Panorama (Albania)

Prokuroria gjen qindra mijëra euro në shtëpinë e gjyqtarit të Apelit, sot vendimi për arrestimin

KONTROLL BANESES SE SHKELQIM MIRIT, GJYQTAR I GJYKATES SE APELIT NE TIRANE. PREJ NJE VITI NE HETIM

- ETLEVA DELIA

Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit rrezikon të arrestohet minimalish­t për akuzën e fshehjes së të ardhurave.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Mirin, i cili që prej vitit 2010 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, që kur u transferua nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithsh­me thanë se ndaj Mirit ka nisur një hetim prej gati një viti. Megjithatë, nuk jepen të dhëna se për çfarë hetimi bëhet fjalë konkretish­t dhe për çfarë akuzohet. Nga ana tjetër, burime kofidencia­le thanë se ndaj gjyqtarit ende nuk është marrë asnjë vendim për masë sigurimi, që pritet të merret sot, apo në ditët në vijim. Por ajo çfarë e thonë me siguri burimet, është fakti se dje në banesën e tij është kryer një kontroll, me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Nga kontrolli i befasishëm, mësohet se janë gjetur një shumë e konsiderue­shme parash. Bëhet fjalë për valutë të huaj. Nuk thuhet shuma konkrete e parave që janë sekuestrua­r tashmë në banesën e gjyqtarit Shkëlqim Miri, por burimet thanë se janë gjetur qindra mijëra euro. Përballë këtij fakti, që deri tani nuk mund të hidhet poshtë, minimalish­t akuza që mund të ngrihet ndaj gjyqtarit është ajo e fshehjes së të ardhurave, parashikua­r nga neni 180 i Kodit Penal. Megjithatë, burimet thanë se nuk është vetëm kjo akuza për të cilën gjyqtari është hetuar prej një viti.

HETIMI

Një rreth i ngushtë prokurorës­h dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore kanë qenë në dijeni ditën e djeshme për kontrollin që u krye në banesën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Burime të rezervuara nga organi qendror i akuzës thanë dje se nuk është një kontroll rutinë, por në zbatim të një procesi hetimor që ka nisur prej afro një viti. Kontrolli i djeshëm ka qenë i befasishëm, në mënyrë që të mos i jepej asnjë mundësi subjek- tit nën hetim, që të manovronte, apo të fshihte provat. Në këto rrethana, në banesën e tij janë gjetur një shumë e konsiderue­shme parash, bëhet fjalë për qindra mijëra euro. Përballë këtij fakti, në rast se ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë tjetër, gjyqtari akuzohet për fshehje të të ardhurave, që përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

DENONCIMI

Më 12 korrik të këtij viti, ishte vetë Kryeminist­ri Edi Rama që publikoi në rrjetin social "Facebook" emrat e 100 zyrtarëve që do të ishin të parët që do t'i nënshtrohe­shin procesit të vetingut. Mes këtyre emrave figuronte edhe emri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Vetë Kryeminist­ri deklaronte në Facebook se kjo listë me emra është publikuar në bazë të komenteve të qytetarëve. Me anë të një statusi në Facebook, Rama publikoi raportin përmbledhë­s që i është vendosur në dispozicio­n Grupit të Punës për reformimin e rrjetit të zyrave të shtetit.

Sipas Ramës, "në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/ poste konkrete zyr- tarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative, nga të cilat 70 u përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë". Brenda këtij raporti, bien në sy 20 emra gjyqtarësh e prokurorës­h, që "kryqëzohes­hin" nëpërmjet vetingut.

 ??  ?? GJYQTARI I GJYKATES SE APELIT NE TIRANE,
SHKELQIM MIRI
GJYQTARI I GJYKATES SE APELIT NE TIRANE, SHKELQIM MIRI
 ??  ?? Shkëlqim Miri, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë
Shkëlqim Miri, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania