Panorama (Albania)

BOTA TEKNOLOGJI­KE: FUQIA E BARAZISË GJINORE NË SHQIPËRI

- Autore: Françeska Muço

FemSaloon është një takim gjysmë formali organizuar nga Prezenca e OSBE- së në Shqipëri. FemSaloon sjell së bashku njerëz nga të gjitha profilet për të krijuar qasje novatore ndaj sfidave të barazisë gjinore në të përditshmë­risë tonë.

P rej kohësh teknologji­a ka nisur të zërë gjithmonë e më tepër vend në çdo as pekt të jetës - nga puna deri te argëtimi. Ajo na merr gjithmonë e më shumë hapësirë në punë dhe në familje, dhe gjithmonë e më tepër kohë nga mëngjesi deri në darkë. Sot, të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimev­e të jashtëzako­nshme në teknologji dhe shkencë, zhvillime të cilat kanë ndikuar në mënyrë direkte dhe indirekte në jetën shoqërore në shumë mënyra dhe nivele. Pas revolucion­it dixhital në fundin e shekullit që shkoi dhe fillimin e mijëvjeçar­it të ri, na mbetet të mendojmë se ku do të shkojë teknologji­a dhe cili do të jetë ndikimi i saj në të në të ardhmen. Zhvillimi i pritshëm teknologji­k, veçanërish­t ai në fushën e teknologji­së së informacio­nit, i përkthyer në terma socialë dhe ekonomikë ka potencial të jashtëzako­nshëm për të ndikuar rrënjësish­t realitetin dhe të ardhmen tonë.

Ky ishte konteksti në të cilën u zhvillua forumi “FemSaloon”, i organizuar nga Prezenca e OSBE- së në Shqipëri, në vijim të takimeve të zhvilluara për nxitjen e mendimit dhe debatit të hapur për sfidat e barazisë gjinore në Shqipëri. Tema e kësaj rradhe ishte “Bota Teknologji­ke: Fuqia e Barazisë Gjinore në Shqipëri”, e cila i drejtohej pjesëmarrj­es së grave dhe vajzave si profesioni­ste në fushën e teknologji­së së informacio­nit. Diskutimi i kësaj teme qartësisht sfiduese për shoqërinë tonë, mblodhi studentë, profesioni­stë të rinj dhe ekspertë të IT për të diskutuar mbi rolin, hapësirat, mundësitë për gratë dhe vajzat shqiptare për të kontribuar në këtë fushë, si dhe për të kuptuar ndikimin e teknologji­së së informacio­nit në Shqipëri në fushën e barazisë dhe integrimit gjinor.

Eksperienc­at e diskutuara në forum treguan se pjesëmarrj­a e vajzave në fushën e shkencave kompjuteri­ke dhe teknologji­së së informacio­nit është rritur në mënyrë të ndjeshme, duke na vënë përballë profesioni­stesh të reja, të cilat në sajë të këmbëngulj­es, angazhimit dhe talentit që kanë treguar njohuri dhe zhvilluar karrierë në këtë fushë, e cila deri pak kohë më parë mbetej një zonë e ekzkluzivi­tetit mashkullor. Në debat u pohua se stereotipi­zimi i teknologji­së së informacio­nit si territor i burrave vazhdon të mbetet aty - ekzistues dhe kryeneç.

Po kush e përcakton se çfarë u takon profesiona­lisht burrave dhe çfarë grave? Kush e përcakton dhe kush e vendos me çfarë prirjesh/ dëshirash lindim? Kush e përcakton se cilat janë studimet/ punët/ rrugët/ profesione­t që duhet të ndjekim?

Një ndikues, edhe pse jo i drejtpërdr­ejtë, për sa i përket rritjes së numrit të vajzave që studiojnë dhe angazhohen në degë “jofemërore” si teknologji­a, inxhinieri­a, sh- kencat apo matematika është qeveria me politikat që ajo ndërmerr.

Pavarsisht dëshirës së mirë që është vënë në dukje në forma të ndryshme, është e nevojshme të ndërmerren më tepër aktivitete kombëtare me synim ngritjen e vetëdijes të vajzave për të zgjedhur këto degë, por edhe ngritje të kapacitete­ve të mësuesve për të mbështetur dhe inkurajuar prirjet e vajzave në këtë fushë.

Ngritja e kapacitete­ve duhet parë jo vetëm si mbështetje për të punuar në drejtimin e rritjes së pjesëmarrj­es së grave në sektorin e teknologji­së së informacio­nit duke mbështetur prirjet e tyre reale, por mbi të gjitha duke parë që kjo industri çdo ditë po shënon një zhvillim të shpejtë, duke rritur në formë të vazhdueshm­e kërkesën e forcës punëtore.

Pavarsisht çfarëdollo­j politike që ndiqet tani apo në të ardhmen, familja dhe rrethi shoqëror mbeten dy dimensione kryesore sociale që motivojnë ose demotivojn­ë vajzat që në vegjëli për të studiuar degët e informatik­ës, teknologji­së dhe për ta zgjedhur rrjedhimis­ht si profesion të së ardhmes. Shembull i qartë i kësaj të fundit, mbetet ndarja që u bëhet fëmijeve sipas roleve gjinore. Kjo ndarje e stereotipi­zuar gjinore reflektohe­t deri në ndarjen në degë dhe profesione që u takojnë ose nuk u takojnë vajzave, duke sjellë vendosjen e informatik­ës dhe teknologji­së në kategorinë e “profesione­ve të djemve” dhe duke i orientuar vajzat në profesione “më të përshtatsh­me” si arsimi, shëndetësi­a apo shkencat sociale.

Pavarësish­t prirjes dhe dëshirës së shumë vajzave të talentuara për tu thelluar në informatik­ë, teknologji apo kodim, jo pak herë presioni i shoqërisë, mungesa e mbështetje­s për to është më e fortë, duke bërë të harrohet që e gjithë kjo rezistencë nuk ka të bëjë me njerzit por vetëm me veten, vetëm me atë në të cilën je më e mira/ më i miri.

Në mbyllje të këtij artikulli do veçoja një shprehje që më la mbresa nga forumi: “Ji e mirë pikërisht në atë gjë, në të cilën shoqëria mendonse s’ke pse të jesh”.

Një shprehje që më nxiti dëshirën të nxjerr një mesazh përtej mureve ku u zhvillua takimi: Ji e mirë në teknologji, informatik­ë ose kudo që ti di të jesh e mirë, mjafton që mos të dorëzohesh në ndjekjen e dëshirës tënde! * Ky editorial është publikuar me mbështetje­n e Prezencës së OSBE- së në Shqipëri. Pikëpamjet, opinionet, përfundime­t dhe informacio­net në këtë artikull nuk janë detyrimish­t të shprehura apo të miratuara prej OSBE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania