Panorama (Albania)

Nezar Seiti sërish para Gjykatës, 20 ditë më shumë burg

-

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e djeshme edhe 20 ditë burg për Nezar Seitin, i njohur si financieri i grupit të Habilajve. Seanca u zhvillua për efekt ekstradimi të Nezar Seitit, i cili kërkohet nga autoritete­t italiane për përfshirje­n e tij në trafikun e drogës. Në seancë, Nezar Seiti i qëndroi pozicionit pro ekstradimi­t në vendin fqinj. Mirëpo, për të, ka edhe një masë sigurie nga Krimet e Rënda për “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për dosjen shqiptare. Kështu, Gjykata e Tiranës vendosi të rinovojë vendimin e parë, duke i dhënë edhe 20 ditë kohë italianëve që të sjellin dosjen dhe dokumentet për ekstradim të Seitit. Ky i fundit, ka refuzuar statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë, ofruar nga Prokuroria Shqiptare dhe ka kërkuar që të procedohet në vendin fqinj. Gjatë dëshmisë, ai ka pranuar se ka lidhje krushqie me Habilajt, por jo akuzat për trafik droge. Në dosjen e Katanias, Nezar Seiti përmendet me nofkën “Gazepi” dhe sipas përgjimeve ambientale në mjetin e Moisi Habilajt, rezulton se ai merrej me financat e grupit dhe me transporti­n e drogës. Vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka depozituar dosjen italiane të Seitit në Gjykatë, së bashku me përgjimet e kryera nga pala italiane, ku ai flet për çmimin e kanabisit, skafet, karburante­t dhe madje ndan edhe fitimet. Nezar Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës së bashku me Armand Koçerrin, në shtëpinë e të cilit u gjetën katër tonë kanabis. Arrestimi erdhi pas urdhërarre­stit ndërkombët­ar të firmosur nga Gjykata e Katanias, ku po gjykohet aktualisht Moisi Habilaj dhe pjesa tjetër e grupit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania