Panorama (Albania)

DEBATI NË PARLAMENT

-

Taulant Balla: Sot po miratojmë një rrugë 94 kilometra, që na kushton 70 milionë dollarë. Ti ( Basha) do të mbahesh mend si i vetmi njeri në botë që ke hapur procedurën për të ndërtuar një rrugë 60 km për 1 miliard euro. Je një njeri që i je fshehur drejtësisë për abuzimin me vlerë 230 milionë euro, si askush tjetër. Ky zotëri nuk di t’u dalë problemeve ballë, madje sot përmendi përsëri edhe rastin e një personi në kërkim, që quhet Klemend Balili. Si mund të jesh Lulzim kaq gënjeshtar? Ti, Lulzim, e di fare mirë që Klement Balili nuk ka lidhje me PS; është përfaqësue­s i LSI- së. Nipi i Klemend Balilit është kryetar i Bashkisë së Delvinës, i propozuar nga LSI- ja. Të njëjtën gjë je duke bërë edhe me Agron Kapllanajn. Agron Kapllanaj, të nderuar kolegë, hyn në ligjin e dekriminal­izimit; nuk ka gjë që e shpëton, por e shpëtoi urdhri i Lulzim Bashës përkundrej­t Klemend Zgurit. Me urdhër të Lulzim Bashës, 4 anëtarë të KQZ- së, e për turp edhe përfaqësue­si i LSI- së, mbajtën në detyrë një kryetar bashkie të akuzuar për vjedhje, të arrestuar për vjedhje, të dënuar me vendim të formës së prerë për vjedhje makinash dhe shtëpish në Itali. Si nuk ju vjen turp që vini e na flisni për kriminelë, kur krimineli i partisë suaj qenka burrë i mirë?! Si ka mundësi që ne ende sot kemi prokurorë që çojnë ndër mend që në Shqipërinë e 2017 - që po bëhemi gati të hyjmë në 2018,- mund të mbyllë një aferë kaq të madhe korruptive pa bërë qoftë edhe një hetim minimal?! Në atë dosje të tmerrshme korrupsion­i flitet se si një individ, në një ditë për diell, paradite, paraqitet në një derë banke, merr 6.8 milionë euro, rastësia e ka bërë ndoshta që ishte dy javë para zgjedhjeve të qershorit të 2009- s. Kush është ky prokuror që merr përsipër të bëjë edhe prokurorin, edhe gjyqtarin, pa e hetuar aspak? Dhe e fundit, e përmenda pak më parë, sado pak lidhjen e Kelmend Balilit me LSI- në; dhe ju them miqësisht, si kujtoni ju se ata miqtë mbrapa ju duan shumë që erdhën e u dorëzuan te ju pa kushte? Koalicion PD- LSI pa asnjë kusht. E dini, ata kanë merak se mos ne vazhdojmë së bashku marrëveshj­en e 18 majit për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Atë merak kanë ata.

Sali Berisha: Ju drejtohem ju socialistë­ve, a nuk e kemi denoncuar këtu në këtë sallë ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari politikan dhe deputet që importoi skafin dhe treguam dokumentet në Parlament? Edi Rama jo vetëm që nuk e mori parasysh këtë, por pikërisht për skafin që kishte blerë do t’i jepte atij portofolin më të rëndësishë­m të rendit, sigurisë së vendit, do t’i jepte portofolin e ministrit të Brendshëm. A nuk jemi ne, që në këtë sallë denoncuam përdorimin e avionëve me drogë, aeroportet ushtarake dhe narko- flotës ajrore për trafiqe? Cila ishte përgjigjja e Noriegës, me të cilën ju them se, ju që s’keni asnjë lidhje me drogën, nuk keni asnjë lidhje me të? Halucinaci­one dhe mushkonjat ju duken avionë, thoshte. Riformaton e ka stisur Berisha me Berluskoni­n thoshte. Shiko sa prova ka prishur Saimir Tahiri gjatë kësaj periudhe. Nuk po vrapon e shoqja e tij nga pesë orë nëpër zyra në Gardë. Zonja Tahiri nuk duhet ta bënte kurrë atë veprim, sepse zonja Tahiri duhet ta dijë mirë se çdo hap i saj vetëm sa shumëfisho­n dyshimin se po prishin provat. Prandaj ka një javë që ai kreu juaj ia mbath. Mirë me italianin ia gjetën se s’kishte asgjë dosja, por 850 mijë euro dhe dy patentat e jahtit, e 100 dhe 20- tonëshit, a mund të më thuash pse nuk e çel gojën Saimiri? Po Edi Rama pse nuk flet për të? Ka krijuar narko- shtetin dhe do jetë viktima kryesore e narko- shtetit. Kjo ngrehinë e ndërtuar mbi drogën do të zërë Edi Ramën, Olsi Ramën, Saimir Trafikun dhe të gjithë ata që ndërtuan grehinën.

Pjerin Ndreu: Doktor, ty të ka lezet kur akuzon se ke talent në këtë histori. Por ruaje këtë talent për veten dhe frenoi këta të tjerët se nuk dinë të akuzojnë. Mundohen të të imitojnë, por ia fusin kot. Unë jam nga ata njerëz që nuk e njoh drogën, por jam nga ata njerëz që kanë kapur drogën. Ti e di këtë. Më ke mbrojtur vetë, nëse ke harruar. Dhe jo vetëm unë, por as familja dhe kushërinjt­ë e mi në 5 breza nuk kanë lidhje me drogën. Unë e bëj gjumin rehat doktor, ka shumë që nuk e bëjnë. Ndoshta nuk e bën as ti. Vëllai im nuk ka asnjë lidhje me atë patentë, e cila është e ligjshme. Dokumentet janë bërë që në 2011 në kohën tënde.

Sali Berisha: Nuk kam asgjë me familjen tënde. Mund të jetë nga familjet më të shkëlqyera, por ti je fatkeqësia e saj. Nuk ngatërroj unë familjen me Pjerinin. Ta kam thënë si je. Pjerin Ndreu: Si jam unë? Sali Berisha: Ti je edhe bandit, edhe polic, të dyja bashkë je ti.

Eduard Shalsi: Pjerin, kam shumë kohë që nuk e marr seriozisht këtë njeri. Çdo gjë që thotë nuk më ngjall as emocionin më të vogël. Ka vite që tallet me këtë Parlament. Ata që ka akuzuar si vrasës, i ka përqafuar më vonë. Ka gjetur një metodë tallëse për të gjithë shqiptarët, ka 26 vjet që mbijeton me këto lojëra të ulëta. Mos bini pre se asgjë nuk ka seriozisht. Një njeri me eksperienc­ë të gjatë politike do të kishte reflektuar dhe do të thoshte si ka mundësi të rrudhej kaq shumë partia. I ka lënë një pasardhës që ju e dini fare mirë që nuk gëzon as respekt dhe as besimin e demokratëv­e të thjeshtë.

Sali Berisha: Nuk po hyj në një çështje tjetër, i cili pas një divorci thoshte që më grabiti vjehrra 7 apartament­e. Dakord këto janë thashethem­e. Por ky nuk është thashethem. Shikoni çfarë ka thënë avokati i Edi Ramës: Ne nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa keni vjedhur ju.

 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania