Panorama (Albania)

Sherri te Siguria, Noka i hedh mikrofonin Felajt: Do ankohem te Ruçi

Deputeti i PD: Po merr burrat 60 vjeç, i çon nëpër institucio­ne si në klasë të 5- të, i bën për të fituar 17 mijë lekëshin e dietat

-

Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku është prezantuar buxheti i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve dhe Drejtorisë së Shërbimit të Provës. Konflikti ka ndodhur dje mes kryetares së komisionit, Ermonela Felaj dhe nënkryetar­it, Flamur Noka. Shkak është bërë mosdhënie e fjalës dhe fikja e mikrofonit. Sipas Flamur Nokës, kryetarja e Komisionit nuk zbatoi rregullore­n duke u hequr të drejtën e fjalës deputetëve të opozitës. Këtë pakënaqësi, Noka e demonstroi dje duke i marrë mikrofonin Ermonela Felajt dhe duke e hedhur tutje. Kjo ka tensionuar situatën në Komision, çka u shoqërua dhe me ndërhyrjen e Gardës e së Republikës, efektivët e së cilës qëndruan në gatishmëri për të shmangur konfrontim­et fizike. Më herët gjatë mbledhjes, Flamur Noka akuzoi kryetaren e Komisionit se po ofendon deputetët, duke i çuar ata nëpër institucio­ne dhe duke

REPLIKAT NË KOMISION Ervin Salinaji: Sa kushton për buxhetin e shtetit një i burgosur? E bëj pyetjen për qytetarët, për të kuptuar se çfarë politike ndjekim kur burgosim qytetarë që nuk paguajnë dot 20- 30 mijë lekë për rilidhjen e energjisë apo kur burgosim qytetarët që suvatojnë pa leje. Sa është kostoja për një të burgosur të tillë?

Arben Çuko ( Drejtori i Burgjeve): Kostoja e mbajtjes së një të burgosuri është 20 mijë lekë të vjetra në ditë...

Ermonela Felaj: Nuk e di kush do marrë fjalën nga ju, por paraprakis­ht, dua të deklaroj se vepra penale e lidhjes së energjisë elektrike i është shtuar kodit penal qe në vitin 2007, në kohën kur opozita ishte në pushtet. Shumë mirë që u shtua. Sot dënohet vjedhja e energjisë, lidhjet e paligjshme dhe nuk dënohet mosdetyrim­i i pagimeve sepse është detyrim civil. Flamur Noka: Kë po sqaron, deputetët? Ermonela Felaj: Nëse vjedh energjinë dhe ndërton pa leje, patjetër që dënohesh...

Flamur Noka: E para, mos bej më gabim që t’i ndërhysh kolegëve kur flasin, kryesisht kolegëve të opozitës. E dyta, nuk je suflere, por je drejtuese e Komisionit dhe nuk ke të drejtën që ti bësh koment çdo pyetjeje që bëjnë deputetët... ( Felaj i fik mikrofonin Nokës) Ermonela Felaj: Të drejtat e secilit janë të parashikua­ra në rregullore.

Flamur Noka: Mos prek fjalën... Dëgjo tani, mos bëj gabim të presësh fjalën. Fjalën s’ma ka prerë stërgjyshi yt shpirtëror, Enver Hoxha, jo të ma ndërpresës­h ti mua. Që ta dish.. Mos bëj gabim të ndërhysh dhe t’u ndërpresës­h fjalën deputetëve.

Ermonela Felaj: Kjo lloj gjuhe është e papërshtat­shme, edhe për etikën e Komisionit..

Flamur Noka: Meqë je mësuar që të ndërhysh. Meqë qeveria jote, nga gjobë, e ka kthyer në dënim dhe ti e quan vlerë, bravo të qoftë. Tani keni futur dhe dënimin për puset e ujit. Mos ka ndonjë pus në drejtoritë tuaja, nëpër oborre, se mos hyni në burg dhe ju kolegë që merreni me Burgjet. Beni me burg edhe skafet të paktën, bëni me burg edhe ata që vjedhin 5 milionë apo 10 milionë euro. Jepni dënim me burg edhe për ata që u gjenden në makinë 800 mijë euro, jo vetëm burg për hallexhinj­të. Kam një pyetje për Drejtorinë e Shërbimit të Provës, si i keni marrëdhëni­et me Gjushin. Sepse bashkëkont­ributor në veprimtari­në tuaj është përveç qeverisë, dhe Gjushi, në dijeninë tonë. A mendoni që këtë vit të forcohen marrëdhëni­et më të?

Ermonela Felaj: Ne, vjedhësit i dënojmë me burg, nuk i bëjmë kryetar bashkie. Kjo është e sigurt.

Flamur Noka: Mos bëj komente të thashë. Ju i bëni përdhunues­it dhe trafikantë­t, këta bëni ju kryetar bashkie. Vrasësit, këta bëni deputetë. E mbushni Parlamenti­n, e mbushni qeverinë. Kurse qytetarët, për një pikë ujë dhe dy lekë energji, i rrasni në burg. Këta jeni ju. i mësuar atyre si funksionoj­në ato. Noka tha se qëllimi i Felajt është që të firmosë marrjen e dietave shtesë me këto vizita, çka e quajti si të turpshme. “Kinezërira me stil sovjetik, si ato që bëni ju, duke inspektuar, duke i marrë deputetët si të ishin kalamaj dhe duke i çuar për të mësuar se çfarë është DSIK- ja, Drejtoria Burgjeve apo lloj- lloj institucio­nesh, janë poshtërues­e për deputetët. Mos bëni kinezërira! Janë turp. Ose këtu i sajoni dhe për të firmosur një 17 mijë lekësh rrogë, për të marrë plus. Ne, me kolegët e opozitës, nuk lejojmë të na poshtëroni, zonja ish- ministre. Turp që sajoni këto lloj budallallë­qesh!”, tha dje Flamur Noka. Por kryetarja e Komisionit e ka quajtur të papranuesh­me gjuhën e përdorur nga Noka, duke i bërë të ditur se do ankohej te Gramoz Ruçi për ta përjashtua­r nga seancat. “Ti nuk ke të drejtë të fyesh asnjë deputet të Komisionit, përfshirë dhe mua. Lejo zhvillimin e qetë, përndryshe unë do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit që të përjashtoh­esh nga Komisioni dhe seanca, gjithashtu”, tha dje Felaj.

Ermonela Felaj: Nuk e kishim temën për Agron Kapllanin, por na detyroi diskutimi. Flamur Noka: E kishim për Roshin dhe për Bushin.. Ermonela Felaj: Që fatmirësis­ht janë larguar, kurse ju i mbani aty.

Flamur Noka: Se i larguam ne, jo ju.. Ju do i kishit në qafë, siç keni shumë të tjerë...

Myslym Murrizi: Zonja kryetare, mos e ngatërro rolin e deputetes me të prokurores. Po ke pas qejf kur ke qenë prokurore, nuk të ka heq njeri. Mos të të hip vetja më qejf. Je e barabartë me ne. Po të jetë ndryshe, gjysma nuk vjen këtu. Ky ligj është si listë këshilli, i vë partia në pjesën e preferuar dhe vijnë këtu. Po të jetë me emër, hajde këtu dhe unë të respektoj.

Flamur Noka: Kinezërira me stil sovjetik, si ato që bëni ju duke inspektuar, duke i marrë deputetët si të ishin kalamaj dhe duke i çuar për të mësuar se çfarë është DSIK- ja, Drejtoria Burgjeve apo lloj- lloj institucio­nesh. Janë poshtërues­e për deputetët. Mos bëni kinezërira. Janë turp. Ose këtu i sajoni dhe për të firmos një 17 mijë lekësh rrogë, për të marrë plus. Ne, me kolegët e opozitës, nuk lejojmë të na poshtëroni, zonja ish- ministre. Turp që sajoni këto lloj budallallë­qesh!

Xhemal Qefalia: Të mos bëjmë politikë në Komision, po të flitet për rendin e ditës. Nuk vihet në pushtet kështu. Shikoj disa nga kolegët këtu, bëhen gati dhe mendojnë se përsëri zoti Rama do ta bëjë atë gabim, që t’ju japë juve ministra pa u zgjedhur fare. Dhe shikoj ca deputetë të rinj që ndërrojnë kollaret e ndërrojnë kostumet, që t’i shohë Basha dhe t’i bëjë ministra. Ua dha more, ua dha dhe e pa se çfarë bëtë... Aqif Rakipi: E po s’do bëjmë të gjithë politikë këtu... Flamur Noka: Më lër të shprehem.. mëso, para se të vish këtu..

Ermonela Felaj: lidhje me ty..

Flamur Noka: opozitës.

Mëso si drejtohet Komisioni, ose mos mëso dhe lërja vendin dikujt tjetër..

Ermonela Felaj: A ka mundësi, se këtu ka njerëz që përfaqësoj­në kultura dhe qytetërime të ndryshme...

Flamur Noka: Do flas unë dhe mos e shtyp më atë. Një nga maxhoranca, një nga opozita. Ose dil përjashta...

( Felaj i fik mikrofonin Flamur Nokës. Deputeti i PD i merr mikrofonin dhe ia hedh tutje)

Ermonela Felaj: Ti nuk ke të drejtë të fyesh asnjë deputet të Komisionit, përfshirë dhe mua. Lejo zhvillimin e qetë, përndryshe unë do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit që të përjashtoh­esh nga Komisioni dhe seanca, gjithashtu... Flamur Noka: Ose mëso si drejtohet, ose dil përjashta. Ermonela Felaj: Me këtë sjellje, fyen inteligjen­cën e të gjithëve, njerëzit që janë në sallë, mediat dhe publikun.

Flamur Noka: Unë nuk dua t’ju ofendoj që të trajtoheni si deputetë të klasës së 5 dhe të 6, se atëherë mësohen institucio­net. Dhe kjo ju ka marrë juve, nga 50- 60 vjeç burra, dhe ju merr të mësoni institucio­net. Nuk mund të lejoni t’ju poshtërojë në këtë mënyrë.

( Deputet e opozitës largohen nga mbledhja) Se ku do diplomohem unë, nuk ka pikë Do flasë një përfaqësue­s i maxhorancë­s, një i

 ??  ?? Ermonela Felaj dhe Flamur Noka, dje gjatë pëplasjes
Ermonela Felaj dhe Flamur Noka, dje gjatë pëplasjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania