Panorama (Albania)

Akademia rifiton buxhetin, Gudar Beqiraj: Pse dhashë dorëheqjen

“S’ka lidhje me presionin për buxhetin, ishte akorduar më herët”

-

“Nuk ka burrë që të më bëjë mua presion, por në bisedën që zhvilluam atë natë me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, dolëm në përfundimi­n se më e mira për Akademinë e Shkencave do të ishte që unë të hapja rrugën dhe të zgjidhej ngërçi i krijuar”.

Kështu u shpreh akademik Gudar Beqiraj, dje, në një takim me anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Pas një takimi me Presidenti­n Meta, Gudar Beqiraj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të ASH, pa arritur të dekretohet nga Presidenti, siç e kërkon Kushtetuta. Dorëheqja e Beqirajt përkoi edhe me debatin në Komisionin Parlamenta­r për buxhetin, ku ndryshe nga ç’ishte thënë në parë nga Kryeminist­ri Rama, se Akademisë së Shkencave do t’i pritej fondi, u deklarua se edhe këtë herë këtij institucio­ni nuk do t’i mungonte financimi. Sipas kryetarit të dorëhequr, akti i tij nuk ishte si një dorëzim përpara presionit të heqjes së buxhetit. Qëlloi thjesht një rastësi. “Ne s’kishim asnjë dyshim që do ta merrnim buxhetin. Ishte vetëm një rastësi, buxheti tashmë ishte akorduar”, tha ai. Sipas Beqirajt, ky vendim u mor nga ana e tij për t’i hapur rrugën reformimit të Akademisë së Shkencave. Ai thotë se dorëheqjen nuk e dha për shkak të presionit, por pranon se ai ishte kthyer në ngërç, edhe pse i zgjedhur në mënyrë legjitime. “Për mua nuk kishte asnjë problem të dorëhiqesh­a, pasi unë kam qenë kryetar, zëvendëskr­yetar, drejtor Instituti, anëtar i Akademisë së Shkencave të Europës. Në fund, ajo që mbetet është Akademia e Shkencave dhe për mua kjo ka shumë rëndësi”, tha Beqiraj. Akademikët e pranishëm në këtë takim vlerësuan aktin e kolegut të tyre në të mirë të reformimit të institu- cionit. Veç Kosta Barjabës e Gjovalin Shkurtajt, që do të shprehte konsiderat­at e tij për akademik Beqirajn, edhe Artan Fuga, kritiku më i madh i politikave të Akademisë së Shkencave, i cili kërkoi me ngulm dorëheqjen e kryesisë së zgjedhur më 4 shtator. Ai vlerësoi kontributi­n në shkencë të prof. Beqirajt, si dhe qytetarinë e tij me aktin e ndërmarrë. Sipas Fugës, si Beqiraj, ashtu edhe prof. Muzafer Korkuti, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në Akademi me mendimet dhe kontributi­n e tyre në reformimin e këtij institucio­ni. Sipas tij, nëse reforma është vonuar, kjo nuk ka ndodhur për shkak të një personi të vetëm, por është një përgjegjës­i kolektive.

Pas dorëheqjes së Gudar Beqirajt nga kreu i Akademisë së Shkencave, pas dorëheqjes së ak. Muzafer Korkutit, ASH mbetet pa kryesi. Sipas Sekretarit Shkencor, Vasil Tole, tanimë për ASH, më e rëndësishm­e është reforma dhe e gjithë vëmendja e akademikëv­e është përqendrua­r te projektref­ormat që do të prezantohe­n më datë 16 nëntor. Por edhe format e zgjedhjes së kryesisë, me sa duket do jenë pjesë reformimit të institucio­nit. Në mbledhjen e parafundit të Asamblesë, Tole propozoi që në statutin e institucio­nit të vendoset si kusht, që të mos zhvillohen zgjedhjet kur ka vetëm një kandidat, si në rastin më të fundit, që u bë edhe shkak për thellimin e krizës në Akademinë e Shkencave dhe ngriu marrëdhëni­en me Qeverinë.

 ??  ??
 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Nga takimi i djeshëm në Akadaminë e Shkencave
Nga takimi i djeshëm në Akadaminë e Shkencave
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania