Panorama (Albania)

Presidenti Meta: Rritja ekonomike 4% nuk garanton mirëqenie

-

Presidenti Ilir Meta, dje gjatë punimeve të konferencë­s së Bankës së Shqipërisë deklaroi se rritja ekonomike në 4 për qind është ende e pamjaftues­hme për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. “Megjithatë, edhe pse trendi rritës i ekonomisë shqiptare pritet të vazhdojë gjatë periudhës 2017- 2019, sfidat që kemi përpara janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Së dyti, kthimi i ekonomisë në ekuilibër duke nënkuptuar një rritje ekonomike afatmesme dhe afatgjatë prej 3.5- 4% është sërish i pamjaftues­hëm për të garantuar një efekt të prekshëm mbi mirëqenien e shtresave të gjëra të shoqërisë, si dhe për të konverguar më shpejt me standardet e vendeve të Bashkimit Europian”, tha Presidenti i Republikës. Në këto kushte, Presidenti Iir Meta veçoi domosdoshm­ërinë e reformave, sidomos ato për përmirësim­in e klimës së biznesit. “Në këtë kuadër, progresi i reformave strukturor­e është jetik për të mbështetur konvergimi­n e shpejtë ekonomik dhe institucio­nal me vendet e Bashkimit Europian. Reformat e ndërmarra duhet të ndikojnë në ndryshimin e strukturës së ekonomisë, si dhe në përmirësim­in e ambientit ligjor e institucio­nal që përcakton nivelin dhe përbërjen e investimev­e në vend. Nevojiten masa të menjëhersh­me për të përmirësua­r seriozisht klimën e biznesit, për të reduktuar informalit­etin dhe korrupsion­in, si dhe për të promovuar konkurrenc­ën ndërsektor­iale. Duhet të ndërmerren politika strukturor­e që rrisin nivelin e kapitalit njerëzor, përmirësoj­në infrastruk­turën e zhvillimit dhe promovojnë qeverisjen e shëndetshm­e të kompanive publike dhe private”, u shpreh Meta.

 ??  ?? Presidenti Meta dje gjatë fjalës
Presidenti Meta dje gjatë fjalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania