Panorama (Albania)

Kukës, konviktori vret me thikë 16- vjeçarin

Ngjarja në shëtitoren e qytetit, pranga autorit 17 vjeç

-

KUKES- Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në qytetin e Kukësit, ku zënka e dy adoleshent­ëve konviktorë, përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre. Krimi i rëndë ndodhi në shëtitoren e këtij qyteti dhe në një orar kur ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve të tjerë. Dy adoleshent­ët, autori 17- vjeçar dhe viktima 16- vjeç, mësohet se janë konfliktua­r për motive banale. Më pas, ata janë zënë me grushte e gjithçka precipitoi tragjikish­t pasi shtetasi me inicialet R. M. qëlloi me thikë 16- vjeçarin A. M. Tehu i thikës i ka dëmtuar organet jetësore e për rrjedhojë, ai ka ndërruar jetë. Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, por bluzat e bardha nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi gjendja e tij ishte e rëndë dhe ka ndërruar jetë vetëm disa minuta pasi e kanë transportu­ar. Pas hetimeve të kryera, paraprakis­ht Policia bëri të ditur mbrëmë se dy djemtë ishin nxënës dhe jetonin në konflikt. Nuk ka të dhëna nëse sherri mes tyre ishte i mbartur për motive ende të paqarta, apo nëse krimi ndodhi për shkak të një konflikti çasti. Dëshmitarë­t në vendin e ngjarjes janë shprehur për hetimorët se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ata kanë parë adoleshent­in, teksa ra pa ndjenja në tokë. Autori u largua me shpejtësi, por ai u kap disa minuta më vonë në konviktin ku banonte, teksa po tentonte të fshihte edhe thikën, me të cilën kreu vrasjen. “Më datë 10.11.2017, në shëtitoren e qytetit të Kukësit, janë konfliktua­r dy adoleshent­ë, ku në konflikt e sipër, njëri prej tyre, shtetasi R. M., 17 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin A. M, 16 vjeç, banues në Kukës. I plagosuri është transportu­ar në spitalin e Kukësit menjëherë, por ka ndërruar jetë në spital. Falë veprimeve të shpejta, është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar ku është shoqëruar në Komisariat­in e Policisë për veprime të mëtejshme procedural­e. Gjithashtu, është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale thika, të cilën autori u përpoq ta fshihte te konvikti ku banon. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e dhënë mbrëmë nga Policia e Kukësit për ngjarjen e ndodhur.

 ??  ?? Qyteti i Kukësit
Qyteti i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania