Panorama (Albania)

Pronat, ndryshon praktika e aplikimit për kompensime­t

Qytetarët, kërkesë online përmes portalit “e- Albania”

-

Për të mësuar në çfarë stadi është dosja, nëse ka problemati­ka apo mangësi në dokumentac­ion, qytetarët nuk do ta kenë më të nevojshme të rendin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Ky shërbim, duke nisur nga sot, do të mund të ofrohet online përmes portalit qeveritar “e- Albania”, duke iu lehtësuar punë dhe njëherazi kohë pronarëve. Vetë ATP përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije praktikën e re, duke vënë në dukje faktin se përmes saj synohet që t’i jepet zgjidhje mbingarkes­ës së krijuar në sportelet e institucio­nit. “Çështja e pronave mbetet ende mjaft e ndjeshme dhe në sportelet fizike të Agjencisë së Trajtimit të Pronave mbërrin një numër i konsiderue­shëm kërkesash që kërkojnë të marrin përgjigje. Posaçërish­t, online në portalin ‘ e- Albania’ qytetarët e interesuar mund të kryejnë shumë shpejt dërgimin e një kërkese për informacio­n në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga ATP- ja”. Për të përfituar nga ky shërbim i ri, qytetarët mjafton të jenë të regjistrua­r në portal. Për të bërë këtë, nevojitet vetëm një mjet identifiki­mi. Veç kërkesës për t’u njohur me statusin e dosjet, pronarët mund të shfrytëzoj­në dritaren elektronik­e edhe për depozitimi­n e ankesave që mund të kenë. Për t’i paraprirë çdo pritshmëri­e, ATP ka dhënë informacio­n edhe për afatet e shqyrtimit të çdo apliki- mi. “Me anë të dërgimit online të kërkesës për marrjen e informacio­nit, vetë ATP- ja, përmes personave përgjegjës, kryen shqyrtimin e kërkesës bashkë me dokumentac­ionin shoqërues. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, ajo trajtohet nga specialist­ët dhe brenda 30 ditësh qytetarit të interesuar i kthehet përgjigjja online përmes e- mailit, si dhe te seksioni ‘ Hapësira ime’, në portalin ‘ e- Albania’. Në rast se përgjigjja kërkohet edhe në letër, atëherë qytetari duhet të paraqitet fizikisht pranë sporteleve të ATP- së. Edhe kur aplikimi për kërkesën nuk është sipas rregullave të paracaktua­ra, sërish njoftimi i qytetarit bëhet me e- mail, duke shmangur çdo lloj keqkuptimi të mundshëm. E njëjta procedurë ndiqet edhe nëse qytetari ka ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga ATP- ja”, mbyllet njoftimi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Aktualisht ka përfunduar vlerësimin financiar për dosjet e para ’ 95. Në harkun e më pak se dy viteve, pas miratimit të ligjit të ri, janë vlerësuar thuajse gjysma e vendimeve, nga 26 mijë që janë në total. Në fillim të majit, ATP publikoi edhe regjistrin me vlerësimin ekonomik për vendimet ’ 95. Nga 6838 dosje që i takojnë kësaj periudhe, vetëm për 4454 kishte faturë. Për pjesën tjetër të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania