Panorama (Albania)

Atentat mafioz në Ekuador, plagoset rëndë shqiptari

Drejtori i Policisë lokale: I plagosuri ishte në hetim pas vrasjes së një shqiptari tjetër më 30 maj

-

Aktivitete­t e lidhura me trafikimin e drogës dyshohet se ishin motivi i një tentativë vrasjeje të një shtetasi shqiptar, që ndodhi pasditen e së martës, në Ekuador.

Atentati ndaj shtetasit shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndodhi më 7 nëntor 2017, në rrugët "Tungurahua" dhe "Primero de Mayo", në qendër të Guajakilit. Ngjarja u raportua për mediat lokale ditën e mërkurë nga kreu i Drejtorisë Kombëtare të Krimeve Kundër Jetesës, Vdekjeve të Dhunshme, Zhdukjes, Zhdukjes dhe Rrëmbimit, Germán Cevallos. Sipas një prej mediave vendase, "ElComercio. com", ngjarja ndodhi pas orës 17: 00. Drejtori i Policisë shpjegoi se shtetasi shqiptar, që jeton prej 8 vitesh atje, ka mbetur i plagosur rëndë, por ka qenë në gjendje të japë shpjegime për momentin kur është qëlluar. Ai ka deklaruar se po udhëtonte me makinë bashkë me një mikeshën e tij. Në një moment, ajo ka kërkuar që të pinte një cigare dhe ka ulur xhamin. Pikërisht në këtë kohë, nga hapësira e xhamit të hapur është qëlluar me armë zjarri. Sipas Policisë, shtetasi shqiptar u qëllua nga dy persona që e ndoqën atë me motor teksa po udhëtonte me mjetin e tij të blinduar "Ford Explorer", në qendër të Guajakilit. I plagosuri është transportu­ar në spitalin rajonal dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

HETIMET

Mediat lokale në Ekuador shkruanin një ditë më parë se i plagosuri, të cilit iu bë atentat, është shtetas shqiptar, por ka marrë edhe nënshtetës­inë atje, pasi jeton prej tetë vitesh. "Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj, po ashtu shtetas shqiptar", ka deklaruar për mediat lokale drejtori i Policisë, Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare u vra duke ecur në periferi të Guajakilit nga dy persona që e qëlluan nga një motor. Bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit shqiptar Ilir Hidri. "Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili do të ishte përgjegjës për tri vrasje. Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales. Krimi tjetër ndodhi në gusht, në një diskotekë në veri të qytetit. Xavier S. do të kishte të bënte gjithashtu me vjedhjen e një automjeti të blinduar, që i përket një kompanie të letrave me vlerë, i cili ishte parkuar jashtë një ndërtese tregtare në ' Los Alamos', në veri të qytetit, më 28 shtator 2017. Gjurmët e gishtave u gjetën në automjetin që i përkiste të paraburgos­urit, i cili regjistron të dhënat penale për trafikimin e substancav­e narkotike", shkruan e përditshmj­a "ElComercio. com".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania