Panorama (Albania)

Mini intervista e Taulant Dedjës: Pas 9 vitesh larg Shqipërisë, ja si e shoh politikën dhe Edi Ramën

-

Taulant, edhe pse ke kaq vite larg Shqipërisë, cilat janë momentet kyçe nga periudha në politikë që të kanë mbetur në mendje?

Menaxhimi i krizës së Kosovës, kur u dërgova në veri si i plotfuqish­ëm nga qeveria në vitin 1998, si dhe pastrimi i parkut “Rinia” nga kioskat kur isha prefekt i Tiranës.

Me siguri që e ndjek politikën aktuale, çfarë mendon për të?

Kur shoh dhe dëgjoj se çfarë ndodh, i them vetes sime që ke bërë shumë mirë që je larguar. Çfarë nuk të pëlqen? Agresivite­ti dhe arroganca e shtuar, korrupsion­i gjithashtu. Mendoj që deri në vitin 2005, në Parlament ka pasur shumë vlera intelektua­le, tani jo. Dhe mendoj se kjo klimë ka bërë që shumë njerëz që duhej të ishin sot në ato karrige, kanë ikur se nuk e gjejnë më veten aty. Mendon që kjo situatë do të ndryshojë? Po, e kam bindje, kam shumë shpresë, sepse shoh dhe një angazhim konsistent të partnerëve tanë strategjik­ë, BE dhe SHBA, që ky vend të ndryshojë për mirë.

A mendon që politika do të kishte qenë më e mirë dhe më efikase nëse do të ishte akoma pjesë e saj Fatos Nano?

Absolutish­t po, mendoj që Fatos Nano është politikani më i mirë që ka pasur Shqipëria për kohën e tranzicion­it. Ai ka qenë më qytetari, më i edukuari, më liberali dhe më i afti në raport me ndërkombët­arët. Ishte ai që promovoi në politikë dy ish- studentët e tij, Taulant Dedja dhe Edi Rama. Domethënë, paske njohje të vjetra me Ramën? Kur ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, unë nxirrja nga kutitë dhe numëroja fletët e votimit. Kjo tregon besimin që ai kishte tek unë. Më pas, për shkak të vizioneve të ndryshme për drejtimin e partisë, rrugët tona u ndanë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania