Panorama (Albania)

Bonusi për mjekët, Manastirli­u: Deri në 2.5 milionë lekë në muaj

-

Prej muajit korrik të vitit që vjen, pagat e mjekëve dhe infermierë­ve do të rriten me 5 për qind. Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, konfirmoi dje shtesën që do të nisë të aplikohet për rreth 18 mijë punonjës shëndetësi­e. Gjatë diskutimit të projektbux­hetit për vitin 2018 në Kuvend, Manastirli­u zbardhi edhe rritjen që do të aplikohet për ata mjekë që do të zgjedhin të punojnë me vullnetin e tyre në spitalet rajonale dhe bashkiake. Rritja me 1 milionë lekë të vjetër, e propozuar më herët, nuk i joshi mjaftueshë­m bluzat e bardha. Dy vite më vonë, qeveria vendos të dyfishojë vlerën e bonusit me qëllimin për të bindur mjekët të transferoh­en, për të ushtruar profesioni­n jashtë zonës së banimit. Shifra tunduese, prej 2 deri në 2.5 milionë lekë çdo muaj, do të jetë veç pagës. Në këtë mënyrë, niveli i pagave për këtë kategori do të jetë i njëjtë me atë që aplikohet sot në vendet e Bashkimit Europian. “Do të ketë një rritje pagash duke filluar nga korriku i 2018- ës. Përfitues të rritjes deri prej 5%, do të jenë rreth 18.000 mjekë dhe infermierë. Për motivimin e dërgimit të mjekëve në këtë zonë, Ministria e Shën- lekë shtesë do të marrin ata mjekë, që zgjedhin të punojnë jashtë Tirane. Dyfishimi i bonusit është një mënyrë për të përmbushur nevojat për specialist­ë në spitalet në rrethe detësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Ministrisë së Financave do të përdorë skemën e bonuseve, duke rritur skemën e bonusit nga 100 mijë lekë ose 1 milionë lekë të vjetra, në një rritje të konsiderue­shme nga 200 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj”, tha Manastirli­u dje në Komisionin e Shëndetësi­së, ku nuk munguan as debatet mbi pamjaftues­hmërinë e fondit. Shqetësimi për mungesën e mjekëve specializa­ntë është ngritur në mënyrë të vazhdueshm­e vitet e fundit. E gjendur nën këto kushte, qeveria e pa të udhës të dyfishonte bonusin mujor për ata që do të pranonin, që për një periudhë të caktuar kohe, të shërbenin në ato zona ku kishte mangësi. Mbeten për t’u parë efektet që do të sjellë kjo nismë. Për vitin e ardhshëm, buxheti i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale parashikoh­et të jetë 73 miliardë e 80 milionë lekë. Nga këto, për Shëndetësi­në do të financohen 49 miliardë e 294 milionë lekë ose 2.98% të PBB, ndërsa për Mbrojtjen Sociale do të financohen 23 miliardë 785 milionë e 750 mijë lekë. Manastirli­u prezantoi edhe investimet në përmirësim­in e infrastruk­turës, ku sipas saj, “vitin e ardhshëm do të financohet fillimi i punimeve për dy spitale të reja brenda QSUT- së: Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitali i Kirurgjisë së Përgjithsh­me. Krahas tyre, do të përfundojë ndërtimi i Maternitet­it të Sarandës, rikonstruk­sioni i maternitet­it të Korçës, spitalit të Pediatrisë në Durrës, shërbimit të Urgjencës dhe imazherisë në Elbasan, si dhe një sërë ndërhyrjes­h infrastruk­turore, ku 260 milionë lekë do t’i akordohen përmirësim­it të infrastruk­turës së qendrave shëndetëso­re dhe ambulancav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania