Panorama (Albania)

Strakosha si pasardhës i Bufonit, shqiptari 100- fishon vlerën e tij

-

Thomas Strakosha ka ditur që ta vendosë me punë dhe duke folur vetëm në fushë emrin e tij, në vitrinën e gjërave më të çmuara dhe më të dëshiruara të Serisë A. Portieri i skuadrës së Lacios, djali i një kampioni legjendar për futbollin dhe portën shqiptare, Foto Strakosha, po hedh hapa të sigurt dhe të mëdhenj si të të atit, ndoshta me një karrierë të projektuar në vazhdim edhe më të pasur dhe mahnitëse se ajo e babait të tij. Mbërritja te Lacio nga Panioniosi si një "i panjohur" dhe rritja e tij e shpejtë nga radhët e të rinjve kryeqyteta­s, më pas Salernitan­a dhe sërish në ekipin bardhekalt­ër, bëri që Strakosha të mos e shpërdoroj­ë asnjë nga bonuset që i dhanë trajnerët e tij. Dhe tashmë po korr gjithë mundin që ai ka mbjellë pas pesë viteve të lodhshme pune në Itali. I talentuar, por edhe shumë serioz e deciziv edhe në drejtimin e repartit të mbrojtjes, jo vetëm mes shtyllave, 22- vjeçari i lindur në Athinë, por që kurrë nuk deshi që ta mohonte kombësinë e tij, tashmë është bërë një objekt dëshirash i rëndë- sishëm edhe për një klub madhështor, për "diktatorët" e Serisë A, në këto gjashtë vite të fundit. Juventusi, i cili në fund të këtij sezoni do të përshëndes­ë legjendën e gjallë, Xhanluixhi Bufon, edhe pse ka një portier të afirmuar si polaku Vojceh Shezni në stol, ka hedhur "grepat" që tani në drejtim të Thomas Strakoshës. Paraqitjet bindëse, sidomos përballë bardhezinj­ve në dy raste, Superkupa e Italisë dhe në kampionat së fundmi, duke i pritur një penallti edhe Dibalës, që i dha fitoren Lacios, e kanë shenjtërua­r Thomasin si një prej "gardianëve" më të fortë në Itali. Dhe në Torino nuk lejojnë që talente si shqiptari t'i shpë- tojnë lehtë. Drejtori i përgjithsh­ëm bardhezi, Xhuzepe Marota, po e vëzhgon dhe po e vlerëson me kujdes situatën e Thomas Strakoshës, i cili qëkur mbërriti nga Panioniosi në verën e vitit 2012 për 75 mijë euro dhe pas xhirimit nga Lacio te Salerninat­a u "shitble" për 300 mijë euro, tani vlera e tij llogaritet të jetë 100- fishuar. Duke parë vlerat e mbrojtësit ekstrem, drejtori sportiv, Igli Tare, e vlerëson "diamantin" e tij të radhës të paktën 30 milionë euro. Natyrisht që një shifër e tillë nuk e tremb Juventusin, nëse vendos që të investojë te Strakosha, sepse realisht ai i meriton të gjitha këto parà, me çfarë ka treguar deri tani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania