Panorama (Albania)

Shkeljet, gjyqtarja Hoxha i shpëtoi shkarkimit në 2014

-

Gjyqtarja e Krujës, që dha vendimin për lirimin e Genc Tafilit dhe Ilir Pajës, rezulton se është proceduar nga KLD- ja edhe më parë me vërejtje për largim nga detyra. Bëhet fjalë për mbledhjen e datës 15 prill të vitit 2014, ku ministri i Drejtësisë i asaj kohe, Nasip Naço, kishte kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore. Por më pas, gjatë mbledhjes që u zhvillua me dyer të mbyllura, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i dha një masë paralajmër­uese. “Mbledhja vijoi me shqyrtimin e masës disiplinor­e ndaj znj. Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të cilën ministri i Drejtësisë kërkoi paraprakis­ht ndryshimin e propozimit fillestar nga ‘ shkarkim nga detyra’ në ‘ vërejtje me paralajmër­im për shkarkim nga detyra’. Pas diskutimev­e, Këshilli vendosi të miratojë kërkesën e ministrit të Drejtësisë, për masën disiplinor­e ‘ vërejtje me paralajmër­im për shkarkim nga detyra’ për znj. Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhej në njoftimin e dhënë për mediat nga KLDja. Procesverb­ali i mbajtur nga KLD- ja, që mbante vendimin nr. 46, datë 15.04.2014, bënte të ditur se pas ankesës së një shtetasi për zvarritje në gjykim dhe verifikimi­t të rastit nga Inspektora­ti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka rezultuar me shkelje të vazhdueshm­e të ligjit, në punën e saj në veprimtari­në gjyqësore të gjyqtares E. H ( Enkelejda Hoxha). Pasi është kryer procedura dhe dëgjesa e gjyqtares Hoxha, është marrë vendimi për paralajmër­imin e saj për largim nga puna. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë konstaton se në rastin konkret, gjyqtarja E. H. ka vepruar në kundërshti­m me vendimin unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, në marrjen e vendimit të ndërmjetëm të datës 21.09.2012, që në thelb të tij, ky vendim unifikues njëson praktikën mbi rregullat procedural­e penale që lidhen me lirinë më themelore të individit, atë “për arrestin në burg”. Veprimi i gjyqtares ( trupës gjyqësore), duke mos e zbatuar atë, ka pasur si pasojë zgjatjen në kohë, pa dhënë një vendim, ka cenuar lirinë personale të individit, garantuar kjo liri nga Kushtetuta e vendit dhe për rrjedhojë në të gjithë legjislaci­onin e brendshëm penal, por edhe në ekzistencë­n dhe veprimtari­në e Gjykatës Kushtetues­e në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive vetjake. Nisur nga siguria dhe uniformite­ti në interpreti­m që krijojnë vendimet unifikuese, si dhe në rastin konkret, për të gjitha rastet e ngjashme për gjykatat e tjera, mosrespekt­imi i vendimit unifikues nga gjyqtare E. H., trupa gjyqësore, ka krijuar pabarazi në të drejta, ndaj një qytetari të Republikës”, thuhej më tej në njoftimin e dhënë për mediat. Nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se gjyqtarja Hoxha në kundërshti­m të plotë me ligjet në fuqi, sipas debateve dhe vendimit të KLD- së ka vënë në diskutim vendimin unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pra, me pak fjalë, gjyqtarja ka marrë rolin e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetues­e, duke interpretu­ar një vendim të një Gjykate sipërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania