Panorama (Albania)

Basha KO, humbet ‘ garda e vjetër’

Panuçi duhet të bëjë pa "boshtin" e De Biazit, ja ndryshimet që priten

- JETON STAMOLLA

Kur ndërron një trajner dhe për më shumë idetë e lojës së një cikli të ndërprerë në mes, pa dyshim që miqësoret vlejnë po aq sa ndeshjet zyrtare.

Fundja të ristruktur­osh diçka nga e para, të kërkosh ta pasurosh dhe ta përmirësos­h atë, është e nevojshme që të kesh "aksesorët" e duhur për t'i dhënë formën që do dhe strukturën e re asaj që kërkon të ndërtosh. Në këtë aspekt, Kristian Panuçi ka treguar se jo vetëm nuk ka frikë të eksperimen­tojë, por ndoshta edhe të tentojë diçka më surprizues­e, edhe pse fati nuk i është përgjigjur siç ai ka dashur. Përpara miqësores me Turqinë, ai nuk mundi që të ketë në dispozicio­n lojtarë të rëndësishë­m në mesfushë si Amir Abrashi dhe Burim Kukeli, që të dy të dëmtuar. Ndërkaq, një tjetër që "dha duart" për një tjetër problem fizik, edhe pse i paralajmër­uar, ka qenë Migjen Basha. Mesfushori i Barit iu bashkua listës së gjatë të mungesave duke hapur kështu një "gropë" të thellë dhe të vështirë për t'u mbushur në pritje të testit të radhës, por, nga ana tjetër, trajneri i Shqipërisë i ka lejuar vetes edhe luksin që të mos grumbulloj­ë edhe Ergys Kaçen, ndonëse në gjendje perfekte fizike.

HUMB GARDA E DE BIAZIT

Që Panuçi nuk ka frikë nga eksperimen­tet dhe nuk pranon alibi në lidhje me mungesat, kjo u pa qartë në sfidat e rëndësishm­e eliminator­e ndaj Italisë dhe Spanjës, kur surprizoi bindshëm edhe në zgjedhjet e tij, sepse fundja, siç vetë ai pranoi, "është më tepër sulmues sesa De Biazi" dhe idetë e tyre për futbollin janë totalisht të kundërta. Por tani duhet parë se si mund të reagojë një si Panuçi edhe në një moment alarmi me shumë mungesa, se si në pritje ndaj Turqisë, ai do të bëjë pa atë që quhej si "garda" e Xhani De Biazit; lojtarë si Abrashi, Basha, Kukeli dhe Kaçe, që kanë mbajtur shpesh mbi shpatulla jo vetëm fatin e mesfushës, por edhe të boshtit të përfaqësue­ses kuqezi. Në pritje të ndeshjes me Turqinë, normalisht që ai do të ketë hapësirë edhe për të parë në aksion lojtarë të rikthyer në Kombëtare, si Lilaj, apo prurje të reja si Ramadani e Latifi, por mbi të gjitha mesfushori­n e AEK- ut, Astrit Ajdareviç. Mbi të do të jenë të drej- tuar më së shumti sytë dhe ai mund të jetë një nga titullarët. Për Turqinë, Kristian Panuçi ka provuar një formacion 43- 3, një projektim sulmues në kundërsulm, por që mund të transformo­het në një 4- 5- 1 në mbrojtje, me dy krahët e repartit ofensiv që do të ndihmojnë deri në mbrojtje. Zgjedhjet e para pritet të jenë Berisha në portë; Lenjani, Mavraj, Ajeti e Hysaj në mbrojtje; Xhaka, Lila dhe Ajdareviç në mesfushë dhe Grezda, Sadiku e Roshi në sulm. Ndërkohë, në nxehje dhe shanse për titullarë kanë edhe Latifi në sulm, Aliji e Veseli në mbrojtje, por edhe Strakosha në portë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania