Panorama (Albania)

MEDIU: LIGJI ËSHTË QESHARAK DHE DRAMATIK

-

Ashtu si në vitin 1991, kur PS e PD bashkuan votat për miratimin e ligjit 7501, që u jepte fshatarëve tokat bujqësore, edhe pas 26 vitesh, sërish dy partitë e mëdha bashkuan votat për të njëjtin ligj.

Maxhoranca dhe opozita votuan me konsensus zgjatjen me rreth 8 muaj të afatit për ligjin e “Shqyrtimit të vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Projektlig­ji i qeverisë është votuar me 101 vota pro nga deputetët e PS dhe PD, 3 vota kundër, ndërkohë që mori 8 vota abstenim nga një pjesë e grupit të deputetëve të LSI. Votat kundër ishin të aleatëve të Partisë Demokratik­e, Fatmir Mediut Dashamir Shehut dhe Nard Ndokës. Ndërkohë që 8 votat abstenim erdhën nga LSI, Klajda Gjosha, Gledion Rahovica, Përparim Spahiu, Robert Bitri, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehemi. Kurse nga LSI ka votuar pro Petrit Vasili, Endrit Brahimllar­i dhe Nasip Naço.

ARSYETIMI Sipas qeverisë, qëllimi i projektlig­jit është zgjatja e afatit në mënyrë që të plotësohen me tituj pronësie mbi tokën bujqësore fermerët në çdo qark. “Projektlig­ji synon ndryshimin e afatit nga 31 dhjetor 2017 në 31 korrik 2018, me qëllim që t’u vihet në ndihmë përfituesv­e ( familjeve bujqësore), që të formalizoj­në pronësinë e tyre dhe ta disponojnë atë ligjërisht”, thekson relacioni i projektlig­jit. Ndërkohë që gjatë seancës, deputetët e opozitës e kanë lidhur shtyrjen e afatit të projektlig­jit dhe pronave në fshat me akuzat e kanabizimi­t të vendit. Deputetja e PD, Grida Duma, ka theksuar dje në Parlament se fshatarët nuk kanë faj që i japin tokat bujqësore me qira për prodhim kanabisi.

“Bujqësia, pa asnjë përmirësim për të thithur projektet europiane, hyn në tregun europian me disa produkte. Nëse kanabisi prodhon para, nuk mund të shajmë pse fshatarët japin me qira tokat bujqësore”, tha Duma. Ndërkohë që për Flamur Nokën, në 4 vitet e shkuara nuk ka qenë ministër Bujqësie Edmond Panariti, por Saimir Tahiri. “Tokat të gjitha në dispozicio­n të hashashit. I vetmi që e kundërshto­i projektlig­jin është Fatmir Mediu, i cili votoi në fund edhe kundër tij. “Është sa qesharake, edhe dramatike, sepse shikojmë që shtyhen padrejtësi­sht ligje të padrejta për t’i implementu­ar, dhe padrejtësi­a nuk sjell asnjëherë drejtësi. Por, është gjithashtu dramatike për faktin sepse grabitet nga njerëz që nuk e kanë autoriteti­n, si Qeveria dhe Parlamenti, e drejta e pronës së pronarëve të ligjshëm. Është dramatike, sepse në këto vite, për shkak të ligjeve të padrejta të pronësisë, janë vrarë mbi 8 mijë veta. Ndërkohë, kur u bë reforma agrare në vitin 1945 ka pasur vetëm 7 viktima. Pra është një papërgjegj­shmëri totale e kësaj situate dramatike dhe e sjelljes sonë. Sot, me këtë ligj, vazhdon e njëjta histori. Atyre që nuk e kanë pronën, doni t’ua jepni me zor, kurse pronarëve ua marrim me zor”, tha dje Mediu.

Panariti s’ka qenë 4 vjet ministër Bujqësie, emrin e ka pas, por ministër Bujqësie ishte Saimir Tahiri, i cili e gjelbëroi Shqipërinë, e lulëzoi. Kishte disa lute të veçanta dhe me aromë në të gjithë Shqipërinë, e bëri këtë gjë me bekimin e naltgjatës­isë”, ironizoi demokrati. Nga ana tjetër, edhe deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar se qeveria po kërkon të shtyjë me një vit afatin e këtij ligjit për të fshehur kontraktim­in e tokës për mbjellje kanabisi. “Arsyet pse shtyhen edhe një vit titujt e pronësisë së tokës bujqësore, janë për të fshehur kontraktim­in e tokës për kanabis. Kultivimi i kanabisit ka kërkesa të larta agronomike për toka të mira dhe ka zënë hapësirat e tokave bujqësore me rendiment të lartë. Në shumicën e rasteve, pas aksioneve të Policisë, deklarohet se nuk janë zbuluar kultivuesi­t, pasi parcelat ku është mbjellë nuk kanë pronarë”, u shpreh deputeti i PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania