Panorama (Albania)

Arrestohet gjyqtari i Apelit, zbulohen SMS- të për ryshfetin 20 mijë euro

Policia gjeti në dhomën e gjumit 174,810 euro, 10,149,000 lekë e 1000 USD. Miri: Një pjesë janë të një miku, pjesa tjetër kursime

- ETLEVA DELIA

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, u arrestua dje në orën 2 të mëngjesit, disa orë pasi në banesën e tij ishin sekuestrua­r një shumë e konsiderue­shme parash, euro, lekë e dollarë.

Kontrolli në banesën e tij u krye me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që kishte pranuar kërkesën e organit të akuzës që po e hetonte Mirin prej afro një viti. Policia e Shtetit njoftoi dje se ndalimi i gjyqtarit 46- vjeçar është kryer në zbatim të urdhrit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, në funksion të një procedimi penal proaktiv të këtij viti. Burimet thanë se ai akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se ka marrë 20 mijë euro nga familjarët e një ish- të dënuari për vrasje, akuza e të cilit ishte kualifikua­r nga Shkalla e Parë dhe ishte apeluar nga Prokuroria. Në mënyrë që vendimi të mos ndryshonte në Gjykatën e Apelit, të afërmit e të dënuarit kishin ndërhyrë përmes kushëririt të gjyqtarit. Përmes shtetasit Kujtim Miri, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, ndërmjetës­ues të familjarëv­e të të dënuarit, ish- anëtari i KLD, Shkëlqim Miri, ka lehtësuar dënimin, kundrejt shpërblimi­t financiar. Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestrua­n një sasi prej rreth 33 milionë lekësh të rinj. I pyetur në Policinë e Tiranës për prejardhje­n e parave, ai ka deklaruar se vetëm 3 milionë lekë të rinj janë kursimet e tij, ndërsa pjesa tjetër janë të një të afërmi që do të blinte një pronë në Tiranë.

OPERACIONI Policia tha dje se është ndaluar gjyqtari Shkëlqim Miri, pasi dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare. Ndalimi i tij është bërë nga oficerët e Sektorit për Hetimin e Korrupsion­in në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpuni­m dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Operacioni për arrestimin e gjyqtarit u kodua “Një vrasje e dytë”. “Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të ‘ Korrupsion­it aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë’ e ‘ Korrupsion­it pasiv të gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të organeve të drejtësisë’. Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtj­e pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimev­e monetare të paligjshme”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Të njëjtat burime thanë se në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentua­r një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderue­shme parash. Nga kontrolli i banesës së Shkëlqim Mirit, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rën- da, u gjetën dhe u sekuestrua­n rreth 33 milionë lekë të rinj. “174,810 euro, 10,149,000 lekë dhe 1000 dollarë”, tha Policia. Paratë u gjetën në një çantë në dhomën e gjumit.

HETIMI Hetimet për Shkëlqim Mirin mësohet se kanë nisur në janar të këtij viti, pas informacio­neve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, ish- i dënuar në mungesë për vrasje. Burime nga Prokuroria thanë se pjesë e aferës korruptive janë edhe katër shtetas të tjerë, që nga ndërmjetës­i, deri te një i afërt i ish- të dënuarit Doda, i cili ka fituar në qershor të këtij viti. Prokuroria ka në dorë tri prova të forta që e implikojnë gjyqtarin në aferat korruptive. Janë pamjet filmike të një kamere sigurie në një lokal në Fushë- Krujë, në muajin maj 2017, ku shfaqet ndërmjetës­uesi duke marrë paratë. Bëhet fjalë për 20 mijë euro. Prova e dytë janë mesazhet përmes aplikacion­it “WhatsApp”. Pas dorëzimit të parave në Fushë- Krujë, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes “WhatsApp”- it se për dy javë çështja sistemohej. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka improvizua­r sekuestrim­in e përkohshëm të një celulari nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesi­t se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime. Ndërsa ekziston edhe një provë e tretë, që është edhe më e rëndësishm­ja, tabulatet telefonike dhe bisedat që vetë gjyqtari ka bërë me kushëririn e tij, që ishte ndërmjetës­uesi me të afërmit e Gentian Dodës, në lidhje me këtë çështje.

 ??  ?? Pallati ku banon Shkëlqim Miri
Pallati ku banon Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania