, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në Parlament deklaroi se në Shqipëri bota e krimit dominon gjithçka. Boçi solli në vëmendje kërkesën e profesorëv­e të Akademisë së Shkencave në Komisionin e Medias, të cilët kërkuan 109 milionë lekë buxhet, ndërkohë që vetëm në makinën e Orest Sotës, personit të ndaluar me patentat e ish- ministrit Saimir Tahiri, u gjet një sasi eurosh, e cila e konvertuar në lekë, arrin në 117 milionë lekë. “Në Komisionin e Medias kemi përjetuar një situatë tragjikomi­ke, kur përballë nesh u ulën 5 akademikë të nderuar, të përkulur nga pesha e mendimeve. Në fakt, ata kërkonin të drejtën e tyre, të drejtën e Akademisë së tyre dhe komizmi i situatës është që shuma që ata kërkonin ishte 109 milionë lekë të rinj. Pyetja ime është sa lekë u kapën në makinë e Sotës? 835 mijë euro, të cilat janë të barabarta me 117 milionë lekë. Pra në Shqipëri akademia e kanabisit ka mundur Akademinë e Shkencave. E thënë ndryshe, në gjuhën e krimit, ia ka hedhur çelësat në det. Tragjikomi­zmi vazhdon edhe në sallën e Parlamenti­t, ku kryetari vazhdon të bëjë profesioni­n e varrosjes së fjalës së lirë të opozitës. Unë nuk jam i zhgënjyer me fjalën e Gramozit. Unë i referohem fjalës sime të parë kur kam kundërshtu­ar vendosjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamenti­t. Në atë kohë kam thënë se gardiani i telave me gjemba të diktaturës nuk mund të bëhet gardiani i fjalës së lirë. Volinë e parë e Parlamenti­t, s’mund të bëhet pushka e parë që godiste fjalën e lirë kur ajo kapërcente kufijtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania