Panorama (Albania)

“Rama refuzoi arrestimin e Tahirit, kreu i SHISH s’duroi dot presionet”

Analiza e “France Internatio­nale”

-

“Radio France Internatio­nale”, e përshkruan Shqipërinë si një “narko- shtet në zemër të Europës”.

Prodhimi, që mban si autor Jean- Arnault Dérens, korrespond­ent i RFI për Ballkanin, thekson se SHBA dhe BE kanë rritur presionin mbi kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama për t’i dhënë fund kanabizimi­t të vendit. Gjithashtu, në shkrimin e publikuar në faqen e RFI, por edhe transmetua­r në valë radiofonik­e të kësaj radioje, një ndër më prestigjio­zet, ngrihen disa pyetje themelore. Shkrimi nis dhe mbyllet me pyetje, “A po kthehet Shqipëria në një narko- shtet në zemër të Europës?” dhe “A mund ta shkëpusë veten Edi Rama nga përqafimi që i ka bërë krimit dhe baronëve të drogës?”. Në shkrim hidhen akuza të forta, duke thënë se paratë e kanabisit kanë financuar fushatën elektorale të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit. Ndërkohë që edhe largimi i kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, lidhet pikërisht me trafikun e drogës. Gjithashtu, RFI thotë se 20 deputetë të PS janë dënuar për trafik droge ose për lidhje të drejtpërdr­ejtë me trafikun e drogës.

SHKRIMI I PLOTE A po kthehet Shqipëria në një narko- shtet në zemër të Europës?

Ndërkohë që prodhimi dhe trafikimi i kanabisit ka shpërthyer në këtë vend prej disa vitesh, SHBA dhe vendet europiane kanë filluar të ushtrojnë presion gjithnjë e më të fortë mbi qeverinë socialdemo­krate të Edi Ramës. Shqipëria ka qenë gjithnjë e njohur për prodhimin e kanabisit, por që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës në 2013, natyra e kësaj situate ka ndryshuar.

Prodhimi, dikur i përqendrua­r në jug, është shtrirë në të gjithë vendin, duke zbythur bujqësinë tradiciona­le. Fermerët kanë braktisur tokat e tyre, duke preferuar të punojnë në këto plantacion­e, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, që është një pagesë shumë e mirë për Shqipërinë. Prodhimi është dërguar masivisht në Itali dhe në një sasi më të vogël në Greqi.

Policia, jo vetëm mbronte prodhimin e kanabisit, por edhe bazat ajrore dhe detare të Ushtrisë janë përdorur për të eksportuar drogën, ndërkohë që paratë e fituara janë për- dorur për të financuar fushatën elektorale të PS- së së Edi Ramës. “KANABIZIMI” I

EKONOMISË Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar një “kanabizim” të ekonomisë, të shoqërisë dhe të jetës politike shqiptare, dhe fakti është se Edi Rama duket gjithmonë e më shumë i varur nga krerët e narko- trafikut. 20 deputetë socialistë janë dënuar në të kaluarën për trafik droge apo për lidhje të drejtpërdr­ejtë me të. Në fund të tetorit, kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u arrestua në Siçili. Prokuroria shqiptare kërkon arrestimin e ish- ministrit, por Edi Rama dhe Partia Socialiste e kundërshto­jnë dhe ka refuzuar t’i heqin imunitetin parlamenta­r.

Por edhe droga të tjera kanë pasur rritje sa i takon trafikimit. Gjithmonë e më shumë, heroina dhe kokaina vijnë nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë fqinje për t’u rieksportu­ar nga Shqipëria në përmasa edhe më të mëdha. Klanet shqiptare të drogës duket se janë duke marrë tregjet e kontrollua­ra për një kohë të gjatë nga bandat serbe dhe malazeze në të gjithë Europën. RAPORTE TRONDITËSE

Për një kohë të gjatë, ambasadat perëndimor­e në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërsa Shqipëria ka hapur prej shumë vitesh negociatat për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Në fakt, ato nuk duan të vendosin në vështirësi Edi Ramën, i vlerësuar së tepërmi për qëndrimin e tij të fjalimeve pro europiane, dhe i perceptuar si një garantues i stabilitet­it të Shqipërisë dhe të Ballkanit. Megjithatë, përmasa e dukurisë e bën këtë pozicion të papërshtat­shëm. Raportet e fundit të Guardia di Finanza, Policisë Doganiere italiane, janë tronditëse, po ashtu si edhe studimet, më konfidenci­ale, të kryera nga policitë dhe shërbimet sekrete të vendeve të ndryshme europiane.

Gjatë ditëve të fundit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, ka ngritur tonin, duke kërkuar “rezultate konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh ka pak shanse që të dëgjohet. Më 30 tetor, kreu i shërbimeve sekrete shqiptare dha dorëheqjen: nuk duroi dot më presionet politike që e ndalonin të hetonte mbi trafiqet. E gjithë çështja është të dihet nëse Kryeminist­ri pompoz, Edi Rama, është ende në gjendje të shkëpusë veten nga përqafimi i rrezikshëm i rretheve kriminale dhe të baronëve të drogës.

 ??  ??
 ??  ?? Automjeti me të cilin po udhëtonte Remzi Azemi
Automjeti me të cilin po udhëtonte Remzi Azemi
 ??  ?? Faksimile e faqes së internetit të radios franceze
Faksimile e faqes së internetit të radios franceze

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania