Panorama (Albania)

Atentat me armë në ish- Bllok, arrestohet 27- vjeçari

I ndaluari Erlis Duka, në mars u dyshua për një atentat

- ETLEVA DELIA

Një konflikt i shoqëruar me të shtëna armësh zjarri në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, mesnatën e së enjtes, alarmoi banorët dhe Policinë.

Të paktën 15 persona u shoqëruan në Polici dhe një tjetër u arrestua për moskallëzi­m krimi, pasi u dërgua për të marrë mjekim në Spitalin e Traumës, me dëmtime të shkaktuara me sende të forta. I arrestuari është një 27- vjeçar, që disa muaj më parë u dyshua si autor për një atentat bashkë me të vëllain, në zonën e Kinostudio­s në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtetasin Erlis Duka, që ndonëse për ngjarjen e marsit të këtij viti, rezultoi i pafajshëm dhe u shua kërkimi policor ndaj tij, kësaj here dyshohet si i implikuar në konfliktin e armatosur. Paraprakis­ht, ai është arrestuar për “moskallëzi­m krimi” dhe “armëmbajtj­e pa leje”. Ndonëse Policia ka pasur prova dhe dëshmi që flisnin për përfshirje­n e Dukës në këtë konflikt, vetë i ndaluari nuk ka pranuar të japë shpjegime. Gjithashtu, nuk ka treguar as emrat e personave të tjetër të dyshuar, që janë përfshirë në këtë konflikt. Si prova në vendngjarj­e, Policia ka fik- suar dy gëzhoja armësh zjarri, që ende nuk dihet nëse i përkasin një arme apo janë të dy armëve të ndryshme. Ndërsa po vijojnë hetimet për identifiki­min e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje. KONFLIKTI ME ARME Policia tha dje se, rreth orës 01: 05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Brigada e 8”, në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë, shërbimet e Komisariat­it nr. 2 të Policisë kanë shkuar në vendngjarj­e. “Nga verifikime­t para- prake rezultoi se, në rrugën ‘ Brigada e 8’, ka pasur një konflikt mes disa të rinjsh. Si pasojë e konfliktit, ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushte. Shtetasi Erlis Duka është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale ‘ moskallëzi­m krimi’”, tha zyrtarisht Policia. Burimet thanë se gjatë konfliktit, njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. “Në vendngjarj­e janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve”, tha Policia e Tiranës. Ndonëse Policia deklaroi dje se nuk ka të lënduar, dëshmitarë­t janë shprehur se janë plagosur dy persona, të cilët janë larguar nga vendngjarj­a para se të mbërrinin forcat e rendit.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi konflikti me armë te ish- Blloku
Vendi ku ndodhi konflikti me armë te ish- Blloku
 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati në mars në Kinostudio
Vendi ku ndodhi atentati në mars në Kinostudio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania