Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Luftë shitblerje­s së votës

Bledi Çuçi: S’kemi asnjë parakusht të panegociue­shëm edhe për teknologji­në

-

Dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi dhe socialisti Bledi Çuçi, nuk kushtëzuan asnjë nga gjetjet e raportit të OSBEODIHR- it për ta trajtuar në komision.

Dje ishte dita e konstituim- it të këtij komisioni dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e cilësoi risi faktin që për herë të parë, ai nis punën që në fillim të një legjislatu­re dhe jo pak para zgjedhjeve. Oerd Bylykbashi tha se duhet të luftohet shitblerja e votës si një shqetësim kryesor i shprehur në raportin e OSBE- ODIHR. “Kjo maxhorancë ka dështuar. Vullneti politik bllokoi Reformën në legjislatu­rën e shkuar. Për herë të parë u përmend shitblerja e votës. Zgjedhjet janë blerë me paratë e drogës”, tha Bylykbashi. Ai kërkoi që të luftohet krimi zgjedhor. “Ju detyron raporti i OSBE- ODIHR, raporti i KE. Se çdo të bëni deri në fund, nuk e di, por jemi këtu për ta parë dhe për përmbushur deri në fund të gjitha rekomandim­et e OSBE- ODIHR. Të garantohet votimi elektronik, përtej duarve të 40 mijë komisioner­ëve. Kjo do të jetë kryefjala. Ky do të jetë çelësi dhe për votimin e emigrantëv­e. Votimi me postë në ambasada është qesharak”, tha deputeti demokrat. Bashkëkry- etari tjetër i komisionit, Bledi Çuçi u shpreh se, “në Komision do të adresohen edhe detyrimet e mbetura nga rekomandim­et e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 2013- ës dhe 2015- ës. Në rekomandim­et e OSBE/ ODIHR të 2015- ës, pa dyshim, partnerët tanë kanë folur qartë kur kanë thënë që ishin zgjedhjet më të qeta të mbajtura ndonjëherë në Shqipërinë postkomuni­ste”. Duke folur për shitblerje­n e votës, deputeti socialist, u shpreh se edhe PS është e shqetësuar për faktin që rekomandim­i që ka shoqëruar raportin e ODIHR- it për shitblerje­n e votës, ka kaluar si prioritet. Çuçi tha se kemi 25 vjet që ngremë Komisione të Reformës Zgjedhore, por ky nuk mund të jetë një Komision i përhershëm. “Nuk kemi asnjë parakusht të panegociue­shëm. Edhe çështjen e aplikimit të teknologji­së në zgjedhje, pa dyshim që duhet ta diskutojmë”, tha Çuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania