Panorama (Albania)

Basha- Hahn, 2 orë kokë më kokë në PD

Dosja “Minniti” në qendër të bisedës mes dy politikanë­ve

-

Komisioner­i për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, është takuar dje në selinë e Partisë Demokratik­e me kreun e saj, Lulzim Basha. Pas kthimit nga Vlora, ku ishte në një vizitë në qytetin bregdetar e ku Kryeminist­ri ka këmbëngulu­r për disa projekte, Hahn ka qëndruar për dy orë në zyrën e Lulzim Bashës. Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë Reforma në Drejtësi dhe nisja nga puna e procesit të vetingut, për të cilin Lulzim Basha ka shprehur vullnetin e PD- së për të pastruar drejtësinë nga korrupsion­i. Mësohet se mesazhi i Hahn, që ai e artikuloi edhe dje në konferencë­n për shtyp, ishte qëndrimi që duhet të kenë të gjitha partitë politike për çështjen e integrimit, duke e cilësuar atë objektiv kryesor kombëtar. Për kreun e opozitës trafiku i narkotikev­e mbetet rreziku më i madh për vendin dhe anëtarësim­in e Shqipërisë në BE. Mësohet se Basha i ka bërë një ekspoze të opozitës komisioner­it Hahn të lidhjeve të politikës me grupet kriminale, duke sjellë shembuj edhe të blerjes dhe ndikimit të votës në zgjedhjet e 25 qershorit. Nuk dihet nëse në bisedën dyorëshe mes komisioner­it Hahn dhe kryetarit të opozitës Basha është diskutuar “dosja Minniti”, dosja që thuhet se ministri i Brendshëm italian, Marko Minniti, u dorëzoi krerëve të shtetit shqiptar pak ditë më parë, kur bashkë me ministrin Xhafaj nisën operacioni­n e përbashkët kundër krimit, duke krijuar task- forcën speciale “Forca e ligjit”. Kreu i opozitës është treguar shumë i ashpër me qeverinë, kur ka deklaruar se vetingu duhet të nisë nga ministrat dhe Kryeminist­ri. “Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vetingu duhet të nisë nga Kryeminist­ri, ministri i Brendshëm e kryebashki­akët të bërë njësh me bandat”, është shprehur Basha pak ditë më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania