Panorama (Albania)

Sekuestroh­en bilancet financiare të Sotës, Qato 1 orë në Prokurori

"Sota- Tahiri", Prokuroria nis hetimin pasuror ndaj ish- ministrit, verifikim edhe për familjarët dhe krushqit e tij

- ERALD DELIU

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestrua­r ditën e djeshme të gjitha bilancet financiare të firmës private që drejtohet nga biznesmeni Orest Sota dhe i ati i tij.

Organi i akuzës kërkon të ketë sa më shumë detaje në lidhje me aktiviteti­n e kësaj firme, bilancet financiare dhe transaksio­net, për të verifikuar nëse është e mundur që nga kjo firmë të kenë ardhur 863 mijë eurot e sekuestrua­ra në mjetin që drejtohej nga Orest Sota në Elbasan. Deri më tani, biznesmeni 25- vjeçar i qëndron dëshmisë se paratë i kishte për të blerë një sasi të konsiderue­shme hekuri te kompania "Kurum", ndërsa kjo e fundit ka rrëzuar versionin e biznesmeni­t që është në burg. Për këto arsye, pasi sekuestroi librin e shitblerje­ve të "Kurum", organi i akuzës kërkon detaje më të plota edhe nga aktivitete­t financiare të biznesmeni­t. Bilancet do të lexohen nga ekspertë të certifikua­r kontabël. Burimet thonë se para pak kohësh, disa nga aktivitete­t e biznesmeni­t ishin pranë falimentit, çka ngre dyshime të arsyeshme te prokurorët për burimin e dyshimtë të parave të sekuestrua­ra. Ndërkohë, për patentat e ish- ministrit Tahiri do të merret në pyetje shoferi i tij, si edhe do të analizohen të dhënat e sistemit TIMS, pasi ka dyshime se Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë të paktën tri herë jashtë vendit.

QATO TE KRIMET E RËNDA

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, ka qenë ditën e djeshme te Prokuror- ia e Krimeve të Rënda në një takim me prokurorët e çështjes "Sota". Burimet thonë se Qato, në takimin 1- orësh ka diskutuar me prokurorët në lidhje me hetimet e çështjes. Lëvizja vjen rreth tri ditë pasi Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompete­ncë për rastin dhe në një kohë kur ndaj Policisë së atjeshme u hodhën akuza nga opozita për fshehje të ngjarjes. Duke qenë se hetimi shtrihet edhe në Elbasan, Qato do të ketë një rol kyç në hetimet e atjeshme. Burimet thonë se ai do të bashkëpuno­jë me prokurorët për hetimet e mëtejshme. Deri më tani nuk dihet as burimi i saktë i parave, por as destinacio­ni i tyre.

HETIM PASUROR FAMILJES SË TAHIRIT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistrua­r hetimin pasuror ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si edhe ndaj të afërmve të tij, pas akuzave për korrupsion dhe trafik droge. Burimet thonë për "Panoramën" se një grup tjetër prokurorës­h, i ndryshëm nga ai që heton Habilajt, do të merren me hetimin pasuror të Tahirit dhe familjes së tij. Ata kanë nisur tashmë të dërgojnë shkresa për verifikim llogarish bankare dhe të pasurive të paluajtshm­e. Burimet konfirmojn­ë se në sitë të verifikime­ve pasurore do të jenë edhe të afërm të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Grupi i punës po bashkëpuno­n edhe me institucio­ne si ILDKP- ja për pasuritë e deputetit të PS- së. Gjithashtu, do të verifikohe­n edhe pasuritë e bashkëshor­tes, familjes së saj, si edhe të personave të tjerë që kanë lidhje krushqie me Tahirin. Prokurorët po verifikojn­ë edhe me autoritete­t portuale në vend, nëse ka ndonjë mjet lundrues në pronësi të ish- ministrit Tahiri, apo familjarëv­e të tij. Kjo lëvizje është bërë pas zbulimit të patentës për mjet lundrues të Tahirit, në mjetin që drejtohej nga Orest Sota.

 ??  ?? Tahiri me dy avokatët në Prokurori
Tahiri me dy avokatët në Prokurori
 ??  ?? Biznesmeni Orest Sota
Biznesmeni Orest Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania