Panorama (Albania)

Në kërkim ndërkombët­ar për vrasje e përdhunim, Gjykata e Krujës liron Ilir Pajën

Vendimi nga Enkelejda Hoxha, e njëjta gjyqtare që liroi Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit Arben Zylyftari

- KRUJE/

Gjykata e Krujës liroi dje një person të shpallur në kërkim ndërkombët­ar për disa vepra të rënda penale.

Gjyqtarja që liroi shtetasin Ilir Paja nga burgu i FushëKrujë­s është Enkelejda Hoxha, e njëjta që i dha lirinë dy ditë më parë të dënuarit Genc Tafili. Sipas të dhënave, gjyqtarja vendosi “arrest shtëpie” për periudhën që i ka mbetur për të shlyer dënimin ( 1 vit). Paja vuante dënimin prej gjashtë vitesh heqje lirie për plagosjen me dashje të një efektivi të Policisë, gjatë operacioni­t që blutë kishin ndërmarrë për arrestimin e tij, në mars të vitit 2008, për llogari të Interpolit. Sipas të dhënave, Paja ka dorëzuar në gjykatë raport mjekësor, në të cilin konstatohe­t se ai ishte i sëmurë. Me argumentin se për shkak të sëmundjes, të dënuarit i rrezikohej jeta, trupa gjykuese ka vendosur lirimin e tij. Ndonëse kjo masë është kundërshtu­ar nga Prokuroria, Gjykata ka marrë parasysh kërkesën e të dënuarit për ndryshimin e masës nga “burg” në “arrest shtëpie”. PLAGOSJA E POLICIT Në një rindërtim të skenës së ngjarjes, Prokuroria pohoi asokohe se agjentët e Sektorit të Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit në Policinë e Tiranës, Blendi Haxhimali dhe R. Mete, kanë qenë me shërbim përballë maternitet­it “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Rastësisht agjenti B. Haxhimali ka vënë re personin që po lëvizte me makinën “Fiat Punto” me targa BC 983 DP, ngjyrë gri. Ky person ngjasonte me të kërkuarin ndërkombët­ar Ilir Paja. Menjëherë agjenti ka lajmëruar eprorin e tij, D. Muça, ndërsa ky i fundit ka autorizuar ndjekjen e personit të dyshuar dhe se edhe ai bashkë me drejtuesin e sektorit të Operacione­ve Speciale, A. Caka, po shkonin për në vendin ku ishte dhënë informacio­ni. Makina me të cilën lëvizte Ilir Paja ka mbërritur te kryqëzimi pranë ish- farmacisë nr. 10, por për shkak të trafikut, është detyruar të qëndrojë në radhën e parë te kryqëzimi fare pranë policit që po drejtonte qarkullimi­n. Në këtë kohë, në korsinë në krah të majtë të personit të dyshuar, duke qenë se ajo ishte bosh, ka hyrë mjeri tip “Benz”, ku ndodheshin eprorët e agjentëve të Policisë që kishin ndjekur me motor Ilir Pajën deri në atë moment. Sapo ka parë policët që po i drejtohesh­in atij, Ilir Paja ka reaguar duke lëvizur makinën indietro me shpejtësi. Ai ka marrë poshtë motorin e agjentit B. Haxhimali, ndërsa mjeti ka vazhduar lëvizjen duke kaluar trafikndar­ësen dhe duke mbajtur nën vete zvarrë motorin dhe agjentin e Policisë. KRIMET NË ITALI Ilir Paja, personazhi i njohur për arratisjet spektakola­re nga burgjet italiane, rrezikon të dënohet me gati 17 vjet burg për akuzat e ngritura ndaj tij, si autor i një sërë krimesh të rënda në Itali. Sipas organit të akuzës, Paja akuzohet për disa vepra penale të kryera në territorin italian, mes të cilave edhe “vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpuni­m”, “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit” dhe “marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të mitura”. Referuar hetimeve, Paja kishte qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur shtetasit Gonzalo Ramirez dhe Enrike Erelana, ndërsa i pari ka ndërruar jetë një ditë më pas. Një tjetër episod i rëndë, sipas akuzës, ishte ai i dhunimit seksual të një 19- vjeçareje rumune. Bëhet fjalë për kohën ndërmjet arratisjes së tij të parë të qershorit 2006 nga paraburgim­i i Peruxhias dhe deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania