Panorama (Albania)

Rama- Basha dhe pakti i ri sekret!

- ALFRED PEZA

Kanjë pakt të ri mes krye tarit të PS Edi Rama dhe atij të PD Lulzim Basha. Është një pakt “sekret”, më i fshehtë, më i sofistikua­r e i rafinuar sesa ai i arritur mes tyre në mesnatën mes 17 dhe 18 majit të këtij viti në ambientet e Kryesisë së Parlamenti­t të Shqipërisë. Madje, një pakt shumë më ambicioz sesa ai që e nxori opozitën nga çadra e bulevardit...

dhe çoi vendin drejt zgjedhjeve parlamenta­re të 25 qershorit. Njësoj si i pari, as për këtë nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar, ndonjë firmë apo vulë e hedhur mbi të. Mungojnë ndërmjetës­it e dëshmitarë­t gjithashtu. Kamerat dhe gazetarët po e po. E si të mos mjaftonin të gjitha këto, madje për këtë mungon edhe një takim fizik mes tyre.

I pari që e ka zbuluar të gjithën këtë, që e denoncoi, dha alarmin dhe e bëri publike, është ai kundër të cilit duket se edhe është adresuar ky pakt. A ju kujtohet se sa herë në seancën e fundit plenare të Parlamenti­t, Sali Berisha kërkoi e kërkoi disa herë me insistim, këmbëngulj­e dhe nervozizëm praninë në sallë të Kryeminist­rit Edi Rama? E kërkonte dëshpërimi­sht. E donte aty, ta kishte përballë. A ju kujtohet se çfarë tha? Se ai kishte disa kohë që ishte zhdukur! Që ishte fshehur. Që po i shmangej. Çfarë nënkupton kjo në kodin e komunikimi­t të liderëve politikë e me përvojë si ai? Se Edi Rama nuk dukej. Nuk përgjigjej. Nuk fliste. Nuk replikonte. Nuk kundërpërg­jigjej. Nuk hynte më në polemika të drejtpërdr­ejta me të.

Me një fjalë, Sali Berisha e ka kuptuar se Edi Rama ia ka hequr shikimin!

Se çfarë do të thotë kjo shprehje, këtë më mirë se kushdo në këtë vend, e di ai që edhe e ka shpikur, aplikuar, e ka bërë mënyrë të funksionua­ri dhe filozofi të komunikimi­t me vartësit, bashkëpunë­torët, kundërshta­rët dhe me armiqtë e tij. E ai është as më pak e as më shumë, por Sali Berisha dora vetë. T’i heqësh dikujt shikimin, është shenjë e parë e madhe dhe kryesore se atë nuk e ke më në defter, në llogari, në listë me një fjalë. A e mbani mend sesi nisi largimi i Spartak Ngjelës për shembull nga Partia Demokratik­e? E dinë të gjithë në ambientin politik dhe mediatik të Tiranës. Ditën që Berisha i hoqi shikimin, ai e kuptoi se nisi ftohja rreth e rrotull, mënjanimi, mosfutja në listat e kandidimit për deputet dhe në fund, erdhi edhe akti formal i largimit. Kaq mjafton për të kuptuar se si ka funksionua­r edhe për shumë e shumë të tjerë.

Sali Berisha ishte i shqetësuar këtë radhë, sepse Edi Rama i ka hequr shikimin. Kjo do të thotë se Kryeminist­ri nuk e konsideron më si “homologun” e tij tek opozita, si “të barabartin”, “të singjashmi­n”, “simetrikun”, pikën e referimit të tij ish- Kryeminist­rin. Këtë “privilegj” tashmë e gëzon vetëm Kryetari i PD, Lulzim Basha. Shikimi, fokusi, pika e referimit tashmë për liderin e maxhorancë­s nuk është më lideri “de facto” por ai “de jure” i opozitës kryesore shqiptare. Ndaj, është kjo edhe arsyeja se përse prej disa kohësh, Edi Rama dhe Lulzim Basha replikojnë vetëm e vetëm me njëri- tjetrin.

A doni prova për paktin e ri mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës? Mjafton për shembull që për këtë të shihni postimet e tyre në faqet zyrtare të facebook- ëve respektivë. Ku më e fundit ishte debati i sotëm për median. Për gazetarët. Për lirinë e shtypit. Për raportin e tyre si politikanë dhe liderë politikë e drejtues të maxhorancë­s e opozitës shqiptare, me punonjësit e redaksive, reporterët, analistët, botuesit dhe pronarët e tyre. “Mos e harro, ta kam thënë shpesh, në publik po edhe sy më sy, kush i merr shqiptarët për budallenj, e pëson dhe sa më shumë t’i bëjë për budallenj, aq më keq e pëson! Çudi e madhe me ty o mik që nuk mëson”, ishin fjalët e Edi Ramës për Lulzim Bashën.

Fjalë konfidenci­ale për dy liderë kundërshta­rë ballkanikë. Një gjuhë e re, megjithëse ende e ashpër në brendësi dhe pa një adresim konkret, thelbësor, substancia­l për një çështje të caktuar që kërkon zgjidhje dhe kontribut të të dyja palëve. Por gjithsesi duhet inkurajuar si një qasje e re. Si një mënyrë e re. Një kulturë e re. Një fazë e re cilësisht ndryshe e diskurit të tyre politik në publik.

Pikërisht kjo është edhe marrëveshj­a e tyre e re. Kjo është kontrata e re. Pakti i ri “sekret” mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Një pakt që i bën ata të dy faktorët dhe aktorët realë e të vetëm të lojës dhe të skenës së madhe politike të Tiranës. Dy pikat e vetme të referimit në maxhorancë dhe në opozitë. Dy majat më të larta politike të Shqipërisë, që japin e marrin mes tyre, në të mirë e në të keq, pa pengesa, interferen­ca, mbivendosj­e dhe zhurmues në mes. Sali Berisha ka arsye të ndihet i shqetësuar për këtë, sikundër edhe lidershipi i LSI.

Lulzim Basha tani që është rikthyer në sallën e Parlamenti­t. Ndodhet vetë aty çdo të enjte, në arenën kryesore të betejës politike të opozitës në një sistem demokratik. Duke pasur një mundësi të re për t’u ngjitur realisht në lartësinë e të qenët jo vetëm “de jure”, por edhe “de facto” lideri i vetëm dhe real i PD dhe opozitës shqiptare. Edi Rama ia zgjati edhe një herë dorën e ndihmës dhe shpëtimit. A do t’ia dalë që ta shfrytëzoj­ë si duhet ai mundësinë e re këtë radhë? Varet vetëm nga Lulzim Basha nëse do të rezistojë deri në triumf, qoftë edhe me çmimin e heqjes së shikimit për të, nga Sali Berisha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania