Panorama (Albania)

Frika nga antikorrup­sioni, miliarderë­t sauditë po shesin investimet

-

Miliarderë sauditë po nxitojnë për të nxjerrë pasuritë e tyre jashtë mbretërisë, pas arrestimit të më shumë se 200 njerëzve të niveleve më të larta, përfshirë 11 princër, të lidhur me akuza për korrupsion apo mashtrim. Disa nga familjet më të pasura të Arabisë Saudite janë në bisedime me bankat dhe kompanitë e menaxhimit të aseteve për të zhvendosur pasurinë e tyre, në mënyrë që paratë dhe pronat e tyre të mos kapen nga spastrimi antikorrup­sion. Prokurori i Përgjithsh­ëm i Arabisë Saudite tha se mbretëria ka thirrur 208 njerëz për t’u marrë në pyetje mbi këtë hetim, duke pasur parasysh se qindra miliarda dollarë janë keqpërdoru­r përmes përvetësim­it dhe korrupsion­it në dekadat e fundit. Rreth 1700 llogari bankare janë ngrirë dhe ata që do të gjenden fajtorë për korrupsion rrezikojnë që pronat dhe pasuritë e tyre të sekuestroh­en nga qeveria. Zyrtarët arabë nuk kanë dhënë emra për individët që po merren në pyetje, duke thënë se po respektojn­ë privatësin­ë e tyre gjatë kësaj faze të procesit. Deri më tani dihet se janë ndaluar të paktën 11 princa dhe 38 ish- ministra të qeverisë me urdhër nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman. Ka edhe shumë emra të tjerë në listë. Disa sauditë të pasur po shesin investimet në vendet fqinje, për t’i kthyer ato në mjete monetare ose likuide jashtë vendit, sipas rreth 6 burimeve të ndryshme të afërta me marrëveshj­et tregtare, që kanë biseduar me “Bloomberg”. Ministria e Informacio­nit e Arabisë Saudite deklaroi se qeveria do të sekuestroj­ë çdo pasuri apo pronë lidhur me korrupsion­in e supozuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania