Panorama (Albania)

MARRËVESHJ­ET

-

Presidenti Donald Trump tha të enjten në Pekin se ai dhe Presidenti Xi Jinping janë dakord se ka një zgjidhje për konfliktin me Korenë e Veriut dhe janë zotuar për zgjidhjen e krizës së bashku.

“Unë besoj se ka një zgjidhje për këtë, ashtu si edhe ju”, tha ai pas takimeve me zyrtarët kinezë. Trump tha më vonë, në një deklaratë për mediat, se ai dhe Xi u pajtuan të mos përsërisni­n qasjet e dështuara të së kaluarës, dhe të tilla ka pasur shumë, sepse duhej të merreshin me një kërcënim shumë të rëndë bërthamor. “Ndoshta tani më shumë se kurrë kemi një mundësi për të forcuar marrëdhëni­et mes dy vendeve tona dhe për të përmirësua­r jetën e qytetarëve tanë. Për sa kohë të qëndrojmë së bashku, edhe me të tjerët nëse është e nevojshme, kundër atyre që kërcënojnë qytetërimi­n tonë, ky kërcënim nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë shans”, tha Trump. Presidenti tha gjithashtu të enjten se ai nuk e fajëson Kinën për deficitin e saj gjigant tregtar me SHBA- të. Trump tha se ishte administra­ta e kaluar amerikane ajo e cila lejoi që marrëdhëni­et ekonomike mes dy vendeve të dilnin kaq jashtë linjës. Trump dhe Xi u takuan me zyrtarë kinezë dhe amerikanë për dy orë të enjten në mëngjes. Në deklaratat e përbashkët­a për gazetarët me Trump, pas përfundimi­t të takimeve, Xi tha se të dy udhëheqësi­t kishin përsëritur angazhimin e tyre të përbashkët për të arritur denukleari­zimin e gadishulli­t korean. Xi theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy vende të veçanta, me dy anë ose pikëpamje të ndryshme, dhe se një marrëdhëni­e e shëndetshm­e, e qëndrueshm­e dhe në rritje mes SHBA- ve e Kinës është në dobi të të dyja kombeve. “Ne besojmë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vende me ndikim të rëndësishë­m në Azinë e Paqësorit. Siç i thashë presidenti­t, Oqeani Paqësor është mjaft i madh për të akomoduar Kinën dhe Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti kinez, duke lënë të kuptohet se ka edhe një lloj sheshimi të mosmarrëve­shjeve për Detin e Kinës së Jugut. Presidenti amerikan doli nga bisedimet i bindur se Kina ( për të cilën më parë ai kishte thënë se po Trump tha se negociatat tregtare janë në një fillim shumë të mirë të enjten, pasi bizneset e SHBA- ve nënshkruan 250 miliardë dollarë në marrëveshj­e jodetyrues­e. “Boeing”, “General Electric” dhe “Qualcomm” ishin mes kompanive që fituan më shumë, duke supozuar se marrëveshj­et e arritura mes dy presidentë­ve do të qëndrojnë edhe në kontrata reale, pasi vizita e Trump të përfundojë. “Shtetet e Bashkuara me të vërtetë duhet të ndryshojnë politikat e tyre, sepse deri tani janë pas tregtisë me Kinën dhe sinqerisht me shumë vende të tjera”, tha Trump. e “përdhunont­e” SHBA- në në tregti), do të ishte një aleat i qëndrueshë­m në rajon dhe një partner i besueshëm kur të bëhet fjalë për trajtimin e pabarazive ekonomike mes dy vendeve, në një ndryshim dramatik nga mosmarrëve­shjet e tij të mëparshme me qeverinë kineze.

 ??  ?? Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman
Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania