Panorama (Albania)

Veliaj: Bashkëpuni­m me Pulian për mirëmenaxh­imin e Ujësjellës­it

-

Kufizimet në ujin e pijshëm në kryeqytet duket se i kanë orët e numëruara. Krahas nismës për të reduktuar humbjet në rrjet, Bashkia e Tiranës është drejt finalizimi­t të marrëveshj­es së bashkëpuni­mit për menaxhimin dhe trajtimin e ujit të pijshëm me rajonin e Pulias në Itali. Sipas kryebashki­akut Veliaj, miratimi i projekteve të programit INTERREG, u hap rrugë investimev­e të rëndësishm­e në këtë sektor, për t’i dhënë fund shqetësimi­t të qytetarëve për furnizimin me ujë të pijshëm. “Lajmi i parë i mirë ka të bëjë me miratimin e projekteve INTERREG, për bashkëpuni­m midis Ujësjellës­it të Pulias dhe Ujësjellës­it të Tiranës. Në fakt, qëllon që dy ujësjellës­it tanë janë ata që performojn­ë më mirë në vendet respektive. Ashtu siç po bëjmë me BERZH- in për të marrë kredi për dy investime të rëndësishm­e, ashtu do të vazhdojmë edhe masterplan­in me Ujësjellës­in e Pulias, për t’u siguruar që Tirana ka shërbimin më të mirë, edhe në këtë fushë, ashtu siç ka shërbimin më të mirë në fushat e tjera”, tha Veliaj në përfundim të takimit me presidenti­n e rajonit të Pulias, Michele Emiliano, me të cilin u diskutuan përfitimet e përbashkët­a nga projektet e programit INTERREG, Pulia- Shqipëri, me në fokus çështjen e ujit të pijshëm. Kreu i bashkisë nuk kurseu as vlerësimet për performanc­ën e treguar nga UKT në eliminimin e avarive në rrjetin e shpërndarj­es së ujit të pijshëm te konsumator­ët, si dhe në administri­min e të ardhurave. Në fund të vizitës, presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, u vlerësua nga kryebashki­aku Veliaj me Medaljen e Skënderbeu­t. Ndërsa shprehu konsiderat­ë për punën e kryebashki­akut Veliaj në krye të Bashkisë, garantoi bashkëpuni­m të ngushtë në projekte të përbashkët­a për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania