Panorama (Albania)

Bushi superstici­oz për tifozët: Bëni magji për fitoren

-

Tifozët janë pjesë e rëndësishm­e në një ekip. Këtë e ka ritheksuar trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, i cili ka bërë thirrje që të ketë mbështetje nga shkallët e stadiumit dhe jo vetëm: "Edhe ai që na ndjek nga shtëpia, duhet të bëjë magji a duhet të falet ( lutet) që Shqipëria të fitojë", është shprehur Bushi.

Goli i parë - "Kemi luajtur shumë mirë në fazën sulmuese, por na ka munguar goli. Futbolli është i çuditshëm, por ne kemi krijuar shumë raste. Mendoj se do shënojmë nesër ( sot). Në Ndeshjen e parë me Irlandën kemi pasur raste për të shënuar, por nuk e bëmë. Besoj që do të shënojmë nesër ( sot) dhe me ndihmën e tifozëve mund edhe të fitojmë".

Strategjia - "Në fillim mendonim se të gjitha ekipet do na sulmonin, por tashmë po na rrinë në mbrojtje dhe e kemi problem. Mendoj se nesër ( sot) duhet të bëjmë durim. Irlanda del shumë shpejt në kundërsulm, ka lojtarë shumë të shpejtë, por duke ruajtur qetësinë mund të bëjmë mirë dhe marrim maksimumin."

Objektivi - "Ne kualifikim­in e ëndërrojmë, por jemi ekip i vogël. Duke pasur Spanjën në grup, është shumë e vështirë të kualifikoh­emi, por jo e pamundur. Nuk është çudi që të mundim edhe Spanjën. Por ne kërkojmë të mundim Irlandën nesër ( sot). Nëse bëjmë këtë lojë që kemi bërë deri tani, do të jem i kënaqur. Nuk ka problem nëse nuk fitojmë, nëse lojtarët japin maksimumin, sakrifikoj­në për shokët dhe bëjnë lojën që kemi bërë deri tani."

Tifozët - "Edhe tifozët janë të rëndësishë­m pasi na japin mbështetje. Edhe ju gazetarët jeni të rëndësishë­m për ne. Nëse tifozi nuk na mbështet, të mos na kërkojë rezultat. Luajmë për fanellën e Shqipërisë dhe duhet ndihma e të gjithëve. Edhe ai që na ndjek nga shtëpia, duhet të bëjë magji, a duhet të falet ( lutet) që Shqipëria të fitojë. Mos ua lini vetëm lojtarëve, sepse nuk fitohet me stadiumin bosh".

Deklarata e Hafizit - "Patjetër që rezultati është i rëndësishë­m, por objektivat i vendosim ne dhe janë që të kemi sa më shumë lojtarë në Kombëtaren A. Edhe rezultatet i kemi pasur, pasi jemi Shqipëria dhe nuk mund të krahasohem­i me Spanjën. Jemi vend i vogël dhe kemi rezultat, sepse Kombëtarja A u kualifikua. Për ne, ky është rezultati i një pune të bërë", deklaroi trajneri i U- 21.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania