Panorama (Albania)

Guvernator­i optimist për ekonominë në 2018: Rritja do të vazhdojë

“Ekonomia të mos privohet nga kreditimi, duhet të zgjerohen edhe alternativ­at e tjera të financimit”

- DORINA AZO

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se ekonomia dhe sektori bankar kanë shënuar zhvillime pozitive.

Ai u shpreh optimist edhe për rritjen ekonomike në vitin 2018. Në punimet e konferencë­s vjetore të Bankës së Shqipërisë, guvernator­i vlerësoi se rritja e ekonomisë është mbështetur nga konsumi dhe investimet e huaja. “Tremujori i fundit i vitit e gjen ekonominë shqiptare në një situatë ekonomike e financiare në përmirësim të vazhdueshë­m. Treguesit e rritjes dhe të punësimit kanë shënuar një kurbë rritëse dhe pritshmëri­të për vitin 2018 mbeten pozitive. Konsumi dhe investimet e huaja kanë dhënë një kontribut të rëndësishë­m në aktiviteti­n ekonomik dhe pritet të sjellin një rritje të mëtejshme të produktivi­tetit dhe rritjes së konkurrues­hmërisë”, u shpreh Sejko. Për sa i përket stabilitet­it financiar, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë veçoi rënien e kredive të këqija me 10 për qind. “Një tablo pozitive karakteriz­on edhe stabilitet­in financiar të vendit. Arritja më e spikatur në këtë drejtim është rënia e dukshme e kredive të këqija në bilancet e sistemit bankar. Masat e marra në mes të vitit të kaluar kanë dhënë një efekt të qenësishëm, të materializ­uar në reduktimin e kredive të kë- qija me rreth 10 pikë përqindje poshtë nivelit maksimal të regjistrua­r në vitin 2015. Zhvillimet pozitive të sektorit bankar dhe të ekonomisë kanë mbështetur përmirësim­in e mëtejshëm të treguesve të kapitalizi­mit, likuiditet­it dhe të përfituesh­mërisë. Dy muaj para përfundimi­t të vitit, ne vlerësojmë se industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar, në kushtet e një situate optimale të likuiditet­it dhe të kapitalizi­mit të veprimtari­së, një premisë kjo e rëndësishm­e për mbështetje­n financiare të zhvilli- meve ekonomike të vendit”, tha Sejko. Guvernator­i Sejko u shpreh se tregu financiar duhet të zgjerohet, jo vetëm nëpërmjet bankave, por dhe instrument­eve të tjera, me qëllim që ekonomia të mos privohet nga financimi. “Instrument­et financiare me ma- turitet afatgjatë janë të rralla, ndërkohë që ato afatshkurt­ra jashtë sistemit bankar janë apatike dhe të fragmentua­ra, si në produkte, ashtu dhe në tregje. Fryt i kësaj arkitektur­e financiare është një lloj presioni i shtuar mbi sistemin bankar, duke privuar ekonominë nga alter- nativat e tjera të financimit përtej atyre që ofrojnë bankat. Ky boshllëk nuk mund të mbushet në mënyrë të sforcuar nga sistemi bankar. Është e pranuar gjerësisht se çdo segment i tregut financiar luan rolin e tij bashkëplot­ësues dhe jo zëvendësue­s”, u shpreh Sejko.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko dje në konferencë­n vjetore të Bankës së Shqipërisë
Guvernator­i Sejko dje në konferencë­n vjetore të Bankës së Shqipërisë
 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj dje me presidenti­n e rajonit të Pulias, Michele Emiliano
Kryebashki­aku Veliaj dje me presidenti­n e rajonit të Pulias, Michele Emiliano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania