Panorama (Albania)

Gjyqtari i Apelit liroi të kërkuarin për vrasje, zbulohen SMS- të e ryshfetit

SI IU GJETEN PARATE NE DHOMEN E GJUMIT SHKELQIM MIRIT

-

Gentian Doda, personit të cilit iu ndryshua vepra penale, nga “vrasje me paramendim” në “plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen”, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai akuzohet se më 27 tetor të vitit 1997, ka vrarë në Burrel shtetasit Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ky i fundit i vrarë aksidental­isht. Pas vrasjeve, Gentian Doda mori arratinë, ndërsa u dënua në mungesë me 20 vjet burg nga Gjykata e Matit, më 26.04.2001 për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtj­e pa leje”. Po ashtu, u dënua edhe vëllai i tij, Armir Doda, që ishte me të ditën e vrasjes. Gentian Doda, për disa vite, ka qenë ndër personat më të kërkuar të listës shqiptare, derisa u ekstradua nga SHBA më 15 korrik të vitit 2012. Pas ekstradimi­t, për katër vite i ka kaluar të tri shkallët e gjyqësorit. Përpara rigjykimit në Gjykatën e Burrelit, çështja e tij ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Edhe pse procesi monitorohe­j në çdo hap, sërish dy gjyqtarë të kësaj Gjykate u dyshuan se mund të ishin angazhuar për të lehtësuar pozitën e të pandehurit. Por dyshimet e Prokuroris­ë nuk u provuan dhe për këtë arsye dy gjykatësit e lartë nuk u morën nën hetim. E megjithatë, kjo dosje kaloi edhe në Gjykatën Kushtetues­e, e cila vendosi të kthejë për rigjykim çështjen penale ndaj të pandehurit Gentian Doda. Që me ekstradimi­n e tij nga SHBA në vitin 2012, një përfaqësue­s i ambasadës udhëtoi drejt Burrelit, ku ndoqi seancën për caktimin e masës së sigurimit ndaj Gentian Dodës.

VRASJA DHE DËNIMI NË MUNGESË

Sipas dosjes hetimore, më 27.10.1997, viktima Gazmir Dedja është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit të Burrelit, nga një automjet, në të cilin udhëtonte Gentian Doda. Dedja kishte takuar më parë vëllain e tij, i cili e kishte paralajmër­uar për një automjet që sillej vërdallë shëtitores së qytetit. Në dosje thuhet se makina i është afruar rreth orës 11: 30 viktimës në një distancë prej 10 metrash dhe i dyshuari, Gentian Doda ka thirrur viktimën. Dedja, sapo është kthyer në drejtim të makinës, është qëlluar me armë automatike nga Gentian Doda. Po kështu, në këtë ngjarje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë edhe kalimtari Asllan Gjoka. Pasi është qëlluar me automatik, viktima ka thirrur vëllamë, i cili i ka dhënë ndihmën e parë duke e dërguar në spital dhe ka ndërruar jetë pas dy ditësh. Ai gjatë kësaj kohe, sipas Prokuroris­ë, ka qenë në gjendje të fliste dhe ua ka treguar ngjarjen të afërmeve të tij. Për këtë vepër penale, Gentian Doda u dënua me 20 vjet burg në vitin 2001 në mungesë nga Gjykata e Matit. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli një vit më pas.

ARRATIA DHE EKSTRADIMI NGA SHBA

Që nga dita e vrasjes, në vitin 1997, Gentian Doda ka jetuar në arrati. Ai ka mundur të marrë një identitet të rremë, si refugjat lufte nga Kosova dhe ka jetuar i pashqetësu­ar në Britaninë e Madhe me emrin e ri, Azem Shaqiri. Po kështu, dyshohet se edhe i vëllai i tij ka jetuar në Britani me identitet tjetër. Ndërkohë, emri i tij u ngjit në toplistën e shqiptarëv­e më të kërkuar nga drejtësia. Ka qenë një udhëtim i tij, nga Britania drejt SHBA- ve, që ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjeve. Në maj të vitit 2011, autoritete­t e aeroportit të Los Anxhelosit ndaluan shtetasin Azem Shaqiri nga Mitrovica. Rezultoi se ky shtetas ishte nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Një vit më pas, pas një marrëveshj­eje me Ministrinë e Drejtësisë të Shqipërisë, Gentian Doda u ekstradua në Shqipëri, me kushtin që çështja e tij të rishqyrtoh­ej.

BETEJA ME GJYKATAT DHE DYSHIMET

Pas ekstradimi­t në Shqipëri, Gentian Doda nisi menjëherë kërkesat për rishqyrtim të dosjes së tij. Ai ka dërguar fillimisht rekurs në Gjykatën e Lartë, i cili është rrëzuar nga ajo. Më pas, ai ka dërguar ankimim në Gjykatën Kushtetues­e, e cila në vendimin e saj, ka rrëzuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Lartë. Kjo bëri që çështja e tij të dërgohej për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Matit. Përpara rigjykimit në Gjykatën e Burrelit, çështja e tij në Gjykatën e Lartë monitorohe­j në çdo hap, dhe sërish dy gjyqtarë të kësaj Gjykate u dyshuan se mund të ishin angazhuar për të lehtë- suar pozitën e të pandehurit.

NDRYSHIMI I AKUZËS DHE APELI

Pas rikthimit të çështjes për rishqyrtim, Gjykata e Matit vendosi që të ndërrojë veprën penale, duke e akuzuar Gentian Dodën për “plagosje të rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Po kështu, Gjykata e Matit rrëzoi akuzën e “armëmbajtj­en pa leje” për shkak të amnistisë. Duke pranuar edhe gjykimin e shkurtuar, Gjykata e Matit e dënoi atë me 8 vjet burg në përfundim. Në këtë mënyrë, ai u lirua më 7 qershor të këtij viti, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e la në fuqi vendimin e 20 tetorit të vitit 2016 të Gjykatës së Matit. Në këtë vendim, që disponohet nga “Panorama”, argumentoh­et kështu ndryshimi i veprës penale: “... viktima dhe i pandehuri nuk kanë pasur konflikt të mëparshëm dhe nuk rezulton ndonjë fakt që vrasja të jetë kryer me paramendim, por provohet që autori i ngjarjes, ku ka mbetur i plagosur rëndë Gazmir Dedja, ku më vonë ka vdekur, është i pandehuri Gentian Doda. Vepra penale, e kryer nga i pandehuri, duhet t’i jepet një kualifikim i ri ligjor nga ai që i ka dhënë prokurori. Në rastin konkret, Gjykata çmon se ndodhemi përpara veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” me pasojë vdekjen”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Gentian Doda
Gentian Doda
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Mat
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Mat
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania