Panorama (Albania)

Zhduket në tragetin e linjës së Barit avokati nga Tirana

U nis te familja në Itali që më 2 nëntor. Asnjë gjurmë e tij

- DURRES/

Zhduket në rrethana misterioze, në tragetin e linjës Durrës – Bari, një avokat nga Tirana. Bashkëshor­tja e tij, që ndodhet në Itali, ka denoncuar në autoritete­t dhe mediat italiane për zhdukjen e të shoqit.

Sipas saj, i shoqi, Besnik Muço, është nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin e linjës që më datë 2 nëntor, por që nuk ka mbërritur në destinacio­n. Pas pritjes disa ditë me shpresën se do të mund të merrnin një të dhënë për vendndodhj­en e tij, familjarët e tij në Shqipëri denoncuan zhdukjen mbrëmjen e djeshme në Policinë e Durrësit. Ata kërkuan që autoritete­t këtu të nisin hetimet zyrtarisht për zhdukjen e shtetasit Besnik Muço. Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, avokati 54- vjeçar u nis më 2 nëntor, por që nga ajo ditë, humbi gjurmët dhe gruaja e tij, Raimonda, shkoi fillimisht në Policinë italiane për të bërë denoncimin. Sipas bashkëshor­tes, ata duhej të takoheshin në Macerata të Italisë, por që ai nuk ka zbritur nga trageti.

Familjarët e tij në Shqipëri, dhe konkretish­t vëllai i 54vjeçarit, ka deklaruar në Policinë e Durrësit se ka kontaktuar me Besnikun pak minuta para nisjes së tragetit dhe prej atij momenti, telefoni i tij rezulton i fikur. Menjëherë pas denoncimit në Polici të të vëllait, blutë kanë nisur kërkimet dhe prokuroria hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime për “Panorama”, thanë se nga verifikimi paraprak, rezulton se shtetasi Besnik Muço të ketë kryer check- in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari, por nuk ka informacio­n nëse ka zbritur në Bari apo jo. Po ashtu, burimet thonë se do të verifikohe­n kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autoritete­t shqiptare te homologet e tyre kufitarë italianë, nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit. Gjithashtu, nëpërmjet kamerave, do të verifikohe­t nëse për rrethana të paqarta, avokati mund të ketë zbritur sërish nga trageti. Ndaj po verifikohe­n edhe tabulatet telefonike për të saktësuar nëse para nisjes ka pasur ndonjë telefonatë, çka e ka detyruar atë të zbresë sërish. Për këtë shkak, hetuesit e Policisë që po punojnë për këtë ngjarje, kanë kërkuar nga Policia Kufitare të verifikojë sistemin “Tim”- s për të verifikuar nëse ka kaluar kufirin shqiptar apo jo si dhe i kërkuan të kontaktohe­t Policia Kufitare në portin e Barit dhe të saktësohet nëse ai ka zbritur në këtë port. Duke marrë parasysh të dhënat paraprake, Policia ka ngritur disa pista hetimi.

Kamerat e sigurisë së tragetit do të përcaktojn­ë lëvizjet e 54- vjeçarit në ambientet e brendshme të mjetit lundrues, por edhe momentin e imbarkimit dhe zbritjes ( nëse ka zbritur) në portin e Barit nga trageti i kompanisë “Adria Ferris”. Sipas vëllait të tij, Muça ishte një njeri i mbyllur, por familjarët nuk kanë dijeni për ndonjë shqetësim të tij kohët e fundit. Ai nuk ka shprehur te familjarët asnjë shqetësim apo kërcënim ndaj tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania