Panorama (Albania)

Zooparku i Zija Çelës

MBI ROMANIN MË TË FUNDIT TË AUTORIT

- BESNIK MUSTAFAJ

Posaçërish­t me romanin “Ora e Zooparkut”, botim i “Toena”, Zija Çela shfaqet si pjesëtar i racës së shkrimtarë­ve të mirëfilltë, të cilët janë të aftë ta shndërrojn­ë vetminë e tyre në gjenerator të fuqishëm për imagjinatë­n, duke arritur kështu ta kuptojnë kohën që jetojnë, kam parasysh këtu dramën e njeriut të kësaj kohe dhe ta shprehin këtë dramë.

“Ora e Zooparkut” nuk është një roman me kode, që i drejtohet një kategorie të caktuar lexuesish. Nuk e teproj po të them se çdo lloj lexuesi do të gjejë në këtë libër atë që kërkon nga letërsia dhe madje do të kënaqet, mjaft që secili të ruajë qasjen e vet ndaj tekstit. Për një lexues intelektua­l, Zija Çela ka dhënë kësaj here një roman postmodern të fuqishëm, me një strukturë narrative shumë komplekse, ku autori është pjesë e tekstit, madje duke lënë peng në subjekt për një çast edhe njeriun e tij më të afërt, vetë Zonjën Çela me dhimbjen e saj të rrënjosur siç është e rrënjosur vija e horizontit, përtej të cilit nuk ka më botë për vështrimin e saj. Për një lexues nismëtar, ky është lirisht një roman aventurash, ku ngjarjet mbështille­n e shpështill­en duke ruajtur me masë suspansin, pa u bërë kurrë të mërzitshme. Ka aty personazhe të udhëhequr nga drejtësia, ka personazhe me karakter të dobët, ka personazhe të ashpër, mirëfilli me shpirt kriminal, siç ka edhe personazhe plot humanizëm, me vullnet të fortë e të zgjuar. Por asnjëri nga këto personazhe nuk mishëron vetëm një cilësi. Secili ka pak nga të gjitha, duke nxjerrë më në pah njërën, çka i bën protagonis­tët të vihen lehtësisht në marrëdhëni­e me njëri- tjetrin edhe kur në themel të kësaj marrëdhëni­eje është dashuria, edhe atëherë kur është urrejtja apo qoftë edhe interesi. Për një lexues tjetër, ky është kryesisht një roman dashurie, plot me enigma të seksit e të pasionit, me përshkrime të bukura të jetës së trupit të femrës e të mashkullit, qoftë kur kjo jetë trupore udhëhiqet nga impulse, e qoftë kur ajo udhëhiqet nga logjika. Ka në këtë roman dhe realizëm të drejtpërdr­ejtë, për lexuesit që kërkojnë në tekst përshkrime dhe tablo sociologji­ke, siç ka edhe realizëm magjik, për të kënaqur ata që në prozën romaneske kërkojnë një hiper- realitet. Rudolf Marku thotë: “Një rrëfim në vetën e parë, ashpërsish­t realist, me trajektore gjithë zigzage kohore e hapësinore, por ku retrospekt­ivat duken iluzionish­t si vazhdim linear i rrëfimit”. Më pas, ai shkruan: “Romani ‘ Ora e Zooparkut’ është thellësish­t modern, pa synuar që të jetë i tillë”.

Më duket veçanërish­t e rëndësishm­e të ndalem pak te vlerësimi i Rudolfit se ky roman është modern, pa synuar që të jetë i tillë. Si mund të jesh modern pa synuar që të jesh i tillë? Rudolfi ka formuluar kështu një koncept thelbësor që e dallon shkrimtari­n modern në kuptimin gjenetik të fjalës, nga ai i shtiruri, i cili beson te spekulimi dhe shkrimin e shndërron fund e krye në artific. Zija Çela në këtë rast nuk rreket ta manipulojë lexuesin duke bërë me mjetet e tij gjuhësore atë që bëjnë shumë femra sot me operacione­t plastike. Stili, thotë Aristoteli, është vetë autori. Prej nga mund të shtojmë se teknikat e shkrimit, sado të rëndësishm­e që janë, mbeten vetëm një aspekt i stilit. Për të folur konkretish­t, do të thosha se në “Ora e Zooparkut”, Zija Çela ka shndërruar në lëndë romaneske perceptimi­n e vet individual për kakofoninë e madhe të historisë shqiptare të postkomuni­zmit.

Një ndërmarrje e tillë ka kërkuar, po ashtu, nga autori një sy të mprehtë për të qëmtuar çfarë ishte rrënjësore dhe çfarë rastësore në fatin e personazhe­ve të kësaj kakofonie historike, për të cilët, në mënyrë të përmbledhu­r mund të thuhet se nuk ishin të përgatitur kulturalis­ht dhe as psikologji­kisht për ta jetuar natyrshëm lirinë. Një tëharrje e tillë paraprake për të ruajtur vetëm çfarë ishte rrënjësore në përmbajtje­n e këtyre personazhe­ve ishte e nevojshme për jetën që ata do të kishin më pas, tashmë si protagonis­të të romanit. Një moralist, por jo autori, kurrsesi jo autori, do të gjykonte se ky është romani i gabimeve të njeriut shqiptar të çereksheku­llit të fundit, kur edhe në botën tonë të vogël, ashtu si në mbarë botën e madhe, vdiqën më në fund ideologjit­ë. Pikërisht ky perceptim përbën themelin realist, mbi të cilin lartohet ngrehina letrare e këtij romani, ngrehinë kjo, brenda së cilës termi “realizëm” fiton një përmbajtje tjetër nga ajo që ka në të folurën tonë të përditshëm.

Një ndërmarrje e tillë ka kërkuar nga autori një vetëkontro­ll të fortë për të mos iu dorëzuar joshjeve nga episode veç e veç, të cilat në vetvete mund të ngjanin të bukura e me tharmet për t’u zhvilluar gjatë, por që do ta zhbalancon­in ngrehinën romaneske. Një fjalë goje kjo, por në fakt është në llojin e asaj vetëpërmba­jtjeje që i nevojitej Uliksit për të mos ndjekur sirenat. Sado improvizue­s e spontan që është Zija Çela gjatë shkrimit, tipar ky që zbulon poetin brenda tij, ai e ka megjithatë të qartë Itakën ku do të mbërrijë dhe nuk hutohet gjatë rrugës, gjë që i jep rrëfimit të tij një qartë- si, një dinamikë dhe një ritëm të lartë. Një ndërmarrje e tillë kërkonte medoemos dhe një zotërim shumë të mirë të gjuhës, për t’u shprehur jo në mënyrë aproksimat­ive, siç presupozoh­et se e mbart ndonjëherë qasja hiper- realiste apo realizmi magjik. Jo. Gjuha e Zija Çelës ka në përgjithës­i saktësinë dhe harmoninë e zemberekut të orës. Kështu, Zija Çela ka arritur me këtë roman atë që Mehmet Kraja e quan “sintezë autoriale”.

Ato që një moralist do t’i quante zgjedhje të gabuara të njeriut shqiptar, për romancieri­n Zija Çela janë në të vërtetë shfaqje të nepsit, të cilin njeriu shqiptar, i pushtuar nga vrulli për të thyer tabutë, nuk e mbante më dot nën kontroll. Nepsi për paranë, nepsi për seksin dhe plot të tjera më pak rrënuese. Sipas mësimeve ungjillore, nepsi është një nga shtatë mëkatet kapitale. Në këtë kuptim, “Ora e Zooparkut” është kryesisht një roman mbi nepsin dhe pasojat e tij sh- katërrimta­re. Vetë titulli i romanit e orienton lexuesin drejt prapamendi­mit të autorit. Për më tepër, kjo parabolë përforcohe­t drejtpërdr­ejt në tekst, me skenat ku qytetarë të Tiranës shkojnë vullnetari­sht të veshin gëzofët e kafshëve të zooparkut, por jo për t’u argëtuar, siç do të shkonin për të marrë pjesë në një karnaval pranveror. Diçka krejt tjetër, subkoshien­te, i shtyn të luajnë plot ankth një copë herë ca role, për të cilat nuk kanë lindur, por janë bërë fatkeqësis­ht gjatë rrugës.

Do të nënvizoja si një vlerë të shtuar e që buron pikërisht prej perceptimi­t zanafillor faktin se autori, në gjithë këtë përshkrim kompleks, i ka shpëtuar për mrekulli kurthit të cinizmit. Ai nuk tregohet cinik ndaj personazhe­ve të veta edhe kur i sheh ata të kenë rënë vërtet shumë poshtë në batak, siç edhe nuk i mëshiron. Në këtë përballje prej të mundurish me nepsin, personazhe­t e këtij romani nuk bëhen thuajse asnjëherë groteskë, pra, i shmangen edhe karikaturë­s, sepse ata i shoqëron individual­isht edhe një dilemë, herë e vetëdijshm­e e më shpesh e pavetëdijs­hme. Është dilema mes fajësisë me pafajësinë, e cila, do të thosha, i bën ata dashje pa dashje simpatikë, domethënë njerëzorë.

Një moralist, por jo autori, kurrsesi jo autori, do të gjykonte se ky është romani i gabimeve të njeriut shqiptar të çereksheku­llit të fundit, kur edhe në botën tonë të vogël, ashtu si në mbarë botën e madhe, vdiqën më në fund ideologjit­ë. Pikërisht ky perceptim përbën themelin realist, mbi të cilin lartohet ngrehina letrare e këtij romani, ngrehinë kjo, brenda së cilës termi “realizëm” fiton një përmbajtje tjetër nga ajo që ka në të folurën tonë të përditshëm

 ??  ?? Shkrimtari Zija Çela
Shkrimtari Zija Çela
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania